Reis Çiço i ‘heq mendjen’ Ramës: Nëse ke aplikuar për në hënë, shkofsh në…

Ойын-сауық

Identiteti i Reis Çiços në lojën “Të Panjohurit” rezultoi një sfidë e vërtetë për kryeministrin Rama. Vështirësia ndau në grupe edhe publikun e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan që ndodhej midis aplikimit për në hënë dhe fluturimit mbi ujë. Rama vendos të kërkojë ndihmën e tretë për spikerin, i cili rendit tre të dhënat e tij.
Reis Çiço: Nisi si aventurë, sot unë këtë gjë e dua. Muzika klasike saktësisht, simfonia 5 e Bethovenit më relakson në mënyrë kurative dhe Interi kampion.
Edi Rama: Interi kampion ia fut kot për të devijuar muhabetin.
Ardit Gjebrea: Çfarë ka nisur si aventurë?
Edi Rama: Ça aventurash ka ky mo? Po ty aventurier nuk të di unë.
Ardit Gjebrea: Nisi si një aventurë, por unë sot e dua këtë gjë. Domethënë, specialist për qifqi?
Edi Rama: Nuk është. Aventurë për qifqi nuk bën Reisi, kjo është e sigurtë.
Ardit Gjebrea: Ish mësues filloreje? Nisi si aventurë por sot e do këtë gjë, është ish.
Edi Rama: Nuk ma ha mendja.
Ardit Gjebrea: Fluturon mbi ujë?
Edi Rama: Reisi? Po në qoftë se fluturon Reisi mbi ujë unë nuk po futem më në ujë pra. Ore mos ke aplikuar për të shkuar në hënë ti se po më heq mendjen fare tani?
Rama vendos të zgjedhë alternativën e fluturimit mbi ujë duke u bazuar në argumentin se spikeri ka lidhje me sportin, është tifoz i Interit dhe mund të jetë më e besueshme. Përgjigja nuk konfirmohet nga Çiço dhe kryeministri ka një batutë epike ndaj spikerit.
Edi Rama: S’ma ha mendja të ketë luajtur mendsh fare ky! Ça do bësh në hënë ti? Jo, jo fluturon mbi ujë.
Ardit Gjebrea: E konfirmon. 700 euro! Atëherë, Reis, për 6600 euro, je ti ai që fluturon mbi ujë?
Reis Çiço: Kryeministër, gjithmonë ke goditur në shenjë. Më vjen keq, këtë radhë gabove.
Edi Rama: Epo në qoftë se ti ke aplikuar për në hënë, unë… dalin këto në fund kush janë, dalin të gjitha?
Ardit Gjebrea: Dalin, po.
Edi Rama: Unë do të të them shkofsh…
Ardit Gjebrea: Në hënë!
Edi Rama: Ik o Reis ik!
Reis Çiço: Po shkoj në vend.
Edi Rama: Shkofsh në hënë pra!
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #edirama #reiscico
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі