Edi Rama imiton balerinin Kledi Kadiu

Ойын-сауық

Është radha e Kledi Kadiu në lojën “Të Panjohurit” që të vendoset përballë kryeministrit Edi Rama i cili duhet të zbulojë identitetin e tij. kanë mbetur vetëm 4 alternativa në kuicin nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe vetëm njëra prej tyre lidhet me balerinin shqiptar.
Sugjerimi i publikut për kryeministrin është “fluturon” mbi ujë por për të duket shumë e thjeshtë. Rama i afrohet balerinit dhe nis të argumentojë përgjigjen, madje e shoqëron edhe me një imitim.
Edi Rama: Është shumë e thjeshtë kjo se ky dihet se çfarë bën, i famshëm, etj, etj, të gjithë e duan, e adhurojnë dhe ky…. (Rama nis të lëvizë si balerin).
Edi Rama: Tani kur thotë fluturon në ujë ato atje, është shumë e drejtpërdrejtë, nuk do thosha këtë, do thosha një gjë tjetër. Jo, jo harroje, hënën ta jap unë tani, e do me firmë? Është ai (tregon me gisht nga Reis Çiço). Marçela… fare mirë mund të jetë, por më duket…
Ardit Gjebrea: Bravo, e kape.
Edi Rama: Më duket se Marçelës ia bëmë këtë pyetje. Them që fluturon në ujë.
Pas kësaj përgjigjeje, kryeministri sheh reagimin e këngëtares Eli Fara dhe nis sërish të dyshojë.
Edi Rama: Më besoni, duhet të bëjmë të kundërtën. Këta na kanë futur në kurth. Më besoni! Edhe ai mund të ketë qenë mësues filloreje ose të ketë bërë mësime filloreje. Është shumë e… dëgjo tani, ju e dini që Eli ka qenë mësuese se e keni lexuar. Tani ka kollaj është kjo që atë që e ka thënë publikisht të vijë ta thotë këtu? Ajo do vijë këtu të na thotë një gjë për të na ngatërruar, teorikisht. Kledi fluturon mbi ujë është shumë e kollajshme ma besoni se e pashë se si qeshi Eli kur thashë që ky është ai që fluturon mbi ujë. E kanë mësuar këta të bëjë sikur Eli? Se më vure në sedër tani, fitoi Saimiri me Gentin.
Ardit Gjebrea: Prandaj e thashë.
Edi Rama: Ata janë edhe opozitë. Kledi fluturon mbi ujë?
Publiku pohon.
Edi Rama: Është shumë e kollajshme. Do ta hamë të gjithë bashkë? E hamë, hajde. Por e kemi gabim!
Rama shtyp pulsantin dhe në pasaportin e Kledit gjenden 800 euro që e çojnë rezultatin nga 8400 në 9200 euro. Rezultati i saktë shënon edhe një rekord të ri duke thyer atë të Gentian Zenelajt dhe Saimir Kodrës që arritën në shifrën 9000 euro vitin e shkuar.
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #edirama #kledikadiu
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі