Edi Rama rrezikon me qifqitë e Eni Çobanit: “E lashë, ika… Iki nga të gjitha”!

Ойын-сауық

Në këtë raund të lojës “Të Panjohurit” është Eni Çobani personazhi për të cilin kryeministri Rama duhet të gjejë identitetin. Deri më tani kryeministri ka arritur në kuotën 5900 euro dhe është i bindur se ndërmjetësja e rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është specialistja e qifqive.
Këto të fundit janë të përgatitura tashmë dhe kryeministri i merr në dorë për të shkuar te secili personazh për të parë reagimin e tyre. Në fund, ai shkon sërish te Eni Çobani dhe ia lë qifqitë në duar.
Edi Rama: Mbaji një çikë në dorë këto dhe thuaj kush je.
Ardit Gjebrea: Çfarë konfirmon?
Edi Rama: Qifqi, s’ka shans. Nuk ka kush të jetë tjetër. Po gabova këtu ikën të gjitha ë? I humba?
Ardit Gjebrea: I humbet të gjitha.
Edi Rama: Nuk i humbas.
Ardit Gjebrea: Je i sigurt?
Edi Rama: More po të them nuk i humbas. Ika e lashë fare, e lashë, ika. Ika!
Ardit Gjebrea: Ja ta shohim. Po mirë, ike nga?
Edi Rama: Nga të gjitha, çfarë të duash ti. Të vijnë ta negociojnë me ty pastaj, aman thuaji të ikë. Thuaji të ikë nga kjo, nga ajo se kam disa gjëra unë nga mund të ikë.
Hapja e pasaportës së Eni Çobanit shoqërohet me vulën “e papritur” çka do të thotë se nëse përgjigjja është e pasaktë, kryeministri i humbet të gjitha. Në të kundërt, kuotës i shtohet edhe 2500 eurot që gjenden në pasaportë dhe totali shkon në 8400.
Edi Rama: Shihe sa i shkojnë njëherë, shihe si i mban! Duket që i bën vetë, i shërben vetë edhe i ha vetë, po!
Eni Çobani: Çfarë sfide vuri kryeministri?
Ardit Gjebrea: Që ikën nga të gjitha dhe nuk e di ku iku! Ja është atje! (E sheh Ramën pranë publikut).
Edi Rama: Ja nga këtej, këtej do iki!
Eni Çobani: E sigurt që nuk do ikë.
Edi Rama: Ajo është ajo!
Ardit Gjebrea: Ti je!
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #edirama #enicobani
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі