Musine Kokalari - Shkrimtarja e parë shqiptare!

Musine Kokalari
“Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!”
Musine Kokalari jetoi pak, por bëri shumë.
Në 66 vite jetë jetoi në të paktën 3 shtete, studioi në 2 prej tyre, vdiq në njërin e lindi në tjetrin.
Në poezinë e parë, donte t’ishte një lule- lule are, e vogël dhe me erë. Të çelte në pranverë...
Studioi Letërsi në La Sapienza dhe mbrojti tezën mbi veprën e Naim Frashërit.
Pasuroi letërsinë shqipe me vepra të shkruara në Toskërisht, siç i thoshte nënua plakë.
U bë shkrimtarja e parë shqiptare.
Hapi librari, themeloi një parti te njerëzit dhe idetë e të cilëve besonte, u ftua t’i bashkohej Lidhjes së Shkrimtarëve, dhe shkruajti, shkruajti, shkruajti.
Thërriste për zgjedhje të lira. Thërriste për lirinë e shprehjes. Thërriste për njerëz. Thërriste për qytetarë.
Humbi 2 vëllezër me pushkatim pa gjyq dhe i mbijetoi një gjyqi vetë.
U arrestua dhe u burgos 18 vjet. Shkruajti, shkruajti, shkruajti.
U internua 19 vjet. Shkruajti, shkruajti, shkruajti.
Vdiq vetëm. Vdiq në mjerim. Vdiq duke luftuar sëmundjen e fundit nga shumë sëmundje që luftoi.
***
☑️Na ndiqni për videot e tjera vijuese të kësaj kategorie.
🔴 Subscribe nëse të pëlqeu videoja.
👈Na shkruaj për kontentet e ardhshme! Shkruaj në koment mendimet e tua. 🎬Shiko trailerin tonë: • Mëso Falas - Një preza...
👉Na ndiqni në Facebook: / mesofalas
👉Na ndiqni në Instagram: / mesofalas
👉Na ndiqni në Instagram: / mesofalas

Пікірлер: 1

  • @higjenaegojeskeshilla
    @higjenaegojeskeshilla2 жыл бұрын

    Bravo sapo e meso a diçka të re🙏🏻