No video

Poezi mbi jetën - Desiderata [Poezi shqip]

Max Ehrmann ishte një avokat nga Indiana e SHBA-ve. Ai studioi ligj dhe filozofi në Universitetin e Harvardit. Avokati amerikan kishte pasion edhe të shkruarit. Ai u bë i famshëm prej poezisë "Desiderata", një poezi që i bën thirrje individit të çmojë të bukurën e misterit të jetës.
Desiderata
Ec pa u ndje mes zhurmës e ngutit
Ço n’mend paqen që mbruhet mes qetësisë
Vllaznohu me të gjithe njerëzit,
Për aq sa munesh pa u nënshtru.
Të vërteten tane, thuje qartë e pa bujë
mandej të tjerëve nji vesh me ua lshu
Edhe hutaqëve e tê paditurve
Se dhe ato e kanë nji histori.
M'njano të zhurmshëm e fanatikë
Ata janë si një e nxime për shpirtin.
Nese do e krahasosh veten me t'tjerë
Mund të perfundosh bosh e i hidhun
Se perherë do ekzistojnë persona
Që jane ma pak a ma shumë se ti.
Gzoji arritjet njejt si planet e tua.
Ji i perqendruem në karrierën tane,
E megjithatë fisnik;
Asht nji thesar i çmuem
në kthesat fatnore te kohes.
Ji vigjilent në çështje tregtie
pasi bota asht përplot me mashtrime
Veç, mos lejo që kjo të të verboje ndaj shkëlqimit te virtutit.
Jane të shumtë ata që rreken per kah idealet
dhe jeta asht kudo e spërkatun me heroizma.
Ji veç vetja.
Ne vecanti, dhembshurinë mos e shtir
E as mos u baj cinik kundrejt dashnisë;
Se ajo asht si bari i përhershëm
Kundrejt thatesirës e zhgënjimit.
Keshillat e viteve qe kalojnë merri mirësisht
E njikohesisht dorëzo me lavdi
Gjanat qe i takojne rinisë.
Kultivo fuqinë e karakterit,
Ka me te dal zot në ballë te të papritunave të fatit.
Veç mos e lodh veten me fantazi te errëta.
Shumë frikëra lejn prej lodhjes e vetmisë.
Përtej nji displine rigoroze
Perkujdeu me respekt për veten.
Ti je bir i ketij Universi,
po aq sa pemt e yjtë;
Asht e drejta jote me qen këtu.
Edhe n'kjoftë se për ty nuk asht e qartë
Universi po shpaloset nj'ashtu siç duhet.
Andaj ma mir ji n'paqe me Zotin,
Sido që e perfyron ti se asht,
e cilatdo qofshin punët e aspiratatat e tua,
Në rrjedhen gurgullitëse te jetës, çelu
n'paqe me shpirtin tan.
Me krejt angarinë, dredhinë e andrrat e thyeme
Bota vazhdon të jetë e mrekullueshme.
Gzoju. Mundohu me qenë i lumtur.
☑️Na ndiqni për videot e tjera vijuese të kësaj kategorie.
🔴 Subscribe nëse të pëlqeu videoja.
👈Na shkruaj për kontentet e ardhshme! Shkruaj në koment mendimet e tua. 🎬Shiko trailerin tonë: • Mëso Falas - Një preza...
👉Na ndiqni në Facebook: / mesofalas
👉Na ndiqni në Instagram: / mesofalas
👉Na ndiqni në Instagram: / mesofalas

Пікірлер: 4

  • @xhensilabakollari6554
    @xhensilabakollari65543 жыл бұрын

    Super! 🥰

  • @BelmaAjazi
    @BelmaAjazi3 жыл бұрын

    Inspiruese

  • @amarildo2065
    @amarildo20653 жыл бұрын

    Poezi shumë shumë e mirë ! ☼

  • @mesofalas385

    @mesofalas385

    3 жыл бұрын

    Faleminderit