Gjendja e bursave në botë, tregjet financiare rimarrin veten - (28 Tetor 2008)

Lajme arkiva 2008
Për herë të parë pas mëse 1 muaj krizë financiare, bursat në Azi dhe Europë injorojnë rezultatet negative të indexit amerikan Dou Johns. Indexi japonez Nikej i ka sfiduar efektet e krizës duke rifituar pozicionin e pak ditëve më parë me 6%, po kështu dhe në Kinë nëse vlera e aksioneve është rritur çka tregon se tregjet aziatike po rifitojnë pavarësinë nga ai amerikan. Vetëm bursa e Singaporit nuk ka mundur të tregoj qëndrueshmërinë pasi ka mbyllur ditën me 7% humbje.
Në kontinentin e vjetër situata duket optimiste Parisi, Londra, Frankfurti, Milano kanë përforcuar pozitat e tyre. Megjithatë analistët thonë se frika për shkak të mungesës së stabilitetit vazhdon të ndikojë negativisht.
Aktualisht shteti më i rrezikuar në Europë Islanda ka hedhur hapin e radhës, banka qendrore e saj ka rritur normën e interesit nga 12% në 18% një lëvizje ende e pa qartë. Nga ana tjetër qeveria ka nisur negociatat për tu siguruar nga fqinjët një fond emergjence prej 4 miliard dollarësh.
Hiqet nga ankandi piktura e Pikasos
Ankthi i recesionit ekonomik ka prekur dhe artin. Shtëpia më e madhe e ankandeve Sollvai ka tërhequr nga shitja pikturën e famshme të Pikasos Arlekino, realizuar në vitin 1909, vlera e veprës arrinte në 30 milion dollar, por deri më tani askush nuk është ofruar për ta blerë, një fakt që i faturohet pikërisht krizës financiare në botë./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі