Exclusive - Vllaznia hirushja europiane - 23 Tetor 2022

Ойын-сауық

Mbrëmja e së enjtes në Loro Borici të shkodrës ishte nisja e një faqeje të re të historisë së futbollit të femrave të Vllaznisë dhe futbollit të femrave shqiptare në vendin tonë. Në diçka më tepër se një dekadë nga aplikimi I lojës më të bukur në botë edhe për vajza, janë pikërisht ato nën ngjyrat kuqeblu që arritën të renditen mes 16 më të mirave të Europës, përballë klubeve që prej më shumë se 50 vitesh luajnë, stërviten, garojnë për trofetë më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër.
Vllaznia-Real I Madridit, deri dje ishte thjesht një batutë humori në Shkodër dhe jo vetëm për nga emri, por dhe nga historia që përfaqësojnë këto dy emra klubesh në arenën e futbollit europian për meshkuj. Por ishin këto vajza që e shndërruan shakanë në realitet, duke zbritur në një prej qyteteve të para, ku u zhvillua loja e futbollit në vendin tonë, markën ndoshta më të famshme në botë të futbollit botëror.
13 vite kanë kaluar shpejt nga starti i futbollit të femrave në vendin tonë për të mbërritur këtu, ndoshta ndër vendet e fundit në Europë që e promovuam këtë kategori të futbollit të vajzave në vitin 2009, që në të gjithë historinë e tij ka patur ulje ngritje, me lejime e pengime edhe në vendet më të zhvilluara ku ka lindur futbolli.
E konsideruar gjithmonë si loja e meshkujve, futbolli i femrave i konsideruar si derivat i tij, në dorëshkrimet e historisë botërore ky nocion dikur nuk ekzistonte.
Historia e parë e dokumentuar që sfidon stereotipet e sportit dhe gjinive daton në vitin 1628, në Lanakshër, pranë një kishe në Skoci, ku flitet për një ndeshje futbolli miks mes meshkujve dhe femrave. Një episot i shkëputur ky, pasi bota dhe shtetet në këto 400 vite që nga kjo lojë me top, kanë kaluar shumë trazira, luftra, përplasje historike dhe ngjarje të mëdha që kanë vendosur herë pas here meshkujt dhe femrat në profesione dhe aktivitete të ndara.
Dhe kur një gjë e tillë ka ndodhur ndër shekuj në perëndimin e zhvilluar, që ende e pranon i sforcuar praninë e femrës në të ashuquajturat disiplina sportive mashkullore, në vendin tonë, për nga kultura, zakonet dhe tabutë, ka qenë gjithmonë edhe më e vështirë, deri në fillimin e mileniumit të ri.
E tashmja e futbollit tonë të vajzave duket sikur I përket një makinerie kohe, që na ka sjellë në kohën e duhur në momentin e duhur, e gjitha kjo si një përrallë që mes klubeve më të mëdha europiane gjendet një hirushe nën emrin Vllazni.
Por kjo skuadër nuk mbërriti në elitën e futbollit europian dje, as këtë vit, I janë dashur thuajse një dekadë për të bërë atë që disa klube futbiolli shqiptarë të meshkujve e kanë ëndërruar, kanë derdhur djerës dhe kanë djegur rininë e shumë të rinjve, pa e patur këtë mundësi.
Lazër Matija presidenti, administrator dhe udhëheqësi I këtyre vajzave ndër vite, tregon se as vetë nuk e njihte këtë degë të futbollit 12 vite më parë edhe për të kur flisje për futboll, nënkuptoje djemte.
Me thënë të vërtetën nisja me futbollin e femrave ka qenë e rastësishme. Ndërkohë nisja me futbollin ka qenë më e hershme, sepse pas viteve '90, në pamundësi me u aktivizu me ekipet elitare, që në Shkodër ishte Vllaznia, kam lujt me ekipe të ndryshme dhe në vitin 1996 kemi formuar për herë të parë ekipin e Adës së Velipojës në kategorinë e tretë, që i bie e dyta tani dhe aty kemi vazhduar me çunat për disa vite.
Por gjithcka nisi si bamirësi apo suport financiar për një ish-figurë të njohur të futbollit shkodran.Në vitin në vitin 2010 një nga ish-futbollistët e njohur të Vllaznisë së atyre viteve, Fatmir Axhani, kishte një ekip gocash që i stërviste në shkolla, bashkë me nusen e tij. Por pasioni, dëshira dhe përkushtimi nuk mjaftojknë në zhvillimin dhe pjesëmarrjen e një aktiviteti, për këtë arsye ai kërjkoi ndihmën e Lazër Matijës, një ndihemesë në kufijtë e lëmoshës, thjesht topat, jelekët e stërvitjes dhe uniformat e përfaqësimit.
Programi "Exclusive" vjen prej gati 17 vitesh, si thellim i aktualitetit, historisë, kulturës dhe sportit. Personazhe dhe histori të patreguara më parë.
Investigime dhe raporte nga kronika, sporti, politika. Trajtimi i temave të lëna jashtë fokusit, me imazhet e faktet më interesante, dhe mbi te gjitha exclusive...
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZread Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
Exclusive#TopChannel

Пікірлер: 1

  • @mrmunchen3028
    @mrmunchen3028 Жыл бұрын

    Suksesin e vajzave te Vllaznise, nuk ka per ta arritur kurre asnje skuader tjeter Shqiptare, qofte femra apo meshkuj.

Келесі