E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (25 nentor 2018)

Ойын-сауық

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Rasti i dytë i “Ka një mesazh për ty” ka të bëjë me Irenën e cila është lodhur, pasi duhet të kujdeset për 4 meshkuj, bashkëshortin dhe 3 djemtë e saj. Të jesh e vetme mes 4 meshkujve në një shtëpi nuk është shumë e lehtë. Irena ka thirrur bashkëshortin dhe djemtë e saj, për tu kërkuar ndihmë.
Irena: Jam 42 vjeçe dhe jetoj në Tiranë. Jetoj me 4 meshkujt e jetës sime 3 djemtë, 23, 20 dhe 12 vjeç dhe burrin. Të jesh femër e vetme mes 4 meshkujsh nuk është aspak e lehtë. Unë punoj pranë shërbimeve qeveritare dhe kërkon impenjimin tim maksimal. E kam dhe pak fajin vetë që i kam mësuar ashtu. Fëmijët dalin me shokët, por bashkëshorti nuk është dakord, pasi krahason brezat, krahason veten me të atin. E ka problem që djemtë të dalin me shokët, pasi ata vinë dhe vonë në darkë. Kthimi në darkë mund të jetë në orën 12:00 të natës, apo ndonjëherë edhe më vonë. Dy djemtë e mëdhenj punojnë. Djali im i madh bashkëjeton me të fejuarën e tij. Jeta ime këto dy vitet e fundit ka pasur ngjarje që na kanë bërë shumë të ndjeshëm me njëri tjetrin. Në Janar të 2017 shkoj për të vizituar djalin e dytë dhe mjeku i familjes më thotë që kisha mbushur moshën për të bërë Check-Up, ndërkohë që analizat nuk më kishin dalë shumë mirë. Ndihesha e lodhur por mendoja se e kisha nga puna. Unë u diagnostikova me Hepatitin C, që më rrezikonte seriozisht jetën, nëse nuk merrja mjekimin e duhur. Ishte periudha ime më e keqe e jetës sime, qaja fshehurazi, por nuk u mposhta kurrë. Ja tregova familjes, pasi duhet të merrja mjekim shumë të shtrenjtë.
Ardit Gjebrea: Gjatë kësaj periudhe pati ndonjë reflektim ndaj teje?
Irena: Djemtë dhe bashkëshorti ndryshuan krejtësisht, filluan të ishin më të ndjeshëm dhe më të përkujdesur ndaj mejë. Ndonjëherë mua nuk më pëlqente. Pas analizës që bëra kohët e fundit unë sot jam e pastër nga Hepatiti C. Por këtu ndryshoi situata, pasi e morën vesh se mami u shërua. Por, nuk mban më ujë pilafi dhe unë sot kam ardhur këtu ti mbledh gjithë meshkujt e jetës sime dhe ti them të më ndihmojnë që të mos ndihem përsëri e lodhur.
Ardit Gjebrea: I madhi është me të fejuarën dhe nuk të bezdis shumë?
Irena: Vetëm ndonjëherë kur i duhet ndihma financiare. Ndërsa Jurdian djali i dytë punon kamerier dhe pas pune kthehet tek pasioni i tij është tifoz i zjarrtë i Partizanit. E kam mbështetur, por e shikoj se babai i tij, nuk është dakord. Kam filluar rolin e gjykatëses. Rolin si nënë dhe shoqe, për djalin, por edhe bashkëshorti ka të drejtë. Ndërsa Kalusi, djali i vogël është mes kompjuterit dhe televizionit. Kur i kërkoj ndonjë ndihmë të vogël më thotë, pse më thua vetëm mua. Së fundmi dua të thërras dhe bashkëshortin, e shoh që kohët e fundit ka rënë dhe shkëlqimi në sytë e tij. Të gjithë bashkë do e sfidojmë çdo lloj prove që jeta do në verë përballë, ashtu sikurse unë mposhta luftën kundër sëmundjes.
Stafi i së “Dielës Shqiptare” shkoi tek puna e Jurdianit dhe i tha se në telefonin e tij kishte një mesazh. Ai erdhi në studion e “Ka një mesazh për ty”.
Më pas një mesazh mbërriti dhe telefonin e Leonardit dhe Klausit. Ata erdhën në studio dhe u bashkuan të gjithë.
Leonardi mendon se është gruaja e tij, ajo që i ka thirrur.
Irena dha një mesazh për të gjithë.
Irena e nisi mesazhin e parë për Jurdianin: Ti je djali që unë jam shumë krenare për ty, por mami ka një kërkesë. Dua që midis pasionit tënd të zjarrtë mes Partizanit dhe familjes, dua të bësh balnacën që familja është primare. Pra, mami kërkon që të ti japësh më shumë përparës.
Jurdian: Do mundohem të jem sa më i kujdesshëm me orarin dhe e jap fjalën këtu para të gjithëve.
Më pas Irena i kërkoi Klausit që ta ndihmonte në disa punë në shtëpi, të bëhët më i ndërgjegjshëm për veten e tij. Irena i kërkoi djalit të vogël që t’i kushtojë më shumë vëmendje mësimeve. Klausi tha se është dakord dhe premtoi se do i zbatojë kërkesat e mamit.
Në fund Irena kishte dhe një mesazh të rëndësishëm për bashkëshortin e saj.
Irena: Me ty kam më shumë se gjysmën e jetës. Ti je babai i fëmijëve të mi, bashkëshorti im. Kohët e fundit të ka humbur shkëlqimi në sytë e tu. Ti stresohesh për shumë situata me djemtë. Përpara kësaj studio dua të më premtosh dhe japësh fjalën që çfarëdo lloj prove apo sfidash do na verë jeta ne të gjithë bashkë do e mposhtim sikurse unë mposhta luftën ndaj sëmundjes sime.
Edhe zoti Leonard i premtoi bashkëshortes së tij se do e mbështesë.
Leonardi me dy djemtë Jurdian dhe Klaus u “dorëzuan”. Që nga sot ata do jenë më bashkëpunues e do e ndihmojnë mami Irenën në punët e shtëpisë. Të paktën kështu thanë dhe premtimet kur thuhen duhen mbajtur!

Пікірлер

    Келесі