E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (02 dhjetor 2018)

Ойын-сауық

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan të pranishme ishin tre gazetare të cilat i bënë një surprizë mikeshës së tyre, Denisa Ruzi.
Sot Denisa ka ditëlindjen dhe është në pritjen e ëmbël, pasi do bëhet nënë me një vajzë. Mikeshat e saj Mirilda, Pranvera dhe Florinda kanë ardhur në studio për ti bërë një surprizë, një “Baby shower” në ditën e saj të lindjes.
Denisa me profesion gazetare është një nënë e re, e cila pret fëmijën e parë dhe kërkon çdo gjë në perfeksion.
“Kemi ardhur ti themi Denisës që gjithçka e bukur vjen me fëmijën”.
Ardit Gjebrea: Si e keni njohur Denisën?
Me Denisën na ka njohur profesionin. Fillimisht për shkak të punës në jemi të katërta gazetare terreni. Kanë qenë takime të para në aktivitete ne terren. Jam e lumtur që kam një shoqe si Denisa.
Edhe pse nuk pranoi që të ishtë e pranishmë në studion e “Ka një mesazh për ty” në momentin që i është dërguar mesazhi nga stafi, ajo përsëri ishte e pranishme në emision.
Denisa tha se e kishte menduar se mund të ishin mikeshat e saja ato që mund ti kishin bërë surprizën.
Denisa Ruzi: E dija se mund të ishin mikeshat e mija. Unë kam 6 mikesha të ngushta, por nuk e dija se kush mund të ishte ekzaktësisht. Tek Florinda nuk më kishte shkuar mendja.
Denisa nuk ka dashur që të jetë e pranishme, për hir të peshës së saj, pasi mendon se ka shtuar shumë kilogramë, por në fakt ajo duket aq e bukur.
Ardit Gjebrea: Je përgatitur?
Denisa Ruzi: Në fakt unë jam supersticioze dhe deri tani nuk kam bërë asnjë gjë gati. Po pres të bëj festën e gocës dhe më pas do nis me përgatitjet.
E pyetur sesi do reagojë Denisa nëse foshnja e saj do të qajë, ajo tha se e ka kaluar këtë eksperiencë me mbesën e saj, por ka edhe një mbështetje të madhe nga e ëma.
Më pas mikeshat u takuan dhe u përqafuan me Denisën, e cila u lumturua pa masë nga kjo surprizë e cila është realizuar me shumë dashuri.

Пікірлер

    Келесі