E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (06 maj 2018)

Ойын-сауық

Facebook: / tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Ana ndan qiranë e shtëpisë me shoqen e saj të ngushtë Enkeledën dhe marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë. Por Ana ka një problem me frymëmarrjen dhe duhet të operojë hundën sepse gërhitja e saj nuk e le shoqen të flejë.
E pranishme këtë të diel në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare”, Ana kishte ardhur për të për të falenderuar për durimin Enkeledën dhe për t’i kërkuar mbështetjen e saj edhe për operacionin në hundë, të cilin rrëfeu se e kishte me frikë.
“Unë quhem Ana. Jam nga Korça dhe prej disa vitesh jetoj në qytetin e Elbasanit, sepse punoj aty, ekonomiste në një biznes privat. Si fillim kam jetuar tek të afërmit e mi. Me Elbasanin më lidhin shumë gjëra sepse kam mamin nga aty. Siç e thashë fillimisht jetova tek të afërmit e mi, më pas takova Enkeledën”.
Pas disa kohësh, vajzat u bënë shumë mikesha dhe vendosën që të ndanin bashkë të njëjtën shtëpi, ku jetuan për 7 muaj.
“Unë para tre vitesh kam pësuar një aksident të lehtë fatmirësisht, një shembje në shpatull dhe një devijim të kockës së hundës, gjë e cila më la me probleme me frymëmarrjen, unë nuk marr dot frymë një qind përqind nga hunda. Kjo më krijon probleme gjatë natës edhe gërhas pak, pak si shumë…”
Enkeleda e duroi për 7 muaj mikeshën e saj dhe shpesh gjatë natës shkonte të flinte në dhomë të ndenjes. Për shkak se Ana aktualisht është pa punë, shoqet kanë dy muaj që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Por gjërat u bënë më të qarta për Anën, kur Enkeleda e ftoi në shtëpinë e prindërve të saj dhe ato fjetën në një shtrat.
“Kur zgjohem në mëngjes e shoh të mbështetur tek krevati dhe i ishin fryrë sytë aq shumë sa për një moment u tremba, thashë se ka qarë gjithë natën. Por në fakt ajo nuk ishte fjetur gjithë natën. Aty e pyes dhe për herë të parë marr përgjigjen që ‘nuk kam mundur të fle për këtë arsye’. Jam ndier realisht keq”.
Kështu, Ana vendosi që t’i japë zgjidhje problemit të saj me frymëmarrjen dhe të kryejë një operacion. Në studio ajo rrëfen se ka menduar të marrë një kredi për të përballuar operacionin.
Ajo e ka ftuar mikeshën e saj Enkeleda tek “Ka një mesazh për ty” për t’i thënë që të bëjë edhe pak durim me problemin e gërhitjes, si dhe ta falenderojë për durimin e treguar.
Në studion e “E Diela Shqiptare”, Enkeleda sapo pa Anën në anën tjetër të ekranit tha: “Kjo është motra ime”.
“Ti e di shumë mirë që, që prej aksidentit unë kam problem me frymëmarrjen. Ne pasi vendosën që jetuam bashkë, ty të është dashur ta durosh këtë gjë sepse ne ndanim një dhomë dhe ty të është dashur ta durosh dhe nuk je ankuar asnjëherë, për këtë të falenderoj, sepse e di që e ke bërë që të mos më vesh mua në siklet dhe që të mos më bësh të ndihem keq”, tha Ana.
“Përderisa ne kemi vendosur që ta quajmë njëra-tjetrën motra, ti e di që problemi jot është edhe i imi”, tha Enkeleda.
Megjithatë, Ana i tregoi shoqes së saj që ka menduar që ta kryejë operacionin në hundë dhe se do të marrë një kredi. “Por kam edhe pak frikë… edhe pak të më ndihmosh për frikën”, tha Ana.
Por ajo që vajzat nuk dinin, ishte se Ardit Gjebrea kishte ftuar dikë për t’i hequr frikën Anës për operacionin.
Kështu në studio erdhi doktori i mirënjohur Skerdi Faria. Ai shpjegoi se përse Ana nuk duhet të ketë frikë për këtë lloj ndërhyrjeje.
“Ana duhet të rrijë e qetë sepse tashmë kemi një eksperiencë kaq të madhe sa i bëjmë me ‘sy mbyllur’. Kemi bërë mbi 3500 ndërhyrje kirurgjikale të hundës si klinikë. Jemi klinika më e madhe e kirurgjisë plastike në të Ballkanin. Kemi 8 kirurgë që shkojnë e vijnë nga Italia ku dy prej tyre janë dhe kirurg orl, otorino. Ana është në duar të sigurta”.
E përveç frikës, Dr. Skerdi Faria i hoqi Anës edhe barrën financiare, pasi në studio ai tha se do të jetë Klinika Keit që do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet kirurgjikale të saj.
Falë ndihmesës së doktor Skerdi Faria dhe programit “E Diela Shqiptare” tashmë Ana ka një shans të rikuperojë problemin shëndetësor dhe dy mikeshat do të mund të vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën shtëpi

Пікірлер: 78

  • @burbuqeshehu7592
    @burbuqeshehu759216 күн бұрын

    Arditi një njeri me kulturë dhe zemër të madhe respekt pa fund 🙌🥰

  • @katy4083
    @katy40836 жыл бұрын

    ardit je me i miri bravo per zemren e madh qe ke

  • @arjetaarjeta4592
    @arjetaarjeta45926 жыл бұрын

    telumt Zoti Ardit edhe Doktorrit keni bër nje pun shum te mir ju lumt 💖💖👍👍👍👍👍👍

  • @valmirarama7794
    @valmirarama77946 жыл бұрын

    Doktorri me i mir prej krejtve 👍🏻 Bravooo dr.Skerdi 👏👏👏 deshe sdeshe su trembe hic i more persiper shpenzimet😂 bravoooo👏👍🏻

  • @idrizkurtaj8911
    @idrizkurtaj89116 жыл бұрын

    Bravo juve ardit met te vertet je shum human ne te njejten koh Po ban shum te mira urime per emisioni por ni urim ma te madh edhe per veprat umane qe ban urime

  • @tonysufaj9214
    @tonysufaj92146 жыл бұрын

    Zoti u bekofte doktorin edhe Ardin jenishume te mregudhueshim

  • @julianorvegji9456
    @julianorvegji94566 жыл бұрын

    bravo arditit dhe doktorit ju lumt e shpetoni kete vjaz te buker ishalla ke sukses dhe kem qef me pa masandej se si ka shku operacioni ju lutemi arditit na ban ni program ju lumtt bravo

  • @TheAllmeta
    @TheAllmeta6 жыл бұрын

    Bravo 👏 ketij doktorit Zoti e rujt me gjith familje Dhe per Anen u kuptua qe ne fillim synimi i saj por fundja mir e ka se nuk kan lek njerzit e mori mqaf politika popullin shqiptar Ana suksese!! Dhe nuk te jeni xheloz per nje femer mendojeni si kur te ishte njee e afermja juaj

  • @anxhelacekaj7542

    @anxhelacekaj7542

    Жыл бұрын

    U

  • @leventlevent1167
    @leventlevent11673 жыл бұрын

    Bravo Zoti Ardit Zoti te ka dhen nje zemer te madhe je i mbrekullushem hall qumshti nenes

  • @anilakazimi2669
    @anilakazimi26696 жыл бұрын

    Ardit je i madh!!!! Vetem kaq di te them,,,,

  • @annadano100
    @annadano1002 жыл бұрын

    Ardit nuk mund tju gjej te tjera urime si juve dhe doktorit .Ju uroj gjithe te mirat si juve dhe femijeve te tu,djait tuaj ti vej mbare ne Amerik dhe Anes tuaj sukses ne jete.

  • @inakl6437
    @inakl64376 жыл бұрын

    Na knaqi kjo . Direkt ne teme

  • @anastasiavera3321
    @anastasiavera33216 жыл бұрын

    Moj vajze me kete mesazh qe ke dhene, do mbetesh beqare 😂😂😂😅

  • @gentjanalucaj7556

    @gentjanalucaj7556

    6 жыл бұрын

    Anastasia Vera hahah mos ja shtin frigen se gjynah me met beqare 🤣🤣🤣🤣

  • @anastasiavera3321

    @anastasiavera3321

    6 жыл бұрын

    Gentjana Lucaj 😂😂😅

  • @mevlanlleahi9301

    @mevlanlleahi9301

    5 жыл бұрын

    ki ka qen mesazhi me gazmor qe kam par hahahaahahahahaahahahaaagahahahahahahhhahaha me vjen keq sinqerisht por me vjen edhe shum perte qesh hahahaha

  • @lambiprifti5508

    @lambiprifti5508

    4 жыл бұрын

    @@anastasiavera3321 ⁴

  • @1aniswe
    @1aniswe6 жыл бұрын

    Dihej per cfare kishte ardhur Ana qe ne fillim... 😒

  • @kolagojcaj8597

    @kolagojcaj8597

    6 жыл бұрын

    ana per ka asht the message ?a asht per ty don free surgery don mepas te fale .sidlu rrotudl thuaj te verteten. dua free surgery .pershendetje Malsor .i Hot.mali i Zi. Detroit USA thank you good night I'm going to sleep I going to watch it tomorrow morning what is the end of the story. Z. Ardi you have the best show and you are nothing but a gentleman. We don't have such a nice family shows heat and Detroit USA you are the best I wish we have TV shows like that here in Detroit Michigan USA.

  • @pietromaliqi9242

    @pietromaliqi9242

    6 жыл бұрын

    it's me f6d8cf5433d06dfb9c977a2a5eaaf067

  • @kolagojcaj8597

    @kolagojcaj8597

    6 жыл бұрын

    Pietro Maliqi ok I will contact you today's Sunday a Church and family day so I will contact you beginning of the week have a nice blessed Sunday

  • @valbiv5328

    @valbiv5328

    4 жыл бұрын

    @@kolagojcaj8597 Mir je veq permiso englishten se sja paske lidhjen bej ndonje kurs

  • @nailabezati7586
    @nailabezati75866 жыл бұрын

    Braov urime doktorit dhe anes cdogje mbar

  • @elchapo8681
    @elchapo86816 жыл бұрын

    Ana majt apo ana e djatht

  • @floridatoskaj2815
    @floridatoskaj28156 жыл бұрын

    bravoooo

  • @fixacar7960
    @fixacar79606 жыл бұрын

    Ana në shqip shkruhet me nji “N” Z Ardit! Me dy e shkruajn Anglezet që gjuha e tyre esht sikur e ka nzjerr dikush kur ka qën i dehur!

  • @serxhikabashi4063
    @serxhikabashi40635 жыл бұрын

    ju qe shani avash konsideroni njeriun e juaj njeri i shpis gjynah un skam.lidhje me.ket vajz po gjynah njeri esht gjithesi

  • @izetkapllani8845
    @izetkapllani88456 жыл бұрын

    Tebrikler size

  • @dallandyshekallm2446
    @dallandyshekallm2446 Жыл бұрын

    😢

  • @sonila8121
    @sonila81216 жыл бұрын

    E futja kot e une i kam kanalet e hundes te vogla mesi mar fryme dhe fle me goje hapur por nuk jane per tu bere kaq e madhe dhe pubike keto gjera... ka histori me te bukura dhe njeres me ne nevoje qe ja vjejne shume here me teper per surpriza..

  • @xhevairramadani1070
    @xhevairramadani10703 жыл бұрын

    De

  • @nnewyork6955
    @nnewyork69556 жыл бұрын

    Bo boooo grrrrrrrrrrrrrerrrr

  • @dafinamema3007
    @dafinamema30076 жыл бұрын

    Un di qe je xheni jo ana .gjths urime se sta di emrin gjate ☺

  • @dafinamema3007

    @dafinamema3007

    6 жыл бұрын

    E kam kusherire nga mami dhe e di shum mire prandaj thash po kam vite pa komunikuar se jetoj jasht

  • @marselamustafaj121

    @marselamustafaj121

    4 жыл бұрын

    Ik puno dhe operoje hunden se ka njerez me semundje me te madhe dhe qe jane vertet per te ndimuar keto surrat tharat e buze hollat jan te liga ne pergjithsi

  • @elesshahaj7540
    @elesshahaj75406 жыл бұрын

    Bravo

  • @Dervishi11
    @Dervishi116 жыл бұрын

    kjo a komplet ekurdisur me plan dal ketu fitu operacion falas plus dhe krevatin falas me shoqen e saj

  • @lulu-be4md
    @lulu-be4md6 жыл бұрын

    HEC se i keni ra hiles mir

  • @anidarabija2206
    @anidarabija22066 жыл бұрын

    sa kushton nje operacin per kocken e thyer vetem estetik nuk kam te njejtin problem si Anna

  • @katy4083
    @katy40836 жыл бұрын

    b

  • @cocojamboo3223
    @cocojamboo32234 жыл бұрын

    Problemi jot dihet problemi me trurin e mendjen 😳

  • @palbekaj9549
    @palbekaj95495 жыл бұрын

    So bin jetzt du das Zimmer

Келесі