E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (24 qershor 2018)

Ойын-сауық

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; “Të jetosh për vetveten, jo për të tjerët”, kjo është ajo çfarë ka kuptuar Ermelinda pas dy martesave të dështuara ndër vite. Në të dyja rastet familja ka qenë “shkuesi” i martesave të saj.
Megjithëse kjo është thjesht një rastësi e fatit, babai i saj ndihet në faj. Vajza erdhi tek emisioni “E Diela Shqiptare” në TV Klan për t’i thënë prindërve që të lirohen nga kjo barrë dhe se pavarësisht gjithçkaje ajo ndihet e lumtur.
Prej tre vitesh ajo jeton në Zvicër, vend i cili i ka ofruar mundësi të reja për të punuar e për ta parë jetën në një tjetër këndvështrim. Duke qenë mësues me profesion, babai i saj Aliu nuk e ka patur të lehtë të pranojë faktin që vajza nuk vazhdoi studimet e larta dhe se bashkëjetesa i qëlloi dy herë me personat e gabuar. Përtej dëshirës së prindit për ta parë fëmijën të jetë i lumtur e të ecë përpara, është edhe opinioni i zonës ku jetojnë ai që i vret vazhdimisht.
Pasi mbaroi gjimnazin, 12 vite më parë, Ermelinda nuk dëshironte të vazhdonte shkollën e lartë megjithëse babai i saj i lutej sepse donte të vazhdonte në gjurmët e tij. Në moshën 19-vjeçare u fejua me shkuesi me një person, të cilin ia sugjeruan prindërit. Pas një bisede jo më shumë se 30 minuta dy të rinjtë i dhanë fjalën njëri - tjetrit dhe këtu nisi bashkëjetesa e tyre. Ajo shkoi të jetonte tek familja e të fejuarit dhe vetëm dy ditë më pas filluan sherret me vjehrrën.
“Një nuse duhet të ngrihet në mëngjes e t’i bëjë kafen vjehrrit dhe vjehrrës. Një nuse duhet të lajë, të shpëlajë, të pastrojë e të kujdeset për shtëpinë”, kanë qenë fjalët tipike të vjehrrës së Ermelindës, si pikënisje për grindjet e vazhdueshme.
Megjithëse bashkëshorti i kishte thënë që të mos i jepte rëndësi fjalëve të nënës së tij, ai u largua drejt Greqisë si emigrant dhe nuses së re i duhej të përballej çdo ditë me “tekat” e vjehrrës, që i shtonte sulmet nga dita në ditë.
Ermelinda tregoi se ajo bënte çdo përpjekje për ta ulur, ofenduar dhe dekurajuar që të vazhdonte martesën. Gjërat arritën deri aty se vjehrra i thoshte “vizitohu sepse duhet të jesh e sëmurë me leuçemi që je kaq e dobët”. Rezultatet e analizave duhej t’ia jepte vjehrrës për të provuar të kundërtën që nuk kishte asnjë problem shëndetësor.
Ajo kontrollonte telefonatat që Ermelinda bënte me bashkëshortin në Greqi, kontrollonte paratë që ai i dërgonte dhe duke parë se çifti i ri e mbante konstante lidhjen pavarësisht sulmeve, ndoqi taktikën tjetër. Filloi t’i fliste keq të birit për nusen dhe ai fatkeqësisht besoi të ëmën. Rralloi telefonatat deri në heshtjen e plotë. Kështu u prish martesa e parë, pa i shijuar asgjë të bukur, por vetëm grindje e intriga.
Normalisht që prindërit e Ermelindës e përjetuan shumë keq këtë që i ndodhi vajzës së tyre, por dy vite më vonë i sugjeruan një tjetër person për të lidhur jetën. Me keqardhje Ermelinda kujtoi se u përsërit e njëjta histori.
“E meta e tij ishte sepse ai pinte alkool dhe luante bixhoz dhe kur e kam marrë vesh këtë më ka rënë si bombë”, rrëfeu ajo. Të gjitha problemet dhe sfidat që u përballën, ajo i ka kaluar vetë dhe me ndihmën e familjes, pasi bashkëshorti i dytë nuk kontribuonte në asgjë. Pas 8 vitesh martesë, duke provuar fatin sa në Shqipëri dhe jashtë saj, Ermelinda vendosi t’i thotë “stop” vuajtjeve. Ajo kishte filluar ta donte atë person me gjithë të metat e tij, por duke e parë se ai nuk kishte dëshirë të ndryshonte, mori vendimin që të mos vuajë më as ajo e as familja e saj.
Ndërkohë që Ermelinda e ka kaluar tashmë këtë kapitull të errët në jetën e saj, ata të cilët ndihen në faj dhe ende nuk e mbledhin veten, janë prindërit e saj. Prindërit ndihen në faj që nuk kanë këmbëngulur që vajza të vazhdojë studimet e larta dhe mbi të gjitha që i kanë sugjeruar dy persona, të cilët jo vetëm që nuk arritën të krijojnë një familje të shëndoshë, por i morën disa nga vitet e rinisë vajzës së tyre.
“Unë vërtetë nuk vazhdova shkollën e lartë, por kam vazhduar shkollën e jetës që ndonjëherë është akoma më e vlefshme. Më ka bërë kjo që unë jam sot. Nuk dua të shoh më lot në sytë tuaj sepse dhe në sytë e mi kanë mbaruar tashmë lotët. Unë e kam gjetur lumturinë e shpirtit tim dhe nuk dua të merakoseni për mua e të ndiheni fajtorë apo të dëgjoni opinionin publik. Ky ishte fati im. Unë prej një viti kam parë vetëm gjëra të bukura”, u tha Ermelinda prindërve në studion e emisionit “E Diela Shqiptare”.
Betejën më të madhe çdo njeri e ka me vetveten për të kuptuar rrugën që të çon drejt lirisë personale, pa cenuar atë të tjetrit. Ermelinda ka krijuar “imunitet” ndaj opinionit të të tjerëve dhe këtë gjë kërkon që ta kenë dhe prindërit e saj. Në fund të fundit, si i thonë? Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë!

Пікірлер: 166

  • @valentinamarra6503
    @valentinamarra65035 жыл бұрын

    E njoh personalisht kete vajze dhe familjen e saj fantastike..Bravo Erma me behet qejfi qe sot te shoh keshtu, te forte dhe me shume force..Kjo vajze eshte vertet per tu admiruar sepse flet me shume sinqeritet, ajo nuk genjen ne asgje..familja e saj eshte familje e respektuar..Respekt.

  • @anetaliko9012
    @anetaliko90126 жыл бұрын

    Brava !!!! Vajza me kuraje jeta vazhdon 😀😀😀

  • @arlindahoxha6258
    @arlindahoxha62586 жыл бұрын

    Bravo e dashur complimenti behu e fort cdo familje ka probleme

  • @alouette5222
    @alouette52224 жыл бұрын

    Bravo vajzes per forcen qe ka dhe kurajon per te pranuar te verteten dhe per te hedhur poshte dhe mbrapa kraheve te kaluaren. Shume vajza duhet te marrin shembull nga forca jote dhe Zoti te dhente nje fat sa me te mire e qofsh sa me e lumtur.

  • @ninnaa6995
    @ninnaa69956 жыл бұрын

    Te lumte! Zoti te bekofte dhe te ardhshin punet e mbare! Babi i mrekullueshem! Familje plot harmoni! Me preku guximi i kesaj vajze, qe me mungon mua

  • @ermelindapolo1567

    @ermelindapolo1567

    5 жыл бұрын

    Ninna A é dashur guximin e ke brenda vetes vetem medito me veten tende dhe ke per ta gjetur guximin dhe kurajon qe ty te mungon thjesht ki besim ne vet vete dhe nxirr me te miren qe ti di te besh

  • @ninnaa6995

    @ninnaa6995

    5 жыл бұрын

    @@ermelindapolo1567 flm. Po me kalimin e kohes humbet besimi dhe vjen nje cast kur je aq e dobet, aq e pafuqishme, aq e lodhur sa vetem nje mrekulli i Zotit ose nje mbeshtetje e madhe mund te me ngreje lart e motivoje

  • @ermelindapolo1567

    @ermelindapolo1567

    5 жыл бұрын

    E di shum mire edhe te kuptoi me mire se kush do tjeter .ki besim ne vet vete edhe Ne nje zot ai esht gjithmon pran nesh thjesh ndjej doren e atij dhe thelle Ne shpirtin tende ke per ta gjetur forcen qe te mungon as une nuk e besoja qe do gjeja forcen dhe guximin por ja ku jam sot jeta gjithmon esht sfide e dashur por jemi Ne qe duhet ta sfidoim te uroi qe TE vijn edhe per ty ditet e bukura dhe jeta dhe deshirat qe ti do ne kete jet 😘😘

  • @ninnaa6995

    @ninnaa6995

    5 жыл бұрын

    @@ermelindapolo1567 flm e dashur 🙏🙏🙏😘😘

  • @fjorentinamuca6797
    @fjorentinamuca67976 жыл бұрын

    Té lumt ermelinda tn shiko jeten dhe ji e lumtur un e njoh familjen tende e ty pak jeni shum te mir si familje ketu ne fshate te njohin e respektojne mos e vrit mendjen per gojet e liga

  • @majlindaalliaj9774
    @majlindaalliaj97744 жыл бұрын

    Bravo vajza per guximin bravo qe e ben publike

  • @albinegocaj3238
    @albinegocaj32386 жыл бұрын

    Vajz e zgjuar bravoooooo vajz

  • @Vajza317
    @Vajza3176 жыл бұрын

    Zoti te dhent fat moj se e kam provuar nje goditje te pa pritur . Falenderoj prinderit e mi qe me ben te jetoj dhe lotet e mi mallkim i kam ber atyre. Sot jam e lumtur fal babait tim fal dashuris te tij qe krijova familje te shendetshme e te bukur. Per kete Falenderoj Zotin e Prinderit

  • @elonapowell422
    @elonapowell4226 жыл бұрын

    Per dashamiret "ju lumte goja dhe zoti ju dhente bekime" Ndersa per urruesit "qente le te lehin, karavani te ece perpara". Po thone qe qeni qe leh nuk te ha gjithesesi.

  • @shaqirmustafi7835

    @shaqirmustafi7835

    6 жыл бұрын

    Elona Powell bravoo

  • @bebidona5702
    @bebidona57026 жыл бұрын

    Sbesoj se ka arsye per tu gjykuar kjo goca... midis nje te madhi dhe nje te vogli gjithmon i madhi duhet te jete me vigjilent ..

  • @edstaffer07yutu26
    @edstaffer07yutu266 жыл бұрын

    Zoti ta befte mire kudo qe te jesh.

  • @Elieliona2
    @Elieliona25 жыл бұрын

    Bravo Patriot/e shembull per cdo prind te mbeshtesin femiet ne veshtiresi_Dumrea ime❤

  • @albinegocaj3238
    @albinegocaj32386 жыл бұрын

    Nje femer si ti meritonnnnnn shummmmmm thjesht ke lan nje cop bastall nje njeri la vler harrooo cdo gja ecccc para do gjesh nje tjeter shummmmm ma te mir

  • @almadoraci5263
    @almadoraci52636 жыл бұрын

    Ty te uroj jete te gjate dhe te lumtur moj vajze as nuk te njoh as nuk di kush je,dhe sa per ata qe shajne jan njerez te prapambetur dhe nuk e koptojne jeten ,me pak fjal shqiptaret nese nje femer ka fatkeqsi ne jete direkt i thon fjalen e fundit,dhe ka shumica e femrave shqiptare jetojne pa asnje dhoj dashurie veç per mos te flasi opinjoni ☝️☝️👎👎

  • @bilbilrexhepaj5881
    @bilbilrexhepaj58816 жыл бұрын

    o njerez pse e shani pa e njohur ,si gjithmon nuk mbyllet goja negative e shqipeve

  • @davitendoj6238
    @davitendoj62386 жыл бұрын

    Tek sa dëgjon të tilla histori të tilla kupto së sa vuajnë vajzat tona Shqiptare😯 mos u dorzo e dashur kush ka kaluar në ujra të tilla ta di dhimbjen e cdo dite ...forza vazhdo me kokën lart dhe Krenarë.kudo që të vazhdosh te lesh gjurmë dhe të ndihesh krenarë se paske një familje të mrekullushme🙏🙏🌟 sei forte e vai avanti per te stesa..!

  • @ledamata4633
    @ledamata46336 жыл бұрын

    Ti moj E dashur vazhdo jeten tende si te jesh me lumtur kerko lumturin tende kudo qoft se e kemi shume te shkurter dhe mos vrit mendjen per ca mondicie me hirizont te ngusht

  • @olsimuja1675

    @olsimuja1675

    6 жыл бұрын

    Leda Mata p

  • @elinaelina9924
    @elinaelina99246 жыл бұрын

    Intelektual i vertet Bravo

  • @ramadanberishau8985
    @ramadanberishau89856 жыл бұрын

    Dasht Zoti dhe tė bėhesh e lumtur.!

  • @user-bl7qe4mm1m
    @user-bl7qe4mm1m6 жыл бұрын

    P.o. ska gje moj vajz ndoshta do kesh ndonje fat me te mir ne te ardhmen ti je e 're dhe jeten e ke perpara jetoje te uroj te gjith te mirat.

  • @anabillo6151
    @anabillo61516 жыл бұрын

    Zoti te dhent fat.sepse kam kalu vet kyt gja e sot ne fund jam me dike qe ja vlen te jap e jeten me do mbi te gjitha prinderit e tij me duan me shum se te birin ka e njerez te mire ne kte jet..mos u merzit behu e fort jeta vazhdo e te uroj fat te mire 😊😊

  • @gledianashkalla8565
    @gledianashkalla85656 жыл бұрын

    Me vjen keq per gjerat e keqija qe te kan ndodhur ne jet por te uroj qe ti kalosh cdo gje dhe te uroj gjith te mirat ne jet. Mendoj se ke ber zgjedhjen e duhur per jeten tende nuk duhet te merzitesh per komentet e keqija qe mund te degjosh ose mund te lexosh vazhdo perpara sepse je nje vajze e bukur dhe e sinqert te uroj shendet dhe cdo gje te mir ne jet z

  • @balikasami1261
    @balikasami12616 жыл бұрын

    Shqiperi moje e mjera Shqiperi... Kjo vajza urgjentish ka nevoje per nje k... te madhe Prinder te mrekullushem👍🏻

  • @girasole863

    @girasole863

    6 жыл бұрын

    hahahaha

  • @miarmila8229
    @miarmila82296 жыл бұрын

    Bravo nuk duhet te lem askend te shkel sepse jeta eshtu shum e shkurte per ta jetuar siqdo dikush tjt . po ju pse flisni sikur tuj ndodhe vajzes tua motres tua qfare do thani pastaja joo bija ime ka arsye te forta lerin kto fjal edhe shikon punet tuaj besoj qe i keni mjaftushem 😡

  • @delavegaalehandro3876
    @delavegaalehandro38766 жыл бұрын

    Pac fat e dashur dit te bukura do te vijn dhe per ty

  • @channelejdach3749
    @channelejdach37496 жыл бұрын

    E dasshur te uroj gjith te mirat,(ish vjerra jote duhet te behet doktorresh gjynaf e shkreta qe nuk ka bere uneversitetin)

  • @merizeneli2606
    @merizeneli26066 жыл бұрын

    Ke shum te drejt thashethemet ne shqiperi keshtu jan nuk te len te lir te kesh fat ne jete mos degjo te tjeret.

  • @landivakaj2689
    @landivakaj26896 жыл бұрын

    Ska gja ma te mir kur e ke familjen me krah nje kompliment teper i madh per ket familje te shkelqyer

  • @miarmila8229

    @miarmila8229

    6 жыл бұрын

    Besoj qe per gjdo femer Familja edhe shtylla me e forte 🙂

  • @zllashigashi3237
    @zllashigashi32372 жыл бұрын

    Përse idealizohen aq shumë shoqëritë e tjera po edhe ndër gjermanë me rrethe banimi si në Shqipëri kanë të njejtat paragjykime për ata,që jetojnë për rreth

  • @sertziopecaku4429
    @sertziopecaku44296 жыл бұрын

    bravo shqipria ghithmon prpara

  • @hesathalini6072
    @hesathalini60726 жыл бұрын

    Vjzat edhe leku kujt mas i bin ne dor.siksese per ket.vajz te bukur

  • @nnewyork6955
    @nnewyork69556 жыл бұрын

    Popull llafazan jemi

  • @laurablana6042
    @laurablana60426 жыл бұрын

    Bravo zmr zoti te nxjerrt ne drit

  • @doricacurri7183
    @doricacurri71834 жыл бұрын

    Shkatrrimi i shume cifteve ne Shq Jan vjehrria injorantet e katilat, nuk ke humb asgje moj vajze eshte liria me e madhe kur nuk ke te besh me injorantet ne Shq, me vjen keq ta them po i mallkoft zoti njerez si ajo vjeherr......... 😔

  • @ajetefazliu7956
    @ajetefazliu79566 жыл бұрын

    Sa keq qe gjithmon vajzat shqiptare gjithmon te njeten (vuajtje)???

  • @ninnaa6995
    @ninnaa69956 жыл бұрын

    Nuk i kuptoj komentet negative!!

  • @erieriii1505
    @erieriii15055 жыл бұрын

    Kur ke familjen ne krah ke gjithcka pavaresisht veshtiresive te jetes

  • @gjonbuzuku7653
    @gjonbuzuku76536 жыл бұрын

    E treta e verteta

  • @ildahoxhaj6780
    @ildahoxhaj67806 жыл бұрын

    Ca' Jan kto buce moj aman se kan cupa vet lan name si si len femijet te qet duan dhe respekte

  • @lisiiilalala582
    @lisiiilalala5826 жыл бұрын

    sot i ka ndodh ksaj neser td ndodh ty

  • @1988blade88
    @1988blade886 жыл бұрын

    nuk e njofim personalisht. po fat i keq i kesaj, e gjithsesi jan momente te veshtira, qe kjo i ka kalu.

  • @delavegaalehandro3876
    @delavegaalehandro38766 жыл бұрын

    Me vjen keq qe ne shiptaret sduam njeri tjetrrin dhe shajn ofendojn pa lidhe

  • @arlindahoxha6258
    @arlindahoxha62586 жыл бұрын

    Nuk è di pse njerezit shajn kaq shum nje vajze te re pa e njofte

  • @annastone8069

    @annastone8069

    6 жыл бұрын

    Arlinda Hoxha Po eshte shqipria 🙄pse quditesh??? Eshte shume normale ne 🇦🇱te shajn kot te merren me punet e te tjerve duke harruar punet e veta😂! Njerzit e vegjel Shan !! Gjinaf shum e prapambetur 🇦🇱!! Gjinaf!! 👋🏻🇱🇷

  • @maki13meki19
    @maki13meki196 жыл бұрын

    KJO NUK ISH E DJELA SHQIPTARE...KY TELIVIZJON ISH VETEM PER SHQIPTART E SHIPRIS!!!!!!

  • @valentingega1921
    @valentingega19212 жыл бұрын

    🙍‍♂️5🤭

  • @rafiferhati107
    @rafiferhati1076 жыл бұрын

    nuk e shaj po mua sme pelqen kjo vajz ne zvicer jetoj dhe un dhe vetem jet nuk ka ktu se ske koh te del kurrizi gjith diten se di ca jete paska kjo

  • @Iside1221

    @Iside1221

    6 жыл бұрын

    Rafi Ferhati nuk eshte e then qe te gjith ta ken njesoj jeten dhe menyren e jeteses e dashur

  • @EllieHy.

    @EllieHy.

    6 жыл бұрын

    Dhe ti ku e di qe ajo si ty nuk punon dhe nuk I del kurrizi???e njeh??jo ,pastaj mos fol,ajo Tha qe tani qe eshte vetem dhe ne zvicer po kaloni me mir se kurrr se ka rehatin e shpirtit dhe jo qe e mban pal dhe nuk punon

  • @valbonakabashi2593

    @valbonakabashi2593

    6 жыл бұрын

    Rafi Ferhati nuk e paskeni degjuar mire qe vajza jeton tek vellezerit

  • @channelejdach3749

    @channelejdach3749

    6 жыл бұрын

    Rafi Ferhati invidia eshte nje kafshe e tmerrshme

  • @brusildahysa4462

    @brusildahysa4462

    6 жыл бұрын

    Me mire se ne shq eshte jeta e ke nje pune e Ke nje lek e si lutesh askujt je e pavarur .. Pastaj varet se cfar jete kerkon ti se ndoshta to do ta mbash pallari gjith diten

  • @annastone8069
    @annastone80696 жыл бұрын

    Nuk I kuptoj njerzit ne 🇦🇱Pse Jan Kaq paragjykus???Dhe nuk e di se ne cilin shekull do ndryshojn??? Besoj Se Kurr!!!!!!

  • @nestisufa2630

    @nestisufa2630

    6 жыл бұрын

    Cuni bukir ta qi familjen

  • @mimosabardhi2789
    @mimosabardhi27896 жыл бұрын

    Donte mesuar vajza qoft nga e ema enga vjera

  • @brusildahysa4462

    @brusildahysa4462

    6 жыл бұрын

    Mimosa Bardhi po shko mesoje ti se ty po te pret

  • @qendrimzuka5726
    @qendrimzuka57263 жыл бұрын

    5 roo on

  • @hirijearifi8783
    @hirijearifi87836 жыл бұрын

    idin meta punte e veta

  • @leokorca1948
    @leokorca19482 жыл бұрын

    Po ai lodhuri perfundiimisht te ..... apo jo

  • @krissmici7826
    @krissmici78266 жыл бұрын

    pristitut

  • @hanehotaj1144

    @hanehotaj1144

    6 жыл бұрын

    kriss mici ku e din ti se çka asht o injorat se asht goc

  • @EllieHy.

    @EllieHy.

    6 жыл бұрын

    Njeri pa edukat!!!!

  • @brusildahysa4462

    @brusildahysa4462

    6 жыл бұрын

    Pse Ke Hall Mos te ka marr punen?? Hapu dheeee... prandaj s hyn shqiperia ne Europe se ka plot si puna jote qe ndyrin vendin me gojen e keqe

  • @xhesjanabrucaj7414

    @xhesjanabrucaj7414

    6 жыл бұрын

    analfabet. sdi as te shkruash..nga njerez si ti nuk behet shqiperia 🙈

  • @krissmici7826

    @krissmici7826

    6 жыл бұрын

    kush a kundra. fack you oll. you are the same....

  • @bejbilove3497
    @bejbilove34976 жыл бұрын

    😂😂 Kur hyren kta sikur u futen te ndonje mik i veti dhe jo ne studio hahah

  • @aladin5448
    @aladin54486 жыл бұрын

    19 vjec e fejuar sa vite jetoj e fejuar kjo 2 vite pastaj tha pas 2 vjetesh do te thot qe i erdh kerkesa tjeter qe behen 4 vite nejti 8 vjet. E tani kjo esht 31 vjec sipas fjaleve qe thot kjo duket shum e re si femi

  • @brusildahysa4462

    @brusildahysa4462

    6 жыл бұрын

    *ALADIN* po 31 eshte Mos do qe Te tregojn Edhe ID se mos ndoshta je vet 20 e dukesh si 40

  • @aladin5448

    @aladin5448

    6 жыл бұрын

    Brusilda Hysa po jo mi zemra vogel qetesohu jo me kaq nervozizem sthash naj gje te keqe pse nxefesh kaq shum

  • @brusildahysa4462

    @brusildahysa4462

    6 жыл бұрын

    *ALADIN* e kam te madhe zemren un se vetem Mir bej mos u be merak jo si disa qe japin mendimin pa i ditur gjerat

  • @aladin5448

    @aladin5448

    6 жыл бұрын

    Brusilda Hysa se besoj se e ke zemren e madhe se po ta kishe zemren e madhe zdo jepje ate lloj pergjigje por pak me me shum respekt pak me ndryshe sepse une as se ofendova asi gje por njerzit me zemer te madhe bejn vepra te medha dhe pergjigje te mencura japin

  • @brusildahysa4462

    @brusildahysa4462

    6 жыл бұрын

    *ALADIN* me falni por me shum respekt se ju kam sepse Nuk dhash mendim pa I ditur gjerat mir Edhe as nuk kritikova keshtu qe nese ju djeg es kam c bej !

  • @kitty2520
    @kitty25206 жыл бұрын

    Si me kan pej kurdistan po dokesh 😂😂

  • @glediagledia5647

    @glediagledia5647

    5 жыл бұрын

    Dadmsshlwiptatr

  • @venesae8789
    @venesae87896 жыл бұрын

    Moppæpæææpæ

Келесі