No video

Ditë e Re - Mjeshtri i violinave, Erli Gurra tregon si prodhohet violina

#rtvora #diteere
Violina është mishërimi më modern i instrumenteve muzikore dhe të harkut, të ardhura nga antikiteti.
Erli Gurra njihet si mjeshtri i violinave dhe është nga ata mjeshtrat që i jep drurit jetë.
Ai ka gati 10 vite që merret me krijimin e këtyre instrumenteve; të violinës dhe violinçelës.
Në një intervistë për emisionin Ditë e Re ai tregon se si ka filluar çdo gjë.
“Ëndrra ime është një ëndërr e trashëguar. Babai im është mjeshtër akordues në Universitein e Arteve, gjyshi im është kompozitor i famshëm i këngëve qytetare popullore të Shqipërisë së Mesme por he nga halli le të themi është detyruar që të ndërtojë nëj violinë me duart e veta. Stërgjyshi dhe katërgjyshi janë marre gjithmonë me instrumentat muzikore popullore të epokës së tyre, “ thotë Erli.
Pas mbarimit të gjimnazit, Erli është larguar në Itali, në Cremona ku ka mbaruar dhe universitetin. Ai kujton se violinën e tij të parë e ka krijuar këtu.
“Violinën e parë unë e kam bërë në shkollë, në Cremona, Itali. Sot e kujtoj pak çuditshëm sepse e shoh gjithmonë me syrin kritik, por në shkollë ka qenë një impenjim shumë i madh sepse unë po bëja një violinë vetë nga fillimi në fund. Violinën e parë që krijoja e bleva në shkollë dhe ja bëra dhuratë prindërve, sepse nuk doja ta humbisja,” shprehet Erli.
Erli shpjegon hap pas hapi se si ndërtohet violina e cila përbëhet nga tavola, që është nga druri i bredhit, fondo e cila është pjesa e prapme e violinës dhe përbëhet nga druri i panjës.
Ai thotë se i duhet rreth një muaj punë që të krijojë një violinë, sepse është një punë shumë preçize, sepse po të gabosh 10 milimetra hidhet gjithë puna poshtë. Një violinë ka rreth 70 pjesë, të gjitha të ngjitura së bashku.
Pavarësisht violinave perfekte që ai realizon, shprehet se është e vështirë që të shiten në tregun tonë.
“Është shumë e vështirë të shesësh një violinë në Shqipëri, sepse ana ekonomike e muzikantëve nuk i lejon të përballojnë një instrument autori,” shprehet mjeshtri i violinave.
Tregu aziatik ka një etje të pa parë për instrumente evropiane, prandaj Erli i drejtohet panaireve të huaja.
Kjo është një punë individuale dhe shumë vetmitare, sepse ka nevojë për një preçizion të madh. Do shumë durim që ta kryesh si profesion dhe mbi të gjitha duhet ta kesh pasion.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on KZread Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on KZread Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp

Пікірлер: 2

  • @rizaqorraj4171
    @rizaqorraj4171 Жыл бұрын

    Përshëndetje ka mundësi te me sqaroni si montohet shpirti i violinës si dhe çfarë druri duhet të jetë më i mirë,sepse me ka ra ai shpirti origjinal dhe me ka humbur.

  • @adilevogli4129
    @adilevogli4129 Жыл бұрын

    Ku mond te gjej nje dyqan violine