Ardit Gjebrea dhe Elsa Lila bashkojnë forcat e drithërojnë me performancën e tyre në Ditën Arbëreshe

#arditgjebrea #elsalila #ditaarbereshe
Vitet e fundit jemi mësuar që ta shikojmë nën drejtimin e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan pas të cilës mbërthen të gjithë publikun shqiptar, por mund të themi se na kishte munguar Ardit Gjebrea si pianist dhe këngëtar.
Ka qenë pikërisht artistja Elsa Lila që e ka bindur Gjebrean që ta shoqëronte në piano në Samitin e Diasporës në kuadër të Ditës Arbëreshe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Nën ritmet e “Moj e bukura more”, Gjebrea e ka shoqëruar Lilën jo vetëm në piano, por edhe ka kënduar bashkë me të, një performancë drithëruese që ka elektrizuar publikun, i cili ka kënduar bashkë me artistët e mëdhenj shqiptarë.
Ardit Gjebrea: Ku e ke “bendin”?
Elsa Lila: Kishin shumë koncerte në këtë periudhë dhe nuk i solla dot për një kohë kaq të shkurtër.
Ardit Gjebrea: Për 1 këngë, 2 minimalisht.
Elsa Lila: Kur unë qëndroj në këtë skenë, zakonisht nuk jap çmime, por këndoj, prandaj është një ndjenjë e brendshme e pafrenueshme që unë të mos këndoj. Duhet patjetër dhe sa herë që jam para publikut tim, duhet t’i përshëndes me zërin tim.
Ardit Gjebrea: Jam i lumtur, urdhëro.
Elsa Lila: Po duke qenë se nuk kemi “bendën” time, unë do të propozoja diçka, duke qenë se ti je kompozitor, këngëtar dhe pianist…
Ardit Gjebrea: I kam harruar.
Elsa Lila: Nuk e di tani pas kaq kohësh nëse di t’i biesh pianos?
Ardit Gjebrea: Edhe i bie.
Elsa Lila: Po mirë, duam të improvizojmë diçka sonte bashkë?
Ardit Gjebrea: Kujtoj vitin 96’ teksa unë prezantoja Festivalin e Këngës në RTSH dhe ti fitove 15 vjeç me këngën “Pyes Lotin”. Unë e këndoja bashkë me babin tënd dhe ishim të dy të lumtur sikur ti je një pjesë e familjes time dhe ashtu ke qenë gjatë gjithë kohës. Kështu që pse jo? Jemi mes shqiptarëve që kanë ardhur nga vende të ndryshme.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Пікірлер: 191

  • @ledjondajlaniofficial5645
    @ledjondajlaniofficial5645

    Elsa Lila eshte 👑 diva ! Une dhe me kete stilin e ri barok me pelqen shum aq mall kisha ta degjoja e ta shikoja ne skene ❤

  • @NadiaBllaci
    @NadiaBllaci

    Askush nuk mund te hedh balte mbi talentin dhe menyren e te kenduarit ,Elsa Lila je artiste e madhe!❤👏👏👏👏👏👏👏

  • @millenisde9275
    @millenisde9275

    Ju qe komentoni qe zeri i saj tingellon ndrysh, jo po shtremberohet ne fytyre, jo po nuk i merren vesh fjalet, mesohuni me idene qe Elsa nuk eshte me 15 vjece. Gjerat ndryshojne, njerezit ndryshojne, menyra si dikush deshiron te percjelle artin ndryshon, kordat zanore me kalimin e kohes trashen dhe zeri del me i plote (mos harroni qe ajo eshte tashme ne te 40t). Plus qe eksperiencat e saja ne jete, dhe drejtimi qe ka zgjedhur per artin e saj jane me teper te muzikes klasike baroke, sigurisht qe ky stil muzike kerkon nje imposture zeri me ndryshe sesa kur kendon pop. Ju nuk mund te gjykoni dike per mimikat qe ben gjate te kenduarit, sepse ky eshte stili i artistit, menyra si ka zgjedhur te shprehet, ose e pelqeni ose jo.. po skeni pse vini ketu te villni vrer dhe te na cani koken neve qe na pelqen Elsa per ashtu sic eshte. A thu se jua ka borxh te kendoje ashtu sic doni ju. Elsa eshte nje artiste e rralle, dhe jemi me fat qe e kemi.

  • @mikelamustafa1991
    @mikelamustafa1991

    Kush e kupton muziken kjo eshte Artiste e pazevendesueshme,zeri live se jeni mesuar me playback,nje Elsa Lila lindi vetem 1here ne jete❤

  • @user-cd1vb3un5q
    @user-cd1vb3un5q

    Arditi & Elsa Artist te kalibrit te lartė ❤️❤️🥇🥇

  • @luleshala58
    @luleshala58

    Ze brilant,artiste e madhe

  • @leonoraferati5250
    @leonoraferati5250

    Na kujton Vacen te re Bravo . Te ruajtet zoti nga kafshet me dy kemb

  • @dilalleshi1697
    @dilalleshi1697

    Ardit Gjebrea je i mrekullushem ❤❤

  • @limpiotray7803
    @limpiotray7803

    Si gjithmon Arditi lezeti i spektaklit

  • @agolliermira4661
    @agolliermira4661

    E madhja Elsa Lila,brilante😍

  • @najmoveliu1322
    @najmoveliu1322

    Une e dua ELSEN ❤

  • @rudinamucollari6406
    @rudinamucollari6406

    ❤❤❤❤❤❤❤Je ⭐⭐ Elsa Lila

  • @gentiandika
    @gentiandika

    Bravo.. Elsa Lila, te pakten kesaj here i kuptova fjalet e kenges, shpresoj gjithashtu dhe ne festivalin e 62 te kenges ti kuptoj fjalet,.

  • @tatjanatatjana5802
    @tatjanatatjana5802

    Shume bukur,por do te lutesha Elca te flisje vetem shqip ne scenen tone spese gjuha jone eshte me e bukur dhe jo tè gjithe ata qe e shikojn dhe te adhurojn e kuptojn gjuhen italiane

  • @user-ej7tk4nq3t
    @user-ej7tk4nq3t

    Dy Artist te rrall super brilante..perfekte..komplimente Respekte 👌👌🌟🌟🌟🙏🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @BS-zv9nt
    @BS-zv9nt

    Wow ❤

  • @teuatue
    @teuatue

    Elsa Lila… e bukura e madhja e shqiptarisë, na u riktheve e na pasurove skenat tona këto javë!

  • @lauretabakalli4212
    @lauretabakalli4212

    Ah sa do doja te shijoja ate ze te mrekulleshem dhe sa bukur u rikthye pas shum peripecive qe ka kaluar jashte.

  • @leonbeni
    @leonbeni

    Çfare privilegje te isha present ne kete ngjarje dhe te ndegjoje Elsa Lila duke kenduar. Prima-done e vertete ❤

  • @team1612
    @team1612

    Ajo ka ze origjinal te bukur .por ate zanoren burrerore qe po e perveteson si stil eshte nje sforcarje e pa nevojshme mendoj.

Келесі