Hoxhë Elbasan Xani

Hoxhë Elbasan Xani

Hoxhë Elbasan Xani lindi në fshatin Polac të komunës së Skënderajt më 10.04.1993.
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën "Drenica" në fshatin Polac.
Që nga mosha 6 vjeçare u vërejt një interesim i madh për tē mësuar Fenë Islame, ku prezentoi në shumë kurse dhe aktivitete të tjera.
Shkollën e mesme e vijoi në Medresen "Alaudin" në Prishtinë.
Hoxha e mësoi gjuhën arabe dhe vijoi studimet në Universitetin Shtetëror të Jordanisë në Fakultetin e Jurispudencën Islame dhe Bazat e saj, e përfundoi dhe Masterin në po të njëjtin Universitet.
Elbasan Xani mori titullin doktor, ku me sukses mbrojti disertacionin e Doktoraturës me temë: "Roli i gjuhës arabe në formimin e aftësisë në Jurispudencën Islame dhe bazat e saj".
Këtë sukses e arriti në moshë rekorde (28 vjeç) dhe u bë Doktori i parë i Shkencave Islame në qytetin e Skënderajt.
Aktualisht është imam dhe ligjërues në xhaminë "Shaban Jashari" në Skënderaj ku është dhe shumë aktiv në aktivitete të ndryshme në të mirë të popullit

Пікірлер