Пікірлер

  • @qendrimrexhepi8797
    @qendrimrexhepi879711 ай бұрын

    Allahu te shperbleft ☝️

  • @xhevairosmani4122
    @xhevairosmani41222 жыл бұрын

    Tlumt goja inderuar hoxh fjal me vend vallai...trujt zoti

  • @hamzarrahmani1906
    @hamzarrahmani19062 жыл бұрын

    All-llahu na udhëzoftë dhe na falët InshaAllah

  • @mimozaveseli1275
    @mimozaveseli12752 жыл бұрын

    Zoti te shperblefte hoxhe I nderuar

  • @islam-peace5101
    @islam-peace51012 жыл бұрын

    Surja Mulk indeksuar me numër 67 , numri i ajeteve 30 1 I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send. 2 Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi. 3 Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? 4 Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur. 5 Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh. 6 Dënimi në xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai! 7 Kur të hidhen në të, ata do t'ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon. 8 "Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: "A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)? 9 Ata thonë: "Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: "All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe!" 10 Dhe thonë: "Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit". 11 Pra, i pranojnë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës. 12 Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh. 13 E ju, fshiheni ose thuajeni fjalën tuaj haptas; s'ka dyshim se Ai e di çka fshihni në zemrat tuaja. 14 A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë. 15 Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja. 16 A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshojë) toka kur të dridhet. 17 A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! 18 Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im !? 19 A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di. 20 Kush është ajo ushtri juaja që do t'ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh. 21 Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie. 22 A është më i udhëzuar ai që ec i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ec në pozicion qëndrues rrugës së drejtë? 23 Thuaj: "Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni" 24 Thuaj: "Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!" 25 E ata po thonë: "Kur do të sendërtohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?" 26 Thuaj: "Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam vetëm një qortues që ju bëj me dije!" 27 "Kur ta shohin atë (xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: "Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejtë!" 28 Thuaj: "Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t'i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?" 29 Thuaj: "Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur, kurse ju do ta kuptoni se kush njëmend është ai i humburi!" 30 Thuaj: "Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t'ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?".,