Xenex

Live performance
Urta Fest Albania është I pari dhe I vetmi konkurs-festival i organizuar në Shqipëri për të promovuar artistët e rinj në zhanret e hip-hopit, reggae, reggaeton, dance hall dhe RnB. Projekti synon të identifikojë dhe të japë vlerë talentet më të mira të muzikës në vend dhe diaspore. Ofron një platformë për ta çuar ata drejt finaleve. Ky festival po vjen në sezonin e dytë dhe ka si objektiva kryesore promovimin e talenteve të rinj, rritjen e ndërgjegjësimit publik për muzikën e krijuar nga artistët vendas dhe promovimin e kulturës dhe artit në shoqërinë shqiptare.
Jurinë e festivalit e përbëjnë profesionistë të muzikës si Trinium (producenti i Endorfin Entertainment), regjisori dhe kantautori Redi Mazi dhe DJ-i i njohur Indripendent FX.Producent ekzekutiv, Kastro Zizo (Klevis Bega). Juria vlerëson performancat e artistëve dhe jep vlerësimet e tyre. Përveç vlerësimit nga juri, publiku ka gjithashtu mundësinë të votë për performancat e artistëve të rinj dhe të japë feedback-in e tyre, i cili ndikon në vendimmarrjen për finalistët e festivalit. Finale Korrik 2023

Пікірлер