Vertigo, problemet me veshin e brendshem, mjeket: Mos i neglizhoni shenjat paralajmeruese|ABC News

Mjekët e spitalit amerikan Mirjan Muçko dhe Arvenol Meta të ftuar tek Abc-ja e Mëngjesit këtë të mërkurë kanë dhënë detaje në lidhje me shqetësimet shëndetësore që shkakto veshi i brendshëm.
Mjek i ORL-së Muçko ka theksuar se një nga shenjat dalluese të kësaj patologjie është marramendja, por jo në të gjithë rastet.
Gjithashtu ai ka theksuar se pacientët duhet të jenë më të kujdesshëm ndaj shenjave dalluese dhe të konsultohen me mjekun specialist para se të marrin medikamente në farmaci.
“Vertigo është shumë e shpeshte dhe njerëzit në çdo lloj marramendje thonë se është nga veshi i mesit. Është një patologji që ndeshet shpesh por nuk lidhet me veshin e mesëm, por atë të brendshëm. Në 80 % të rasteve është veshi i brendshëm ai që i shkakton. Shumica e rasteve mund të jenë dhe në gjumë.
Marramendja ndahet në objektive dhe subjektive në një moment marramendja është kur ne qëndrojmë në një vend dhe objektet rrotullohen rreth teje kjo është objektive ndërsa subjektive është kur ty të duket sikur nuk përqendron veten. Në veshin e brendshëm janë tre kanale gjysmë rrethore dhe ndodh që disa grimca ose kristale mund të shkëputen dhe qarkullojnë brenda këtyre kanaleve janë shumë të imta dhe është e vështirë të shikohen dhe në rezonancë dhe lëvizja e tyre shfaq dhe marramendje. Grimcat pozicionohen diku dhe për një moment marramendja largohet këto janë dhe rastet më të shpeshta dhe trajtimi në shumicën e rasteve nuk ka nevojë për medikamente por mund të stabilizohet me disa veprime.
Kur të duket sikur nuk ekulibrohesh dot është e rëndësishme që të konsultohesh me mjekun, pasi kjo është një sinjal për probleme anemie, mund të jetë një problem hipertensioni, ose më e madhja dhe probleme tumorale në momentin që marramendja është e zgjatur në kohë dhe e përsëritur”, ka thënë ai.
Ndërkohë audiologu, Arvenol Meta pranë spitalit Amerikan është shprehur se jo gjithmonë marramendja është një shenjë dalluese e dhimbjes së veshit, pasi mund të ketë dhe shumë patologji të tjera të lidhura me këtë.
“Marramendja nuk është një sëmundje por është një shenjë treguese në lidhje me një patologji tjetër. Duke qenë se është kaq e gjerë është dhe e vështirë për ta diagnostifikuar. E rëndësishme është që të ndahet marramendja e vërtetë nga ajo që nuk është e vërtetë, ndaj është e rëndësishme që pacientët të konsultohen me mjekun specialist”, ka thënë mjeku. /abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: abcnews.al/
Facebook: / abcnews.al
Instagram: / abcnewsal
Subscribe kanalin tone ne: youtube: / abcalbanian
#abcnews #abcnewsalbania

Пікірлер: 47

  • @Fitnete-wx4jw
    @Fitnete-wx4jw Жыл бұрын

    Bravo Abc faleminderit super sqarim identik me ka ndodh dhe mu

  • @areliaelezi2223
    @areliaelezi22233 жыл бұрын

    👏👏

  • @manushaqejahi3287
    @manushaqejahi3287 Жыл бұрын

    Edhe une te njejten gje kam . Shume mire po e shpjegojne mjeket

  • @abdilshabani4965
    @abdilshabani49652 жыл бұрын

    Dr nje pyetje kam probleme me maramendjen incizimin e kokes eshte ne regull po behet fjal per veshin e meshem mar medikamente po do kohe kaloi tash e njejta ka filluar prap .mendimi i juaj.

  • @bashkimshabani8578
    @bashkimshabani85782 жыл бұрын

    E falenderoj stafin e adc

  • @Skullk13
    @Skullk134 ай бұрын

    Shume e vertet Ashtu esht kam shku ne spita un dhe me than s,ke gja te kalon vet. Ju lutem kjo te jep harres te harrosh ku je

  • @simonndoci3724
    @simonndoci3724 Жыл бұрын

    Keto mjek shihi ne pamje,s'ka nevojë ma shume !

  • @litafetekastrati2768
    @litafetekastrati27682 жыл бұрын

    Pershendetje kam dhimbje ne veshin e jashtem qfare me keshilloni ju lutem

  • @lidahoxhaj247
    @lidahoxhaj247 Жыл бұрын

    Mirbrema ju lutemi na shkruani jne numer telefoni se jeta eshte e gjat dhe nuk mud te kalohet me marje mec ju lutem

  • @sokollyto5193
    @sokollyto51933 жыл бұрын

    Cfar vizite mund te bej.

  • @lalshpellari2785

    @lalshpellari2785

    3 жыл бұрын

    perdor mjalt me propolis ka dhene efekt tek shum semundie ne shikim ne degjim si dhe tek shum semundie forcon imunitetin dhe mbitegjitha efekte ansore nuk ka.

  • @uglari56mehmet51

    @uglari56mehmet51

    2 жыл бұрын

    Pershendetje doktor kam humb ndegjimin eveshit te majt kam qen te mjeku ishpies kam marr tableta anti biotik.pastrimin eveshit po prap ska permirsim kontrollimin ekam ber emerin ekam ber nerregull mekan than skaastumore apodishka tjeter.njersitje kam anen edjath ne qaf.drejt peshimin ehumbi nga nji her.ment me mirren kur jam rat. Faleminderi pergjegje pres.

  • @antoneta8493

    @antoneta8493

    Жыл бұрын

    Mund të shkosh tek vizitat për vesh dhe të tregosh të gjitha problemet që ke

  • @sokollyto5193
    @sokollyto51933 жыл бұрын

    Pershendetje doctor marimendje me ndodh I hate ne muaj nje her ne 2 muaj me sjell tension te lart 36 vjec jam mund te jet veshi I mesem.

  • @lalshpellari2785

    @lalshpellari2785

    3 жыл бұрын

    pervoje njeher mjalt me propolis permirson trurin shikimin degjimin tencionin etijer.

  • @zengjineismaili9798
    @zengjineismaili9798 Жыл бұрын

    SHUM U FALNDEROJM PER KESHILLAT.

  • @bashkimshabani8578
    @bashkimshabani85782 жыл бұрын

    Psh doktor jam nje xonj mosha 26 vjece nga 70 kile kam vajt 30 kile atehere isha e lodhur nga punet shum e nervozuar kur u ula me dha nje shtegim veshi dhe mpirje koke

  • @bidehasi280

    @bidehasi280

    3 ай бұрын

    Shiko feritinen anemin se kam une keshtu

  • @hotelvelkom6494
    @hotelvelkom649411 ай бұрын

    Vitamina b1 ju mungon

  • @bashkimshabani8578
    @bashkimshabani85782 жыл бұрын

    Nga gjendja jam keq me zor qe blej ilacet jam tu vdek cdo dite doktor sepse nuk kam mundesi te shkoj te bej ato aparaturat qe jane per te oare veshin kam qene shum e oaraqitur por tani kam ndryshuar jam dobesuar ju falenderoj doktorjam nga durresi

  • @valmirakafazi8008

    @valmirakafazi8008

    Жыл бұрын

    Il 😊😊😊😊😊😊😊😊😊

  • @vlorevlore9198
    @vlorevlore91983 жыл бұрын

    Un kam kaluar shum ket marjen e mendve ne gjym kur u zgjova sa hapa syt ose u ktheva ne krah meren mend shum dhe volla vrer

  • @leonitnrecaj5224

    @leonitnrecaj5224

    3 жыл бұрын

    Pershendetje dashta met pyet se edhe un qet rast e kam sikur ti a mundesh mem tregu se aje sheru ti apo te cili mjek je kan

  • @hermiljanpepa7700

    @hermiljanpepa7700

    3 жыл бұрын

    @@leonitnrecaj5224 si je vella kete problem e kam dhe un ti je sherur

  • @elma.sulejnani5358

    @elma.sulejnani5358

    3 жыл бұрын

    Edhe un kshtu kom qen hera e 2 po bohet kshtu .ne.gjum.kom.pas marramendje si jom un menjeher kom vjell shum...ju lutem si me sheru ket smundje ...

  • @vlorevlore9198

    @vlorevlore9198

    3 жыл бұрын

    @@elma.sulejnani5358 po sherim ska po te pakten me ilace ta mbajm.ne kontroll beh nje grafi koked se esht spoliatroz ajo te jep marje mendsh dhe te vjella un bera ca gjilpera ca serume dhe sikur kam qen mir per momentin

  • @albanbushi4710

    @albanbushi4710

    3 жыл бұрын

    @@elma.sulejnani5358 aman qa ke ba me u sheru

  • @simonndoci3724
    @simonndoci3724 Жыл бұрын

    Car doktori ashte ky kalama ?

  • @ragiplladrovci9643
    @ragiplladrovci96435 ай бұрын

    Ķ

  • @simonndoci3724
    @simonndoci3724 Жыл бұрын

    Pse qesh o injorant?

Келесі