Vasil Bici prezantohet si trajner i ri i Lushnjës - (28 Tetor 2008)

Lajme arkiva 2008
Vasil Bici, është prezantuar si trajner i ri i Lushnjës. Figura e njohur e futbollit lezhjan ka zëvendësuar Saimir Malkon, i cili do të qëndrojë sërish pranë ekipit. Bici përpara gazetarëve është shprehur i bindur se paraqitja e Lushnjës do të ndryshojë dhe skuadra do t’i largohet fundit të tabelës.
Vasil Bici: “Do të përpiqem me të gjitha aftësitë e mia që ta justifikojmë dhe Lushnja të ngelet në skuadrat e mesit të tabelës pse jo dhe ma lart, pra të mos e diskutojmë kategorinë. Njof pjesërisht lojtarë të cilët kanë qarkullu në kampionatin shqiptarë me një pjesë dhe kam punuar”.
Lushnja është skuadra e 10 shqiptare që merr në drejtim Vasil Bicin në karrierën tij si trajner. Debutimi i tij do të jetë të mërkurën në takimin e kupës së Shqipërisë ndaj turbinës në Cërrik. Ndërsa në kampionat do të pres të dielën Teutën. Klubi myzeqar ka dhe një president të ri pas dorëheqjes së kryebashkiakut Albert Sanxhaku, ai është biznesmeni Ergit Duçellari./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі