Uniko - Si u organizua vrasja në burgun e sigurisë së lartë nga Sokol Mjaçaj (18 Dhjetor 2023)

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.
Tetë vjet pasi tronditi vendin me vrasjen gjakftohtë të dy turistëve, Sokol Mjaçaj rikthehet në vëmendje të opinionit publik shqiptar.
28-vjeçari nga fshati Lotaj i Shkodrës kreu ndoshta një nga krimet e rralla në Shqipëri, një vrasje brenda burgut.
Ishte ora 13:52 e së premtes së 15 Dhjetorit 2023, kur nga mediat u raportua se në burgun e Peqinit ka ndodhur një ngjarje e rëndë me viktima dhe të plagosur.
Mes kakofonisë së informacionit dhe situatës së paqartë, rreth orëve të drekës u mësua se Sokol Mjaçaj kishte vrarë me pistoletë të burgosurin e përjetshëm Arben Lleshi dhe kishte plagosur të dënuarin tjetër Indrit Shaqja.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Prokuroria e Elbasanit, 28-vjeçari Mjaçaj e thirri në emër Arben Lleshin dhe e qëlloi me një revolver nga dritarja e qelisë. Arben Lleshi mbeti i vdekur në vend brenda qelisë, e lokalizuar në Sektorin B të burgut të Peqinit.
Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur gabimisht edhe Indrit Shaqja, i cili u dërgua në spital për të marrë kujdesin mjekësor.
Sipas hetuesve të Elbasanit, pasi kreu krimin, Sokol Mjaçaj kërcënoi me armë në dorë punonjësit e shërbimit dhe më pas u izolua në ambientet e takimeve me familjarët në këtë burg.
Ai refuzonte që të dorëzohej. Mes Sokol Mjaçajt dhe autoriteteve të burgut Peqin, të drejtuara nga drejtori, nisën negociatat deri kur 28-vjeçari pranoi që të dorëzohej.
Atij iu hodhën prangat dhe u udhëzua që të prangoste njërën dorë, ndërsa tjetrën ta lidhte te hekurat e dritares. Më pas hodhi pistoletën. Policia e burgjeve ndërhyri duke e arrestuar.
Në mbrëmje, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se situata në burgun e Peqinit ishte vendosur nën kontroll.
Pas arrestimit, Sokol Mjaçaj i tha grupit hetimor se Arben Lleshin e vrau pasi me të kishte një zënkë të mëparshme. Por hetuesit janë skeptikë dhe kanë dyshime që vrasja mund të ketë qenë e porositur nga jashtë burgut. E për këtë arsye, një shqetësim serioz i hetuesve është dhe fakti se ku e gjeti armën 28-vjeçari Mjaçaj dhe si kishte kaluar kontrollet e burgut.
Nga hetimet e deritanishme, Prokuroria e Elbasanit ka dalë në konkluzion se pistoleta që përdori në vrasje Sokol Mjaçaj ishte futur brenda Burgut të Peqinit rreth 20 ditë para krimit. Arma ishte mbajtur në dhomë nga Sokol Mjaçaj, por edhe në ambiente të përbashkëta si në ajrim apo në regjimin e brendshëm.
Atë ditë që kreu dhe vrasjen, Sokol Mjaçaj do të duhej të futej në regjimin e posaçëm 41bis me urdhër të ministrit të Drejtësisë. Gjatë marrjes në pyetje, 28-vjeçari ka thënë se kishte dëgjuar nga të burgosurit e tjerë që do të futej në izolim dhe se po të mos e kishte mësuar këtë fakt, nuk do ta kryente vrasjen atë ditë.
Një ditë pas krimit brenda burgut, Prokuroria e Elbasanit që mori nën hetim ngjarjen ndaloi drejtorin e burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe 11 vartës të tij me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Disa muaj para vrasjes, Sokol Mjaçajt ju sekuestrua një celular brenda burgut të Peqinit. Ky aparat celular po i nënshtrohet ekspertizës pasi hetuesit shpresojnë të gjejnë aty biseda apo materiale që mund të lidhen me vrasjen e Arben Lleshit.
Në kuadër të këtyre hetimeve, uniformat blu kontrolluan edhe banesën në Dukagjin të dhe vëllait të Sokol Mjaçajt, por nuk gjetën asgjë.
SKEDA E SOKOL MJAÇAJT
-Sokol Mjaçaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal të Shkodrës më datë 3 Korrik 2015. Ai iu kishte dalë përpara makinës së turistëve Michael Svatos dhe Anna Kosinova duke i kërcënuar me kallashnikov, me synim për t’i grabitur. Ishte futur brenda fuoristradës së tyre, dhe pas rreth 2 kilometra i ekzekutoi me armë.
“Në fillim nuk doja t’i vrisja, doja vetëm t’i grabisja, të merrja makinën dhe të ikja. Por djali frenonte fort, donte të më përplaste. Pastaj deshi të më merrte dhe armën”, ka thënë Sokol Mjaçaj në atë kohë për hetuesit. Më pas ekzekutoi të parin 27-vjeçarin Michael dhe të dy vajzën.
Në pamundësi për të marrë fuoristradën e turistëve pasi po rrëzohej në greminë, ai mori vetëm celularin e turistëve dhe u arratis në këmbë. Policia mundi ta gjente në një shtëpi të braktisur, pasi gjurmoi celularin. Ai iu dorëzua policisë pasi kërkoi të mos qëllohej. Në momentet e para, nuk shprehu pendesë për krimin e rëndë, por vetëm keqardhje që nuk arriti të realizonte plotësisht grabitjen dhe të merrte makinën e çiftit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер: 85

  • @enigertgerti7712
    @enigertgerti77126 ай бұрын

    Kta lloje mostrash as burgun se meritojn..duhen eleminuar menjiher sa kan kryer krimin e par..sepse kur i fut nburg i ke dhen nje mundsi te dyt per kryerjen e nje krimi tjeter

  • @user-zy5li2kt5d
    @user-zy5li2kt5d6 ай бұрын

    Gjynaf, me bindje absolute ka shum po shum të pafajshëm në burgjet tona.

  • @leonardsulaj924
    @leonardsulaj9246 ай бұрын

    Arben Lleshi, i vrau te gjithe njerzit e tij, me veprimin e tij..

  • @user-wm2gy7qm9u

    @user-wm2gy7qm9u

    6 ай бұрын

    Tamamm. Ka bere krim makaber. Vrau shokun e mikun e vet dhe e djegu. Nuk mund te falet ky veprim

  • @viktorbludaj3459
    @viktorbludaj34596 ай бұрын

    Te nimoft zoti Besnik kodra

  • @remzibujari255
    @remzibujari2556 ай бұрын

    Kurr kurgja dej sot ske zbulu veq inis izgjat ka 5-6..pjes edhe lagohesh si serislet turke pa perfundim

  • @RomeoKora-nf9qm

    @RomeoKora-nf9qm

    6 ай бұрын

    Ore si njeri mir duket.por do ja vinte vetes vulen tamam gazetar po te zbardhte vrasjen e soniles.preku shume njeres

  • @lindalinda3657

    @lindalinda3657

    6 ай бұрын

    Po ky nuk eaht prokuror moj e uruar por GAZETAR

  • @Kisasdea

    @Kisasdea

    6 ай бұрын

    Mo's ngaterro kekun me byrekun o shoku . A harrove SE Spartaku eshte Gazetar ?

  • @JetmirDemaj-fv4de
    @JetmirDemaj-fv4de6 ай бұрын

    Mas ngjarjes te jasht zakonshme thot esht nen kontroll

  • @dylibaba792
    @dylibaba7926 ай бұрын

    Kto tipa nuk duhet te jetoj ai qe vret vret prap..duhet te vihet denim ne heshtje...Eleminim.

  • @Okt2378
    @Okt23786 ай бұрын

    Emisioni terheqes top , po ky avokati vlla leqe nuk kuptohet se ca thot , zeri joterheqes jo bindes..edhe un ta kisha avkoat ket do kisha frik se me fuste mrena

  • @Kisasdea

    @Kisasdea

    6 ай бұрын

    😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂

  • @DominicUSA114

    @DominicUSA114

    6 ай бұрын

    Interrnetin nuk e ka tmir avokati

  • @theslayer2899
    @theslayer28996 ай бұрын

    Ky MJACAJ DUHET VARUR PER GJUHE , HAJDUT PULASH DHE VRASES ORDINERE.

  • @astrithudhra4698

    @astrithudhra4698

    6 ай бұрын

    Fiks fare vella, ky burr vrau dy veta per nje telefon. Shum shpejt kan per ta vrar né burg. Nga zona e ketyre e mbajn veten sì njerz tè beses. Un'e kam shpetuar jeten njerit nga zona e ketij, i hapa gojen i nxora gjuhen jashte edhe shpetoi. Mbas ca kohesh donte tè dilte deshmimtar per italianin qe tè m'è fuste né burg mua. E egzagjirova pak kometin, né tè shkruajtur. KALOFSH mir, tè ruajt zoti.

  • @redielezi6803
    @redielezi68036 ай бұрын

    Sa njerez te pa fajshem ka ne burg

  • @MrFLORI33
    @MrFLORI336 ай бұрын

    Kurre nuk e besoj.? Po QE Vellain, nuk e besoj

  • @user-wj6jq2vi3n
    @user-wj6jq2vi3n6 ай бұрын

    Po ty mor te ka kap kush per fyti

  • @hirabaftic457
    @hirabaftic4576 ай бұрын

    Kto duhet te varen ne shesh

  • @KadriTusha
    @KadriTusha6 ай бұрын

    OMANJA.DONJEGOJORE.SEJE.PERME.LART.ORBURR..TJAMARRESH.RAMES.GOJORE..MELART.OBORR

  • @unike3570
    @unike35706 ай бұрын

    Xhina mevra burg katstrof xhina familja

  • @VloreVlora-zw5yz

    @VloreVlora-zw5yz

    6 ай бұрын

    Kush esht xhina?

  • @user-sr5sn8bl3n

    @user-sr5sn8bl3n

    6 ай бұрын

    @@VloreVlora-zw5yzKA DASHUR TE-THOTE GJYNAH A-PO E PYETE ME "IRONI" & I'A DIJE KUPTIMIN FJALES

  • @fatbardhakryeziu620
    @fatbardhakryeziu6206 ай бұрын

    Mos gjykoni zanin e avokatit, or njerz

  • @eminegoci9798
    @eminegoci97986 ай бұрын

    Pa Zotri Spartak nuk paska kuptim ki Emsijon .

  • @user-gy2wf8im9u
    @user-gy2wf8im9u6 ай бұрын

    Ka qen dasem avokati ..dihet leku modh rrezik uka hedh

  • @emma.bestrong333
    @emma.bestrong3336 ай бұрын

    Sa gjynah me erdhi per kete te burgosur te pafajshem 😢

  • @VloreVlora-zw5yz

    @VloreVlora-zw5yz

    6 ай бұрын

    ???

  • @elisabeta3351

    @elisabeta3351

    6 ай бұрын

    Shum e veshtire te gjesh te burgosur te pafajshem.vetem shqipataret ju thone heroj kriminelave

  • @LearnAlbanianOn

    @LearnAlbanianOn

    6 ай бұрын

    Haha

  • @scottt-tq3in

    @scottt-tq3in

    6 ай бұрын

    😂😂 Ironi kirurgu😂😂😂

  • @jackiechan8744
    @jackiechan87446 ай бұрын

    Burgu ka plot te pafajshem

  • @florjanhaka319
    @florjanhaka3196 ай бұрын

    Po ku ka justifikim ktu imagjino vit pas viti afganistan luft 150vite turp

  • @AjlaAjla-ml5qk
    @AjlaAjla-ml5qk6 ай бұрын

    O zoti avokat po ty te ka ngec bretkosa ne fyt 😂

  • @lindakatili4062

    @lindakatili4062

    6 ай бұрын

    😂😂😂

  • @reziduda5235

    @reziduda5235

    6 ай бұрын

    Hahahaha sa kam qesh

  • @elial5742

    @elial5742

    6 ай бұрын

    Nuk mendoj qe ka te bej shume pamja dhe zerin..por truri..

  • @AjlaAjla-ml5qk

    @AjlaAjla-ml5qk

    6 ай бұрын

    Aaaa truri ktyre ka ik per lesh puna këtyre eshte ja prit prit se erdha si Edisoni Durrësit 😂😂😂😂😂

  • @NikaPreke
    @NikaPreke6 ай бұрын

    Po armen eka futur me anë të ndonjë polici aty e kupton edhe gomari,

  • @Albkld1
    @Albkld16 ай бұрын

    Ca eshte ky avokat kshtu?!!😂😂😂😂

  • @rajmondaobaidi7773
    @rajmondaobaidi77736 ай бұрын

    Aty ska shtet korrupsion

  • @user-kq9si8ps4ytoni
    @user-kq9si8ps4ytoni6 ай бұрын

    ÇfR është ky me këtë Zë të Çirrurë 😮😅😅

  • @kelakela9341

    @kelakela9341

    6 ай бұрын

    Asnji fjal nuk i kuptoj ktij avokati me tre zera dukrt😂

  • @user-kq9si8ps4ytoni

    @user-kq9si8ps4ytoni

    6 ай бұрын

    @@kelakela9341 Na E Shpifi fare Sikur ika hy gjë në fut 🤣

  • @TonyTony-ks3gu

    @TonyTony-ks3gu

    6 ай бұрын

    Ca ti bej zerit ai vlla? 🤦‍♂️

  • @DominicUSA114
    @DominicUSA1146 ай бұрын

    Interrnetin se paska tmir ky avokati

  • @sadullajashari2625
    @sadullajashari26256 ай бұрын

    Enver hoxha te ishte gjall.

  • @user-lv5fw2cw9v
    @user-lv5fw2cw9vАй бұрын

    Vete shteti ifyt keta mostra

  • @johnyapplesauce8034
    @johnyapplesauce80346 ай бұрын

    Na lodhi bythen nuk kam hak as hile 😂

  • @user-wm2gy7qm9u
    @user-wm2gy7qm9u6 ай бұрын

    Ca avokati re. Avokat x lepur.

Келесі