Uniko - Çfare ndodhi ne fshat 1 jave para se te zbulohej kufoma e gjymtuar

Ойын-сауық

Pesë vite më parë, konkretisht më 25 Prill 2015, në fshatin Babje të Librazhdit u gjet një kufomë e dekompozuar në masën 90%. Nga informacionet paraprake, në atë kohë u raportua që kufoma i përket një gruaje, por më pas ky variant u hodh poshtë.
Edhe pas kaq vitesh, trupi i pajetë ende nuk është identifikuar. Emisioni “Uniko” në Klan Plus e disponon këtë dosje hetimore. Stafi i emisionit u rikthye në vendngjarje në fshatin Babje, që ndodhet 74 kilometra larg kryeqytetit. Ne shkuam aty për të mësuar më shumë se si u zbulua kufoma dhe çfarë detajesh të pathëna ka nga ajo ngjarje, që na i kanë rrëfyer banorët e fshatit të cilët ishin të parët që njoftuan policinë se një kufomë e dekompozuar ishte gjetur në lagjen e epërme të fshatit.
“Një ditë banorët e fshatit kishin lëshuar bagëtitë. Disa qen të personave që kishin bagëtitë, kanë nxjerrë këmbën e viktimës që ishte kompozuar. Më pas bariu i fshatit ka lajmëruar policinë. Policia ka ardhur, ka ardhur ekspertiza. Në fshatin Babje nuk kemi asnjë person të humbur. Kjo viktimë nuk është nga qyteti i Librazhdit, nuk ka asnjë person të humbur”, na rrëfeu njëri prej banorëve.
Sipas tij, kufoma që u gjet në fshatin e tyre ishte sjellë aty nga një vend tjetër.
“Nga të gjitha mendimet që janë marrë është që kjo kufomë është e sjellë. Mund të kishte një javë që ishte futur në këtë përrua”.
Por çfarë kishte ndodhur një javë përpara se banorët e fshatit Babje të zbulonin kufomën e gjetur?
“Një mesnatë këtu ka ndodhur një bllokim rruge. Rreth 1 javë më përpara ishte bllokuar me disa gurë nga persona që mund të kenë prurë viktimën. Është bllokuar në disa vende në pjesën e poshtme sepse kjo rruga këtu lidh Spatharin, Dardhën dhe del deri në Hotolisht. Personat, për t’u larguar, kanë bllokuar rrugën dhe kanë ikur për në Dardhë. Ne na bëri shumë përshtypje. Gurët që kanë qenë në rrugë kanë qenë shumë të mëdhenj”.
#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер: 16

  • @fatmrcaca7277
    @fatmrcaca72774 жыл бұрын

    Zoti na ruajt nga njerzit e kqi

  • @anajahaj4549
    @anajahaj45494 жыл бұрын

    Wow o zote i madhe 🥺🥺🥺ca kafesherije ai qe e ka bere rron besoj dhe shikon na large..

  • @renatodaullxhiu7380
    @renatodaullxhiu73804 жыл бұрын

    A si o bo ne shqiperi me ikur se ska mo jet atje vetem krime degjon.

  • @agronrexhepi7700
    @agronrexhepi77004 жыл бұрын

    ardhur ejo erdhur ok

  • @nurijehaxhiaj5979
    @nurijehaxhiaj5979 Жыл бұрын

    Oooo zot imadh paguj kto viktima tepa fajshme inshallah ne gjenet

  • @ilmirreci
    @ilmirreci4 жыл бұрын

    Pese nuk i bulohet fetyra persotni qe kergon

  • @eneakorca9175
    @eneakorca91754 жыл бұрын

    o spartak kir ju ben intervista te kti rasti mbulja fytyren intervistusit se ai po ben rolin e gazetarit flm per mirkuptimin

  • @anajahaj4549
    @anajahaj45494 жыл бұрын

    🙏🙏🙏🙏😢😢😢😢

  • @kriskris6092
    @kriskris60924 жыл бұрын

    Ka ardhur thuhet dhe jo erdhur

  • @XhevdetMustafa1

    @XhevdetMustafa1

    4 жыл бұрын

    Rip gjuha shqipe 🤣

  • @justaperson3376
    @justaperson33764 жыл бұрын

    po kush e di njeri pa njeri.

  • @doncapo6777
    @doncapo67774 жыл бұрын

    Po nuk ta ben njeri kot jo ,

Келесі