Tv Klan - Tirana ''pushtohet'' nga turistët e huaj

Kështu zgjohet Tirana. Që me nisjen e sezonit veror për ne është berë e zakonshme të shohim kudo grupe të mëdha turistësh që presin të nisin turin e tyre nëpër qytet.
Ky grup i madh, u nda për të ndjekur udhërrëfyesin e tyre, që i tregojne për monumente e fakte të rëndësishme identitare në gjuhën spanjolle, italiane, angleze e frënge. Por nuk mungojnë edhe disa fjalë shqip.
E kështu grupi niset për t’u njohur me Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, e ku më mirë se në statujën monumentale në qendër, duke dëgjuar të dhëna historike për të.
“Tirana është një qytet intrigues për turistët pasi këtu ka një miksim kulturash. Kemi gjurmë të pushtetit ottoman, italian dhe nga diktatura. E këtu bazohet edhe turi i turistëve që shkojnë për të zbuluar nëpërmjet monumneteve etapat nëpër të cilat ka kaluar kryeqyteti.”
Radhën e ka Xhamia E’them Beut, e ndërtuar në vitin 1821. Ka nga ata që zgjedhin të hyjnë për të parë muralet e veçanta të këtij institucioni që është edhe monument kulture. Karshi saj Kulla e Sahatit po ashtu tërheq vëmëndjen e tyre.
Turi vazhdon në të tjera godina, e monumente kulture, që cilido që vjen për herë të parë të marrë një shije të plotë të kryeqytetit. Por ka nga ata që janë impresionuar nga e vjetra dhe e reja që gjejnë në këtë qytet.
“Kam ardhur këtu përpara 3 javësh. Në Shqipëri kam qenë eedhe më parë se këtej e kam origjinën, por në Tiranë jo. më pëlqen shumë, më ka mbetur për të parë edhe Shtëpinë e Gjetheve”.
“Do të qëndroj 4 ditë në Tiranë. Më duket interesante këtu sidomos miksimi i modernes me të vjetrën. Ka shumë për të parë. Më pëlqen të eksploroj edhe vendet ku gatuhet ushqimi tradicional”.
Por qyteti nuk rri kurrë bosh, për të kulmuar sërish në mbrëmje ku sheshet dhe rrugët mbushet plot me të huaj, që kësaj here janë në kërkim të vendeve të mira për të ngrënë ose për të pirë.
Shumë prej tyre Shqipërinë e kanë zbuluar nga rrjetet sociale dhe na tregojnë se çfarë i impresionon këtu.
“Kemi ardhur sot në Tiranë dhe bëmë një tur nëpër qytet. Tani po kërkojmë një vend të mirë për të darkuar. Më pëlqen këtu, kam parë edhe vendet në jug dhe është shumë bukur”.
“Shoku im është me origjinë nga Shqipëria dhe zgjodhëm vetë të vinim këtu. Kemi ngelur shumë të kënaqur dhe kemi shumë respekt për këtë popull”.
Tirana është qyteti që turistët që vijnë nga aeroporti e kanë destinacion të parë, e nuk largohen pa i kaluar dy ditë në kryeqendrën e Shqipërisë, ndonëse si Tirana edhe qytetet e tjera njohin rritje të numrit të turistëve.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер: 10

  • @katjageos3857
    @katjageos385711 ай бұрын

    Miresevini! Ta njohin Shqiperin nga afer, mjaft nje images te keq per ne , rrofte Shqiperia dhe populli..❤❤

  • @brunamalo7136
    @brunamalo713611 ай бұрын

    Tirana pa ndriçim naten , Qendra duhet të jet e ndriçuar 🌚

  • @hertonagalliu5232

    @hertonagalliu5232

    11 ай бұрын

    Ka ndriçim naten.

  • @hertonagalliu5232

    @hertonagalliu5232

    11 ай бұрын

    Problemi eshte tek lagjet. Dje na lane pa drita.

  • @bashkimsalillari3876
    @bashkimsalillari387610 ай бұрын

    Ne shqiperi flasin cdo gjuhe edhe Greqisht por kemi merak se Dulja na rregjistron per grek Hahahaha

  • @user-qf7ti6pu6k
    @user-qf7ti6pu6k25 күн бұрын

    Të vjetren ku e pau ky, që ne nuk e shohim gjëkundi!

  • @agimpalushi3646
    @agimpalushi364611 ай бұрын

    Dy autobuza ne shesh me turista dhe ja ku u mbush sheshi,shkoni pak ne mal zi dhe beni krahasimin se çfar do te thot turizem

  • @invader7191

    @invader7191

    10 ай бұрын

    Ne kemi 3 fishin e turisteve te Malit Zi te pakten thuaj Kroacine qe ende ka me shume se ne.

  • @agimpalushi3646

    @agimpalushi3646

    10 ай бұрын

    @@invader7191 nuk po flasim per greqine,turqine,apo kroacine se atje dihet po marrim shembull malin zi si shtet me diku 700.000 banor ne kohen e turizmit detar vetem puntor per sherbim i duhen po 700.000 aq sa ka popullsine

  • @bashkimsalillari3876
    @bashkimsalillari387610 ай бұрын

    Ska gje o palush gezohemi dhe per Malin e zi qe ka shume turist shqiptar ka dhe atje por dhe ne kemi kemi hure ne ate rruge