Top News-Misteri që fshihet nën Liqenin e Ohrit/Si arkeologët zbuluan fshatin më të vjetër në Evropë

Ойын-сауық

Nën ujërat e kristaltë të liqenit të Ohrit, që njihet ndryshe edhe si ‘Perla e Ballkanit’, shkencëtarët kanë zbuluar atë që mund të jetë një nga komunitetet më të hershme të Evropës dhe po përpiqen të zgjidhin misterin se përse ai ishte ngritur pas një fortese prej hunjsh mbrojtës...Një rrip në bregun shqiptar të liqenit, rreth 8 mijë vite më parë mbante një grupim shtëpish, besojnë arkeologët, cka sipas tyre e bën atë fshatin më të vjetër të zbuluar deri më sot në evropë. Mostrat e marra që andej i japin vendqëndrimit një moshë që daton mes 6 mijë dhe 5800 viteve para lindjes së krishtit. Albert Hafner, profesor i arkeologjisë në universitetin e Bernës në Zvicër, thotë:
Në veriun e alpeve të Evropës, vendbanimet më të vjetra datojnë nga rreth 4 mijë vite para krishtit. Në jug, në liqenet alpine të italisë, ato datojnë rreth 5 mijë vite para krishtit. Dhe këtu në ballkan, ne mund të numërojmë mes 5800 e ndoshta 6 mijë vite para krishtit. Pra ky është vendbanimi më i vjetër në evropë...
Hafner dhe ekipi i tij kanë kaluar katër vite duke gërmuar në Lin. Vendbanimi besohet se ka patur 200 deri në 500 banorë ndërsa shtëpitë ishin ndërtuar mbi platforma druri, mbi sipërfaqen e liqenit. Tani ai, dalëngadalë po zbulon disa sekrete mahnitëse. Gjatë një zhytjeje të fundit, arkeologët zbuluan prova që sugjeronin se vendbanimi ishte i mbrojtur me mijëra hunj të ngulur në tokë që vepronin si barrikada mbrojtëse. E për tu mbrojtur në këtë mënyrë, ata duhej të kishin prerë një pyll të tërë - thotë Hafner, duke shtuar se rreth 100 mijë hunj ishin nguluar në fund të liqenit. Por përse është dashur një fortifikim i tillë? Arkeologët vazhdojnë ende të kërkojnë përgjigjen...
Ne po flasim me shumë kujdes. E po ashtu në fund do të donim të kuptonim strukturën e këtij vendi. Por mund të themi me bindje se këto vende nuk janë interesante vetëm për rajonin, por për të gjithë evropën jug-lindore. Ato janë vende parahistorike.
Bashkë me Hafner, punojnë edhe arkeologët shqiptarë, Adrian Anastasi dhe Ilir Gjepali, ndërsa Kristi anastasi është ai që zhytet nën ujë për të zbuluar thesaret...
Gjatë një zhytjeje prej dy orësh e gjysmë (Flet shqip)
Sidoqoftë, do të duhen edhe të paktën dy dekada të tjera, që ky vendbanim që besohet se është më i vjetri në evropë, të eksplorohet dhe studiohet plotësisht. Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të vjetër në botë dhe ekziston prej më shumë se një milionë vitesh, ndaj edhe thesaret që ai mban janë të panumërta.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on KZread Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#LiqeniOhrit#Arkeologët#TopChannel

Пікірлер: 3

  • @SaraSaja-zl7ss
    @SaraSaja-zl7ss6 ай бұрын

    👏👏👏👏🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Келесі