Surja Kehf nga Ishak Danis

Kaptina Kehf është kaptine (sure) Mekase dhe është njëra nga pesë suret që fillojnë me Elhamdulilah - Falënderimi i takon Allahut, e ato janë: Fatiha, En’am, Kehf, Sebe dhe Fatir.
Në këtë sure janë përmendur katër tregime Kuranore e ato janë:
(a) - Banorët e shpellës;
(b) - Pronari i dy kopshteve;
(c) - Musau dhe Hidri alejhima selam; dhe
(d) - Dhulkarnejni.
Kjo sure ka mirësi të cilat na ka treguar Muhammedi, alejhi selam në një hadith ku thotë:
(a) - “Kush e lexon suren Kehf natën e xhuma, i bëhet dritë (në një distancë) prej tij deri në Qabe”. (Transmeton Darimiu )
(b) - “Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, i bëhet dritë atij ndërmjet dy xhumave.”. (Transmeton Hakimi dhe Bejhekiu )
Kur është koha e leximit të sures Kehf ditën e Xhuma?
Sureja Kehf lexohet natën e xhuma apo ditën e saj, fillon prej natës së xhuma, që është pas perëndimit të diellit të ditës së enjte dhe përfundon ditën e xhuma me perëndim të diellit, pra koha e leximit të kësaj sure është prej perëndimit të diellit ditën e enjte deri në perëndim të diellit ditën e xhuma.

Пікірлер

    Келесі