Shihemi ne Gjyq - Vajza kerkon leket per vdekjen e babait (10 prill2022)

Ойын-сауық

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Në përfundimin e seancës së “Shihemi në Gjyq”, Adivia kërkon vetëm diçka: qartësimin e dokumentacionit së dëmshpërblimit nga vdekja e bashkëshortit. Nga ana tjetër, Nertila nuk pranon që nëna e saj të jetojë me të, pavarësisht dhunës që përjeton prej të birit, nëse nuk sqarohet kjo çështje. Rubrika e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan mbyllet me shpjegimin e Eni Çobanit, se ç’do të ndodhë në vazhdimësi.
Eni Çobani: Adivie, unë të premtoj publikisht që marrëveshja me kompaninë e sigurimit patjetër që do na vihet në dispozicion dhe do marrim vesh përfundimisht sa ka qenë shuma që ka përfituar familja nga humbja e jetës së bashkëshortit dhe babait të këtyre fëmijëve, për këtë të siguroj sepse kompania e sigurimit patjetër këtë gjë e ka bërë me avokatin dhe mund të na vihet në dispozicion.
Eni Çobani: Për sa i përket Nertilës, nuk ka marrë asgjë nga kjo shumë. A është akorduar një shumë veç për Nertilën, edhe këtë gjë do ta kuptojmë nga marrëveshja kështu që ftoj edhe njëherë kompaninë e sigurimit të na vërë në dispozicion të gjithë dosjen e kësaj shume që i ka akorduar familjes.
Mes të tjerash, Eni Çobani këshillon Adivien që të denoncojë sa më parë dhunën si dhe i bën thirrje autoriteteve, teksa i drejtohet Nertilës me një premtim.
Eni Çobani: Nuk të lë Eni vetëm derisa të marrësh vesh dhe t’i japim letrën kësaj zonjës dhe për t’i thënë: Nertila, nëna nuk ndërrohet jo me 5 milionë, por edhe me 5 miliardë, nuk ka çmim nëna, megjithatë ju sot keni vënë një çmim. Këtë çmimin do ta sqarojmë me kompaninë. Uroj të jetë kjo shumë se mos dalë akoma më tepër dhe ta gjykosh më tepër mamanë, por të siguroj që unë do të të gjej lekët./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі