Serbët e duan pasaportën e Kosovës pas liberalizimit të vizave

#KosovaPress #KosovaPressLive
Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me dokumente pas liberalizimit të vizave në Kosovë, është rritur dukshëm. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rreth 270 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta dhe afro 130 mijë të tjerë me letërnjoftime. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe edhe qytetarët serbë kanë shprehur interesim të integrohen dhe të pajisjen me dokumente të Kosovës.
Kështu bënë të ditur drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj në një intervistë për KosovaPress, derisa tregon se fluksi më i madh i qytetarëve me kërkesa për dokumente ka qenë në muajt janar, shkurt dhe mars, të këtij viti.
Camaj potencon se pas liberalizmit të vizave në Kosovë, është vërejtur interesim edhe nga qytetarët serbë për marrjen e dokumenteve të Kosovës.
Ai thekson se rreth katër mijë qytetarë serbë kanë aplikuar për letërnjoftime në komunat veriore, ndërsa mbi tre mijë janë pajisur me pasaporta.
Ndër të tjera, në intervistën për KosovaPress, Camaj tregon se afro dy mijë qytetarë serbë kanë aplikuar për komvertimin e patentë shoferit, që nga vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në muajin maj.
KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze.
Që të informoheni më shumë vizitojeni www.kosovapress.com
kosovapress.com/
Facebook: / kosovapress
KZread: / kosovapressofficial
Twitter: / @kosovapressi
Instagram: / kosovapressofficial

Пікірлер: 1

  • @yllbardh
    @yllbardh15 күн бұрын

    Kusht kryesorë për çdo kërkues të pasaportës duhet të jetë njohja e gjuhës shqipe.

Келесі