Rudina - Kiara Tito ndan te rejat e sezonit te dyte te “Doktor Plastik”! (04 qershor 2019)

Ойын-сауық

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo është një moderatore e re, shumë simpatike, që me stilin dhe mënyrën e saj të të prezantuarit ka bërë për vete publikun që në fillimet e saj. Sapo ka nisur sezonin e dytë si moderatore në Televizionin Klan, në një program shumë interesant që ka në fokus ndërhyrjet plastike. Bëhet fjalë pikërisht për Kiara Titon, moderatoren e programit “Doktor Plastik”. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku ndau me të gjithë surprizat dhe të rejat në lidhje me “Doktor Plastik”.
“Formati i “Doktor Plastik” mbetet i njëjtë, por ka ndryshim orari. Tashmë transmetohet çdo të Hënë në orën 21:00. Në ndryshim nga viti i kaluar këtë herë kemi vendosur të vijmë me më shumë prapaskena, tamam si një reality show në mënyrë që të shohim dhe të marrim emocionet e vërteta të personazhit me konsensusin e tyre. Këtë vit do të jetë edhe më emocionues se sezoni i parë. Personazhi i parë i këtij sezoni ishte një vajzë 25-vjeçare që bëri zvogëlimin e gjoksit. Personazhet e këtij viti janë nga ata që kanë pasur vërtetë nevojë të bëjnë një ndërhyrje, të cilat rekomandohen edhe nga mjekët dhe nuk janë thjeshtë estetike. Ende nuk kemi vendosur se sa personazhe do të kemi këtë sezon, por do të jenë më shumë se vitin e kaluar. Personazhet i kemi zgjedhur me shumë kujdes sëbashku me autoren e programit Elda Laze, e cila ka mbajtur të gjithë peshën e programit. Ndërhyrja që preferohet më shumë është ajo në hundë që ka jo vetëm ndryshim estetik, por edhe funksional. Regjistrimet për këtë edicion kanë nisur që në momentin që mbaroi sezoni i parë. Nisi me përzgjedhjen e personazheve dhe më pas vijoi”, tha moderatorja Tito.
Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë dy nga personazhet më të komentuar në mediat rozë edhe pse marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë një enigmë.
Një herë thuhet që janë bashkë, më pas që janë ndarë, më pas që s’kanë qenë kurrë bashkë, si dhe që janë thjesht miq të mirë. Ata se kanë pranuar asnjëherë lidhjen, por sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, moderatorja Kiara Tito sqaroi se fotot e fundit publikuar prej tyre ndërkohë që luajnë golf janë pjesë e xhirimeve të klipit të fundit të këngëtarit.
“Fotot janë bërë gjatë xhirimeve të klipit të Butrintit që do të dalë së shpejti dhe mbetet një surprizë dhe nuk mund të zbuloj më shumë. Vetëm kaq mund të them për momentin, është një surprizë e bukur që mbetet ta shihni sepse do të dalë së shpejti. Unë jam modele në atë videoklip”, tha moderatorja.
E pyetur nëse mes tyre ka një raport më shumë se miq, moderatorja u përgjigj duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi.
“Fakti që unë kam marrë pjesë tek klipi i tij nuk do të thotë që mund të kemi një raport më shumë se sa miqësor me njëri-tjetrin. Ne menduam të sjellim diçka të bukur për fansat, por mes nesh nuk ka asgjë më shumë se sa miqësi”, tha Tito.

Пікірлер: 37

  • @user-ft9dg3ni1u
    @user-ft9dg3ni1u2 ай бұрын

    Kiara ti gjithmon ke qënë yll moj zemër,plastë syri keq.Lumë Luizi që ja në krah një vajze si ty të bukur e të edukuar.❤❤❤

  • @dhuratad9458
    @dhuratad9458 Жыл бұрын

    Ka bere shume mire qe eshte larguar nga butrinti qe nuk din te lidhi dy fjale!!!! Ka zgjedhjen e saj luizin luanin !

  • @shqipesinani9445
    @shqipesinani94454 жыл бұрын

    Je moderatorja me e mir keshtu vazhdo😘😘😘😘😘😘 kiara love you

  • @Flora-zp3bz
    @Flora-zp3bz Жыл бұрын

    Yll bukuroshe zemra kiara ❤❤❤

  • @Anna-bt5mj
    @Anna-bt5mj5 жыл бұрын

    Me pelq me shum Rudina sot 😍😍

  • @brilandaademaj4184
    @brilandaademaj41844 жыл бұрын

    Kiara ma e mira edhe ma llokumi♥♥♥♥♥♡♡♡♡♡♥♥♥♥♥♥♥♥♥

  • @Zjdudhdb
    @Zjdudhdb Жыл бұрын

    Ishte koha kur kiara e kishte gojen zhgerdalle

  • @olsionaxhanari7514
    @olsionaxhanari75145 жыл бұрын

    😘😘😘😘😘😘

  • @sandraaandra4856
    @sandraaandra48565 жыл бұрын

    Dukesh je e lidhur me trintin timmmm 😇😇😇😇

  • @silvamuliu5834
    @silvamuliu58345 жыл бұрын

    Sa e bukur rudina

  • @nouser9574

    @nouser9574

    4 жыл бұрын

    Silvana LONDON gjithashtu mendoj ndriçoka🌟

  • @nein-zm6sk
    @nein-zm6sk4 ай бұрын

    Sa rrenacake o zot 😮

  • @Emilia-om9zv
    @Emilia-om9zv Жыл бұрын

    Ka qen shum e bukur origjinale tani esht berbir o bir

  • @zejnijehaxhaj4725

    @zejnijehaxhaj4725

    2 ай бұрын

    Mo e shiko sod se nga shtatzanija ndryshon edhe nuk rrin kurr njeriut njesoj si e Re Kur je tu rrit ndryshon njeriut shikoj fotot Tua Kur je Kan e Re e si je tash Tani gjyko dikon

  • @olsionaxhanari7514
    @olsionaxhanari75145 жыл бұрын

    o yllllll⭐⭐⭐⭐

  • @espulaci8733
    @espulaci87335 жыл бұрын

    Ka dicka ka mes teje dhe butrintit😜

  • @djellonadelijaj5335

    @djellonadelijaj5335

    5 жыл бұрын

    **EGLIS** pajtohem😉

  • @butrintimeri6625
    @butrintimeri66255 жыл бұрын

    O pranone mos u banu si loredana me mozikun

  • @Ana-fz9di
    @Ana-fz9di5 жыл бұрын

    Na e ka marr Butrintin shtrigaaa🙄

  • @convictedthug875

    @convictedthug875

    5 жыл бұрын

    Hahaha as butrini mat mir se gjan

  • @mirap577
    @mirap5777 ай бұрын

    Sa " bukuroshe" paska qene 😂😂😂😂

  • @dianahoxha9786
    @dianahoxha9786 Жыл бұрын

    Kjo çdo here qe del sikur klonohet

  • @user-ft9dg3ni1u

    @user-ft9dg3ni1u

    2 ай бұрын

    Asgjë nuk ka bërë përveçse buzët,njëriu ndryshon me moshën,tani është edhe shtatzënë.Më shumë më bëri kurioz se thuhej që Kiara ska moderuar e nuk është marrë me asgjë. Por ja që njerëzit gënjejnë,qënka komplet e kundërta.

Келесі