Rritet numri i turistëve që vizitojnë qytetin e Krujës - (28 Tetor 2008)

Lajme arkiva 2008
Numri i turistëve që vizitojnë çdo ditë qytetin e Krujës dhe pazarin e vjetër, është disa herë më i lartë se 1 vit më parë. Këtë e konfirmojnë të dhënat nga Bashkia e qytetit por edhe vetë tregtarët të cilët ndeshen çdo ditë me fluksin e vizitorëve të huaj dhe ata vendas.
“Pas 5 vitesh që kthehem në Shqipëri dmth që kam jetuar në Gjermani. Kam ardhur këtu në pazarin Krujës edhe kam parë një ndryshim të konsiderueshëm edhe shikoj që ka në përgjithësi shumë ndryshime por mbi të gjitha shoh lëvizje të huajsh, turistësh”.
“Sivjet ka pas një dyndje të pa pame turistat në qytetin e Krujës, sidomos amerikant, angleztë sivjet ka pas dhe nga venet e lindjes polak, hungarez, rus, italian”.
Në pazarin e vjetër dyqanet kanë ruajtur formën e tyre, karakteristike. Ndërkohë që më të shiturat mbeten punimet artizanale. Turistët përshkojnë rrugën deri në kalanë ku dhe njihen me historinë e qytetit dhe heronjtë kombëtarë Gjergj Kastrioti.
Të shumtë janë dhe studentët nga Kosova por edhe nga vise të tjera shqiptare që vizitojnë qytetin e Krujës dhe pazarin e saj karakteristik./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі