Rishikimi i buxhetit, a do të ketë rritje të pagave në sektorin publik flasin Murati, opozita e LVV

#KosovaPress #KosovaPressLive
Qeveria e Kosovës është e obliguar të bëjë rishikimin e Ligjit të Buxhetit për vitin 2024, por deri më tani mbetet ende paqartë nëse do të ndodh një gjë e tillë. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati deklaron se qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të Ligjit për Buxhetin dhe rritjen e pagave.
Derisa, ish-ministri i Financave, Haki Shatri thekson se ka informacione që do të ketë rritje koeficientit të pagave, dhe parashikon se me rishikimin e buxhetit mund të bëhet kjo rritje e pagave për qëllime elektorale. Megjithatë, këtë mundësi për rritje të pagave e ka kritikuar opozita, duke e quajtur si qëllim elektoral, ndonëse nga partia në pushtet thonë se është e natyrshme të ketë një propozim nga Ministria e Financave për rritjen e pagave.
KosovaPress ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Murati, nëse do të ketë rritje të koeficientit në sektorin publik dhe për vlerën e saj, mirëpo nuk ka konfirmuar nëse do të ketë rritje të pagave. Murati thotë se për çdo gjë qytetarët do të informohen me kohë nga ky institucion.
Ndërsa, ish ministri i Financave, Haki Shatri thekson se nga paralajmërimet jo zyrtare pritet që koeficienti i pagave në sektorin publik të rritet nga 110 sa është aktualisht në 130 euro, derisa vlerëson se kjo rritje nuk është e madhe.
Mirëpo, ai konsideron se nëse ndodhë kjo rritje, është për shkak të votave.
Ndërsa, se kjo rritje e pagave mund të ndodhë për fushatë elektorale e thonë nga opozita. Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala thotë se çdo gjë që thuhet tani është për shkak se po hyhet në periudhën zgjedhore.
Sikur Shala mendon edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Në anën tjetër, reflektim në këtë drejtim presin edhe vetë pushteti. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja thotë se është e natyrshme që të pritet nga Ministria e Financave që të bëjë propozimin për rritjen e pagave në kuadër të ligjit.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se në rrethanat normale të çdo shteti rritja e pagave bëhet në fillim të vitit fiskal, derisa nënvizon se kjo kërkesë nga OEK ka qenë e kamotshme për shkak të inflacionit.
Vitin e kaluar koeficienti i pagave në sektorin publik në bazë të Ligjit për buxhetin ka qenë 105 euro, derisa për këtë vit ky koeficient është 110 euro.
KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze.
Që të informoheni më shumë vizitojeni www.kosovapress.com
kosovapress.com/
Facebook: / kosovapress
KZread: / kosovapressofficial
Twitter: / @kosovapressi
Instagram: / kosovapressofficial

Пікірлер: 2

    Келесі