Report TV - REPORTAZH Kanina, ballkoni i Vlorës me histori të lashtë

Ойын-сауық

Kanina është zgjuar nën rrezet e diellit që shtrihen mbi kodra e derdhen në det... Një mozaik fantastik i natyrës që gërshetohet me historinë e kësaj toke të banuar prej 2 mijë vitesh.
Destinacioni kryesor është Kalaja... Shumë turistë janë ngjitur ndër vite në kalanë e gurtë, mistike, të mbushur me histori por dhe legjenda. Në udhëtimin tonë na shoqëron historiani Kastriot Hoxha, i cili na tregon se kjo është një kala e periudhës ilire, ku vende-vende edhe sot shihen trakte muresh të ndërtimeve ilire. Kalaja u ndërtua nga amantët ilir në shekullin e IV-V para Lindjes së Krishtit.
Por më vonë, kalaja u shkatërrua nga legjionet romake, të cilat e plaçkitën dhe e rrënuan qytetin. Ajo mbajti për një kohë të gjatë mbi shpinë plagë të rënda të luftës dhe, aty nga shekulli i gjashtë, kalandërtonjtësit pasardhës të ilirëve, e ndërtuan përsëri kalanë antike, por kësaj here me një fizionomi tjetër. Nga kalaja e Kaninës shihen me sy të lirë, Vlora, deti Adriatik, ishulli i Korfuzit, gjiri i Vlorës, Dukati.
Kastrioti na tregon edhe për kullat, portat dhe sahatin e kalasë. Gjergj Arianit Komneni, zoti arbëror i këtyre anëve ishte pararendësi i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut dhe fati do ta sillte që ky i fundit të bëhej dhëndri i tij. Pikërisht në këtë kala është bërë dasma princërore e Donikës me Gjergj Kastriotin në vitin 1451.
Kaninjotët e rrëfejnë me krenari dasmën më të rëndësishme arbërore. Ndër breza, banorët e Kaninës kanë pritur jo vetëm turistë por edhe studiues, historianë e folkloristë dhe s'kanë të ndalur teksa tregojnë për rrënjët e tyre të hershme.
Nga të dhënat e historisë duket qartë se Kanina ka qenë, në rrjedhën e shekujve, kryeqendra administrative, ekonomike, kulturore, politike, ushtarake e trevës arbërore.
Emri i kësaj qyteze ka nisur të përmendet që nga koha e pellazgëve. Për nga lashtësia e kanë quajtur qytezë antike, e cila u zhvillua si qytet në mesjetën e hershme e në vazhdim. Në Kaninë përmenden edhe sot emrat e kishave të rrënuara, si kisha e Shën Marisë, e Shën Netjasë, e Shën Onufrit, e Shën Parashqevisë e të tjera.

Пікірлер: 12

  • @lizaajdinaj9574
    @lizaajdinaj9574 Жыл бұрын

    Te kendofte zemra birbil ⭐⭐⭐❤️

  • @elrodero3337
    @elrodero33373 жыл бұрын

    Tok e bekuar ne duar te mallkuar

  • @luloferhataj7250
    @luloferhataj72502 жыл бұрын

    Je I madh Çeço

  • @aranittozaj3822
    @aranittozaj382211 ай бұрын

    Ishulli I Sazanit jo I Korfuzit

Келесі