Punetorja shikon ne telefonin e pronarit emrin e saj, kupton se diçka nuk shkon

Ойын-сауық

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Mevladie Hajdarasi, 52 vjeç e cila jeton në fshatin Drithas të Libonikut, në rrethin e Korçës.
Është nënë e 5 fëmijëve, të cilët tashmë janë të rritur, përkatësisht i madhi 33 vjeç, të tjerët 30, 27, 24 dhe 20 vjeç. Mevladia ka pasur probleme me babain e fëmijëve të saj, i cili prej 8 muajsh nuk jeton më. Ata kanë jetuar në Skrapar në fillimet e martesës së tyre, më vonë u vendosën në fshatin Drithas. Por marrëdhënia e tyre ka pasur shpesh probleme. Ai nuk punonte dhe ishte i dhunshëm, ndaj janë divorcuar para 10 vitesh. Babai i fëmijëve të saj, u largua me urdhër mbrojtje
Vitet e fundit të jetës, ish-bashkëshorti i kaloi në depresion dhe djali i madh i Mevladies i shkoi të atit pranë dhe edhe tani pas vdekjes së tij, vazhdon të jetojë në Skrapar, ndërsa katër fëmijët e tjerë vijojnë të jetojnë me Mevladien, veç njërit prej tyre, i cili ka ikur të punojë jashtë. Përpara 10 vitesh, Mevladia dhe i biri punonin tek dikush në fshatin Drithas. Tek i njëjti njeri i cili kishte në pronësi shtëpinë, ku jetojnë edhe sot. Kur është blerë shtëpia në Drithas, Mevladia nuk ishte në dijeni kur kanë bërë dokumentet e shtëpisë.
Pronari i shtëpisë u ka sjellë vazhdimisht probleme. Sipas Mevladies, zotëria në fjalë kishte marrëdhënie jashtëmartesore. Dhe në telefonin e tij, i ruante kontaktet e femrave të tjera me emrin e Mevladies. Problemet dhe sherret kanë nisur që këtu. Gjithashtu, lekët që duhet t’i jepte Mevladies si shpërblim për punën e pastrimit që bënte, nuk ia ka dhënë asnjëherë dhe pse ishte ai që e mori në punë. Ky njeri sillej gjithmonë e më keq ndaj familjes së tyre.
Mevladie: Djalit të madh do ia lija shtëpinë e parë që të krijonte familjen e vetë. Pronari kishte një shtëpi që e kishte blerë nga e motra dhe ia blemë ne. E blemë një pjesë të Lekëve ia dha djali një dorë dhe një pjesë tjetër kur të bënim letrat. Pas kësaj më mori tek puna, aty tek djali, laja, fshija, pastroja kur rrinte bulmeti dhe stallat ku rrinin lopët. Djalit i jepte 200 mijë Lekë, kurse mua ma premtoi që do më jepte 50 mijë Lekë, por nuk mi dha kurrë.
Në Prill të 2017 djali i tretë iku në Itali, e mori i vëllai dhe duke punuar po mblidhnin Lekë. Më thanë, mami sikur ta fillojmë ta riparojmë atë banesën? I thashë po të jeni të gatshëm edhe unë e gatshme jam. Foli djali me këtë zotërinë në telefon dhe ai i tha dakort jam, pra do më ndihmonte në ardhjen e materialeve që do ndërtohej, të gjente një usta se ai kishte shoqëri dhe i njihte. Na ndihmoi, e ngritëm këtë shtëpi brenda një muaji. Në vitin 2018 filluan mosmarrëveshjet me këtë pronarin dhe nuk e kuptoja në fillim pse. Më pas zbulova se vinte vonë në punë në mëngjes dhe pengonte djalin nga shkolla e mesme, djali ikte në shkollë donte 2 mijë Lekë për ditë.
Mevladia tregon se një ditë i ra telefoni pronarit dhe shikon emrin e saj shkurt edhe e njofton. Po ashtu ndodhi dhe një ditë tjetër. Po i njëjti person ku ishe i shënuar me emrin e saj, i ra në telefon dhe Mevladia e pa dhe e pyet. Si ka mundësi të ndodhë kjo sepse telefoni im është i fikur dhe pronari e kërcënon duke i thënë këtë që the tani mos ja thuaj kujt sepse e di ku i ke djemtë në Itali dhe unë kam njerëz aty.
Kur takon një ditë Mevladia gruan e tij, ajo i thotë pse e le burrin të dalë nga puna dhe të shkojë lule më lule dhe Mevladia i thotë që është burri i saj dhe nuk ka pse ndërhyn në punët e tyre. Gruaja e tij i thotë atë shtëpi që morët, nuk keni për ta gëzuar.
Mevladie tregon se gruaja e tij u dogj me ujë të nxehtë në këmbë dhe u shtrua në spital, ndërsa pronari i saj kishte blerë një makinë e kishte mbushur me femra dhe i kishte çuar në shtëpinë e tij. Këtu filluan dhe grindjet mes tyre, pronari nuk shkonte fare tek puna, kjo dhe djali kishin shumë ngarkesë dhe nuk ia dilnin dot. Kur Mevladia i ka thënë që do lejë punë, ai e ka kërcënuar tek fëmijët e saj. /tvklan.al
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер: 19

  • @enio1130
    @enio1130 Жыл бұрын

    Histori e ngateruar me duket

  • @attigashi5006
    @attigashi50069 ай бұрын

    shpin nuk ta ban kush kot oj shoqe😅

  • @user-lv2ov4vb3v
    @user-lv2ov4vb3v2 ай бұрын

    Po mos te doje nuk e beje shtepin po mjer kujt ibije halli

  • @user-bc9bf1mo9m

    @user-bc9bf1mo9m

    2 ай бұрын

    Po ne rregull qe eshte emeri I saj te primari mund te jete mike jo veq punture apo me bukur dihet qenka akoma e re e bukur...

  • @nertilaxhebexhiu8316
    @nertilaxhebexhiu83163 жыл бұрын

    Program pa kuptim pa pik lezeti

  • @user-ft6js2lg8x
    @user-ft6js2lg8x4 ай бұрын

    T

  • @sotirgjata3198
    @sotirgjata31983 жыл бұрын

    I shkreti pronar kishte kaq shume sa u kishte ngaterruar emrat nr jo

  • @julineli2730
    @julineli27303 жыл бұрын

    Kjo genjen se gjith e kup kjo ka boj me pronarin 👫😂

  • @zyralapi6091

    @zyralapi6091

    3 жыл бұрын

    E ka ba nga gjelozia se nuk ja varte ma pise femer mlill familjen dhe ule kryt

  • @arodalip4359
    @arodalip43592 жыл бұрын

    injorante

  • @agurmahilaj6984

    @agurmahilaj6984

    Жыл бұрын

    Program koti

Келесі