Prishen muret rrethuese të shtëpive, banorët në Lezhë kundërshtojnë aksionin e Bashkisë

Ойын-сауық

#oranews #hapsiratpublike #lezhe #bashkialezhe #banoretnelezhe
Një aksioni bashkisë së Lezhës për të liruar hapësirat publike duke prishur disa mure rrethuese të banesave, ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët të cilët thonë se jo vetëm se nuk janë njoftuar për këto prishje por tanimë banesat e tyre janë të ekspozuara dhe pa asnjë mbrojtje.
Ndërhyrja e Bashkisë Lezhë për prishjen e mureve rrethuesve të disa banesave me qëllim lirimin e hapësirave publike, u kundërshtua nga banoret në fshatin Ishull-Lezhë.
Në ditën e dytë të aksionit, ata u përplasen me përfaqësuesit e bashkisë me pretendimin se nuk janë njoftuar më parë për prishjet që do kryhen.
”S’jemi dakord. S’na ka sjellë njoftim. Veç më ka thënë në telefon se pot a prishin vendin, atëherë kam ardhur, kam folur me policinë dhe më kanë thënë se kanë urdhër." Banorët e konsiderojnë absurditet prishjen e mureve rrethuese, duke qenë se banesat janë ngjitur me rrugën kryesore dhe mungesa e rrethimit është rrezik serioz për sidomos për jetën e fëmijëve, pasi automjetet lëvizin me shpejtësi.
“Po problem është me i prish, se dalin fëmija në rrugë. Nuk na ka ardhur kush me letra.”
Në lidhje me këtë çështje Bashkia Lezhë bën më dije se muret rrethuese që janë planifikuar për tu prishur nuk kanë leje përkatëse dhe kishin zaptuar hapësirat publike, ndërsa sipas bashkisë banoret janë njoftuar prej të paktën 10 ditësh për këtë ndërhyrje, gjë e cila mohohet nga vetë banorët.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/vendi/prishen-...
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
KZread bit.ly/2DDddtL
Facebook: bit.ly/2RkUN4s
Instagram / oranewstv
Twitter / oranewsrtv

Пікірлер: 4

  • @xekaflamur8718
    @xekaflamur87182 жыл бұрын

    O sa mir vet ne shqipri ka avllija

Келесі