“Politikani qe shoh pjesen me te madhe te 7 mekateve”, Nano per Meten: S’kam kontakt, s’me mungon

Ish-kryeministri Fatos Nano për Presidenti Ilir Meta shprehet se është një njeri që i lë punët në mes dhe të vë stërkembëshat. Në një intervistë të rrallë përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Nano tha se Metës i ka dhënë mbështetjen më të madhe, por ai gjithmonë e kishte tradhtuar.
Më tej ai thotë se Presidenti aktual është politikani që ai shikon si politikanin që shikon shtatë mëkatet e Biblës, si zilia, grykësia etj.
Blendi Fevziu: Një nga personazhet e tjerë që ka dalë, është një nga produktet tuaja, edhe pse ai ka pasur një karrierë të vetën, është Ilir Meta. Kur e pyet ai thotë se ka një raport normal me Fatos Nanon, në fakt çfarë raporti keni dhe si e gjykoni atë tani?
Fatos Nano: Ta nis nga fundi, nuk kam asnjë raport sot. As fizik asgjë.
Blendi Fevziu: As kontakte, as jepni dhe merrni mesazhe.
Fatos Nano: Fare. Dhe nuk më mungon.
Blendi Fevziu: Në ç’kuptim nuk iu mungon?
Fatos Nano: Sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes time.
Blendi Fevziu: Edhe të kontributit të tij se ka pasur një peshë jo të vogël në PS.
Fatos Nano: Unë thash nga ata që kam mbështetur, nuk është thash se është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESSHI, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë. Të gjithë thonin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen 2002, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh se ai vjen mbrapa. Ai mendoi se bashkë me krizën energjetike do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Pra sapo ishte marrë vesh që do të vazhdonte drejtimin e qeverisë, kur papritur më thotë ‘e deshe merre mbaje me gjithë krizë’. Kaloi sa kaloi dhe erdhi prapë tek zgjedhja e Moisiut. Në një mënyrë apo në një tjetër më afroi me Berishën dhe më afroi me Metën. Dhe bëmë marrëveshje për të hyrë bashkë në qeveri.
Blendi Fevziu: Pse u prishët sërish?
Fatos Nano: Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.
Blendi Fevziu: Cili ishte plani B i Metës?
Fatos Nano: Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes.
Blendi Fevziu: Po si President si e gjykoni.
Fatos Nano: Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm.
Blendi Fevziu: Është Presidenti i sotëm?
Fatos Nano: Të shtatë mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…
Blendi Fevziu: E thoni këtë se ai u largoi përfundimisht nga politika?
Fatos Nano: Jo. E them se e shoh përditë, u jep prova të gjithëve përditë./tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер: 145

  • @dumakiki2223
    @dumakiki22233 жыл бұрын

    Per analizen qe i ben Metes meriton like. Por si politikan nuk do i besoja me.

  • @cimhasani3116
    @cimhasani3116

    Zoti nano je nje dhe zbehesh dy je nder fantastiket dhe fantastiket per aq sa ju njoh je xhevahir je i pa zevendesueshem

  • @sokoltorllomoshi4365
    @sokoltorllomoshi43652 жыл бұрын

    Zoti. Nano. Ti. Keqe. Krye. Minister. Bashkpuntore. Me. Z. Nexhmije. Ai pranoni. Krimete. Easai. Kohe. Qe. Keni. Vrare. Dhe. Bashk puntorte. Ejuai.

  • @johnyway1889
    @johnyway18893 жыл бұрын

    Me Fatos Nanon vertet Shqiperia nuk mbante er Evrope por per te ngrene hanin te gjith . Respekt

  • @kikuhajdari7994
    @kikuhajdari79943 жыл бұрын

    E cna hyjne pune keto na thuaj cfar bere

  • @stagemusic2950
    @stagemusic29503 жыл бұрын

    A thu mund tjete i drejte sic na del ktu cmendoni ju

  • @festimkertusha3939
    @festimkertusha39392 жыл бұрын

    Drejte.per.Mutin.Meta

  • @amstelheineken6803
    @amstelheineken68033 жыл бұрын

    Vec ne kte gje ke then per meten ke gjet viks smundjen kryesore te disa politikanve me liken vet ne krye👌👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏

  • @ukafana9667
    @ukafana9667 Жыл бұрын

    Fatos nano esht si millosh sesht shqiptar nanosis

  • @bujarnallbani3
    @bujarnallbani3 Жыл бұрын

    Mire o z. Nano breket e Mones i ke neper srtare... po kte Meta-Metaj pse ua bere peshqesh shqiptarve?

  • @user-gg4dh7yj9l
    @user-gg4dh7yj9l3 жыл бұрын

    🔥🇦🇱🔥🇦🇱🔥🇦🇱🔥

  • @ervisderossi3840
    @ervisderossi38403 жыл бұрын

    Po ti kshu bere dhe me ramen volle vrer po tani po i lepihesh

  • @forkinhell5915
    @forkinhell59153 жыл бұрын

    Fatos Nano, i vetmi politikan me intelektualitet te pa rrivalizuar ne klasen politike te Shqiperise.

  • @nafieskoti3490
    @nafieskoti34903 жыл бұрын

    Se ti je me i mire..po ju e kini po eshte djale te na roje ,po eshte vajze kujt tja ngecni..Ilir meta eshte me i mire se ty..

  • @agimtahja
    @agimtahja3 жыл бұрын

    Që je nje ..je nje ti je poo .. U tregova i degjuar ike bukur dole bukur..pa u lage fare..Je piçke dhije ti që...bere ç'bere i shkruajte ne akull te gjitha ato çfar ke bere gjate kohes ne Pushtet....i nxore ne diell u shkrume ato diell vere ..hajde gjeji çfar ke bere tani..kaluan shume vite ku mbahen mend ato bemkat e tua...dhe me ate zoterine qe po depatoni.. se ku ju kam pare nji foto ne natyre...Po fundja foto ishe ajo..munde ta besh me kedo me ke ke deshire edhe me Edin ,Saliun ( që te futi ne burg) me Liken ..Lali Erin..me muaaa jo se jam i persecutuar une ...Po nejse bukur zoti Nano te lumte ja drodhe bukur Shqiperise dhe Shqiptareve...Hallall nuk ke nga Ne fukarenjte pooo...Zoti se esiste nuk di se jo apo e esistente per ju...Do kisha deshire tu shishja duke vuajtur si ne Emigrantet duke gjezdisur rrugeve te EU .dhe dyerve te botes..Per un pezzo di pane. Si Ne ..🙏

  • @fatmirameta4495
    @fatmirameta4495 Жыл бұрын

    Bravo Blendi që shkruan një përmbledhje .

  • @refitmysli5508
    @refitmysli55083 жыл бұрын

    po ti kur do te japesh llogari per ato qe ke vjedh

  • @clirimlleshi8803
    @clirimlleshi88033 жыл бұрын

    Fatos Nano me i madhi Ne Shqiperi🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🙏🙏🙏🙏🙏👏👏👏👏👏👏🖐🖐🖐🖐🖐🖐

  • @hotjani809
    @hotjani8093 жыл бұрын

    Po pse ju te Pd

  • @bossiprer757
    @bossiprer7573 жыл бұрын

    ky prap ma i mir se kret berush met ram

Келесі