Pogradec/ Fermeri pret qershitë në shenjë proteste! Po tallen grumbulluesit dhe shteti...

Sezoni i vjeljes se qershive, i cili është nje moment i rëndësishëm për kultivuesit e kësaj kulture pasi do të marrin pas mundin dhe investimin e tyre, duket se nuk ka nisur mbarë në disa zona të Qarkut të Korçës, fermeri 25 vjeçar Erion Muçollari, ka marrë vendimin ekstrëm për të prerë fiks në periudhën e prodhimit një prej plantacioneve të tij me qershi. Vendimi ka ardhur pas mungesës së vazhdueshme të një çmimi të pranueshëm.
Sot tregtarët grumbullues e kërkojnë kilogramin e qershisë me 30-50 lekë, ndërkohë që për të mbuluar kostot duhet të ishte jo më pak se 100 lekë. Ai tregon se grumbulluesit kanë marrëveshje mes tyre për te mbajtur çmimin e ulët, ndërsa instrumentat e mbikqyrjes së tregut nuk janë interesuar asësi.
Muçollari shprehet se dhe plantacionin tjetër me qershi që ka në fshatin Gështenjas, e pret i njejti fat, si një shenjë revolte ndaj goditjes së fermerëve. Teksa ka kërkuar bashkim të fermerëve përballë kësaj situate.
Më herët në prag të fillimit të vjeljes së qershisë, fermerët e Dvoranit në Korçë thanë se gjysma e frutave ngelen në pemë dhe kalben pasi nuk kanë punonjës për të mbledhur. Gjithashtu nëse i referohemi çmimit në grumbullim, vitin e shkuar grumbulluesit e mblidhin nje kg qershi me 100-150 lekë ndersa këtë vit rreth tre herë më pak.

Пікірлер: 14

  • @xhemoarefie-wb3qe
    @xhemoarefie-wb3qeАй бұрын

    Bravo Erjon ke shum te drejte je fantastik

  • @user-id4bv7xw9i
    @user-id4bv7xw9iАй бұрын

    Kjo ndodh në të gjitha pikat e ekonomisë sidomos ne bujqesi me teper fiton ai qe e shet se sa ai që e prodhon.

  • @uncuoreaspasso778
    @uncuoreaspasso778Ай бұрын

    Boo sa gjynah për punëtorët e shkretë

  • @ruskedevamke1536
    @ruskedevamke1536Ай бұрын

    Po pse mo, se ben dot raki ë

  • @linditadhamo5861
    @linditadhamo5861Ай бұрын

    Sa " I zgjuar".....

  • @fiqiriekatana3839
    @fiqiriekatana383926 күн бұрын

    Po esht shum gjyna pemen ta presh pa u thar😢

  • @nickname2180
    @nickname2180Ай бұрын

    E o mja!

  • @AntonioArra
    @AntonioArra22 күн бұрын

    Bravo, sapo I ke prerë "koqet" vetes!!! I duruar = I fituari! Kjo bot nuk është për ata që skan durim

  • @arbenbeli5780
    @arbenbeli578020 күн бұрын

    Bravo,për të prerë jemi të vetmit. Po si ta bëri dora pas gjithë atij mundi. Po për hije ta kishe lënë. Çfaj të ka pema. Kërkonje treg jashtë.

  • @commentogiusto7952
    @commentogiusto7952Ай бұрын

    Mos baj veprime kur Ke nervoziar o i pire etj. Te uroj qe te eci mire. Pune te mare

Келесі