No video

Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër

Këngëtari Renato Hamza ose i njohur ndryshe si Reni i Elbasanit rezulton i zhdukur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Dyshimet e para të familjes ishin se e rrëmbeu ish-e dashura e tij. Lajmi asokohe u bë publik edhe në media. Familjarët e tij bënë denoncimin në Polici duke akuzuar se gjithçka ndodhi për hakmarrje nga ish-e dashura.
Ngjarja nisi vite më parë, kur Reni ishte vetëm 17 vjeç dhe njihet me një vajzë fqinje në qytetin e Elbasanit. Ajo vinte nga Tirana dhe kishte një lidhje jashtëmartesore me Renin, edhe pse ishte 5 vjet më e madhe se ai. Për familjarët, Reni ishte një djalë shumë familjar dhe i dashur me të gjithë. Por ditën e zhdukjes Reni nuk erdhi më në shtëpi, madje që prej asaj dite telefoni i tij rezulton i fikur.
Po atë ditë Reni është parë në një mjet ngjyrë të bardhë me ish-të dashurën brenda, në rrethrrotullimin e 1 Majit. Policia nisi kërkimet, por dy miqtë e Renit që u shoqëruan për t’u marrë në pyetje dhe dëshmuan para uniformave blu se nuk e kishin parë. Reni i Elbasanit është një emër i dëgjuar për publikun, pasi ai ka publikuar disa këngë dhe bashkëpunime me artistë të tjerë të muzikës.
Autoritetet shoqëruan edhe ish-të dashurën e këngëtarit, vajzën me iniciale D.D, e cila pati deklaruar në polici se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Renatos. Sot Renato është 32 vjeç, ndërsa nëna e Renit, Silvana kërkon e pikëlluar me lot në sy një përgjigje për të birin. Renato ose i njohur ndryshe si Reni i Elbasanit u zhduk më 29 qershor të 2014 një muaj para se të lindte vajza e tij, e cila është rritur pa imazhin e babait.

Пікірлер: 4

  • @user-un6to3pz1j
    @user-un6to3pz1jАй бұрын

    Po die e dhe kwte

Келесі