Pa Gjurme-‘U martova 15 vjeçe dhe burri iku’/Historia prekëse e shkodranes që jetoi me vjehrrin

Ойын-сауық

Historia e trishtë e një 56-vjeçareje do të trajtohet pasditen e sotme në studion e emisionit ‘Pa Gjurme”.
Feride Jukaj është një nënë e 3 fëmijëve e cila jeton në Shkodër bashkë me bashkëshortin Skënder Jukaj 69 vjeç.
Ky i fundit ka lindur me një problem në shikim ndërsa para 4 vitesh për shkak të tensionit të lartë ai e humbi shikimin 100% në të dy sytë dhe sot jeton në terr të plotë.
Edhe pas shumë vizitave nëpër spitale të ndryshme, Skënderit nuk i japin shpresë për të rikthyer shikimin.
Për të kujdeset Feridja ndërsa edhe vetë është e sëmurë me epilepsi.
Të dy jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike, ndërsa 2 vajzat 36 dhe 32-vjeçare janë të martuara dhe kanë krijuar familjet e tyre. Edhe djali 30 vjec është i martuar dhe jeton në Francë me gruan e tij por nuk mundet t’i ndihmojë pasi ka të shoqen sëmurë me veshkat njëra i funksionon vetëm 20% ndërsa tjetra 40% dhe është duke u kuruar.
E gjendur në të tilla kushte ajo kërkon ndihmën e “Pa Gjurmë” pasi ndihet e pafuqishme përballë kësaj sprove që i ka rezervuar jeta.

Пікірлер: 1

  • @lulja4019
    @lulja4019Ай бұрын

    😮

Келесі