Pa Gjurme-U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimin e shqiptarit

Ойын-сауық

Në studion e ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv ka mbërritur një denoncim për një person që është gjetur i vdekur në një lumë në Belgjikë dhe dyshohet se është një shqiptar. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur më datë 15 mars 2024 në lumin Meuse, në Ardenne-Seilles në Belgjikë.
Dyshohet se viktima është shqiptar, pasi në krahun e majtë mban një tatuazh të një dragoi që merr frymë nga zjarri dhe të shkuar ka një tekst që lexon ‘’Korça’’. Në një lidhje live nga Belgjika, themeluesi i fondacionit ‘’Dosjet e pazgjidhura’’, Sander Meyer tha për gazetaren Odeta Dume se policia në Belgjikë nuk e ka bërë dot të mundur identifikimin e viktimës, pasi ai nuk ka pasur me vete kartën e identitetit.
Mbeten ende mister shkaqet e vdekjes, ndërsa po ashtu nuk dihet as data e saktë se kur mund të ketë vdekur dhe sa gjatë ka qëndruar trupi i pajetë në lumë. Meyer thotë se dyshimet janë që viktima është një shqiptar dhe që familja e tij mund të jetë në Korçë. Ai denoncoi rastin në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për të kërkuar ndihmë që viktima të identifikohet.
‘Polici ka hetuar por nuk e ka identifikuar dot. Nuk e gjetën dot emrin e tij, nuk dihet shumë mbi këtë person. Ai është gjetur më 15 mars në lumin Meuse në Belgjikë. Shkaqet e vdekjes janë të panjohura. Bazuar në investigimin tim viktima me shumë mundësi është shqiptar, pasi ka tatuazhin me emrin Korça.
Viktima është gjetur më datë 15 mars 2022. Janë shumë gjëra të panjohura. Është e panjohur se sa gjatë ka qëndruar lumi i pajetë në ujë. Dyshoj që mund të ketë familjen e tij në Korçë. Dyshohet se tatuazhi mund të ketë qenë bërë në ushtri”, tha Meyer për emisionin ‘Pa Gjurmë’.
Policia belge ka bërë edhe një identikit të viktimës, i cili dyshohet se është 40-60 vjeç, 1.77 metra i gjatë, pa flokë, mjekër kafe, me mustaqe dhe dhëmbë të paplotë. Ditën që është gjetur i pajetë, viktim kishte veshur këto veshje: bluzë e zezë, pulovër gri xhaketë e zezë xhaketë e zezë nga Nike, pantallona të zeza termale kapele jeshile dhe atlete blu.

Пікірлер: 24

  • @user-ue3dq4bd6s
    @user-ue3dq4bd6sАй бұрын

    Je shum bravaaaa

  • @arlindabaftijari4352
    @arlindabaftijari4352Ай бұрын

    Forca

  • @bajramaliaj238
    @bajramaliaj238Ай бұрын

    FORCA

  • @oparakuikorces884
    @oparakuikorces884Ай бұрын

    Forca e Jo korca

  • @user-lw1er4xt6i
    @user-lw1er4xt6iАй бұрын

    Forca shkruhet me duket Jo korca

  • @annagkika1683

    @annagkika1683

    Ай бұрын

    Per te qeshur por dhe per te qare me oiiiii jemi!!! Po ku duan te dine kto,,,,,, shpejt e shpejt mos te humbin rastin,, ta publikojne te paret rastin,,,e pash dhe une me vemendje Po eshte Forca,,, Po ok thash Loli doli Sokoli 😂😂thash Forca doli Korca,,ne jemi estrade si komb 😂

  • @ditahida4264
    @ditahida4264Ай бұрын

    Lexon arabisht jo Korçë ku e shef moj Odeta Korçë çar fhu

  • @LenaLunaj
    @LenaLunajАй бұрын

    Nuk eshte e shkrumr korce

  • @florikajorgji3512
    @florikajorgji3512Ай бұрын

    Hahaaa atje lexon Forca moj odeta ca korça thua

  • @ladimirsaliaj1194
    @ladimirsaliaj1194Ай бұрын

    Ne Fakt s'me duket si shqiptare

  • @bajramaliaj238
    @bajramaliaj238Ай бұрын

    Ku e shihfni more.ju korça

  • @ladimirsaliaj1194
    @ladimirsaliaj1194Ай бұрын

    ESHTE FORCA JO KORÇA

  • @angjopre9802
    @angjopre9802Ай бұрын

    O gazette jo Hyrja, por Hyrije verja theksin tek iiiii

  • @rudinabani1853

    @rudinabani1853

    Ай бұрын

    Sikur nuk kane lindur dhe rritur ne Shqiperi e ve theksin ku u do qejfi

  • @florikajorgji3512
    @florikajorgji3512Ай бұрын

    Moj Odeta me gjith respektin qe kam te lutem te lutem te lutem lere njeriun te flasi . Ne se kuptojm emisionin kur ti i nderpret te ftuarit ne skene .Odeta po behesh shum e bezdisshme .Po per cdo fjale e nderprisje kte zoteri nga vlora ...pffffff

  • @lulemuca7799
    @lulemuca7799Ай бұрын

    Aty eshte e shkruar Forca, pra forca si dragua. Nuk eshte e shkruar Korça.

  • @LenaLunaj
    @LenaLunajАй бұрын

    Ky duket si Africani

  • @LenaLunaj
    @LenaLunajАй бұрын

    Ky nuk duket se a shqiptar

  • @OliviaCulanaj
    @OliviaCulanajАй бұрын

    Nuk duket per shqipetar ky peson, aty thuhet forca jo korca

  • @erisagjata4458
    @erisagjata4458Ай бұрын

    Vetem korc nuk lexon aty

  • @angjopre9802
    @angjopre9802Ай бұрын

    Tatuazhi mund te jeté FORCA

  • @Xhulian-ci3fk
    @Xhulian-ci3fkАй бұрын

    FORCA KORCA

Келесі