No video

Pa Gjurme-Përballet LIVE me dëshmitarin/ ’Djalin ta pashë me sytë e mi, mbaheshin në rrugë nga…’

Forcim Sulkja, 13-vjeçari nga Peqini rezulton i humbur prej 27 vitesh. I mituri u zhduk papritur, ndërsa ishte duke luajtur në bilardon e fshatit. Rreth mbrëmjes një shok i panjohur e kërkon 13-vjeçarin. Këtë fakt e ka konfirmuar dhe pronari i bilardos, i cili u ka pohuar familjarëve se Forcimi ishte larguar dhe nuk ishte kthyer më. Pas vonesës së djalit në familje babai i tij Enver Sulkja u nis ta kërkonte. Fillimisht shkoi në bilardon e fshatit ku mori si përgjigje të informacionet e vetme që i dha pronari, informacione që për familjen nuk do të mjaftonin. I alarmuar për të birin nisin menjëherë kërkimet në terren, në fshatin Fatish të Peqinit. Pyetën shokët, fqinjët edhe kushërinjtë e tyre, por asnjë gjurmë prej adoleshentit. Enver Sulkja iu drejtua rajonit të policisë së qytetit për të bërë denoncimi e zhdukjes së djalit të tij.
Babai dyshon se pronari i bilardos është personi që di të vërtetën, pasi ai është i fundit që pa 13-vjecarin të largohej. Enveri, babai i Forcimit punonte në Greqi asokohe, ndërsa kishte pak ditë që ishte kthyer në atdhe kur djali i tij humbi. Pak ditë nga humbja e 13-vjecarit në familjen Sulkja mbërritën mjaft dëshmi kontradiktore. Një nga oficerët e policisë së zonës zonës u tha se kishte mbërritur një informacion, ku dyshohej se djali ishte vrarë, ndërsa trupi i tij ishte groposur në pyll. Informacion për të cilin nuk u gjet asnjë provë, edhe pas krehjes së zonës.
Një tjetër telefonatë mbërriti në familje, ku një person nga Berati, i cili ishte prezantuar si Arben Vyshka dëshmoi se Forcim Sulkja ndodhej në një stacion treni në Milano dhe se ishte shëndoshë e mirë.
Por kur familjarët verifikuan në Berat për të gjetur identitetin e këtij personi, që mund të ishte një dëshmitar kyc për fatin e 13-vjecarit, ata mësuan se Arben Vyshka, nuk ekzistonte në regjistrin themeltar.
Sot familja jetojnë në të njëjtin fshat, ndërsa kanë edhe një vajzë. Ajo ishte 2 vjece kur i vëllai u zhduk, 27 vite më parë, për fatin e të cilit nuk dihem më asgjë.

Пікірлер: 4

  • @anjezazeneli7087
    @anjezazeneli70872 ай бұрын

    Shpresoj të gjenden këta fëmijë

  • @anjezazeneli7087
    @anjezazeneli70872 ай бұрын

    E ka dhënë njer këtë Odeta

  • @LuljetaKycyku

    @LuljetaKycyku

    2 ай бұрын

    Ha zerin me kufje

Келесі