No video

Pa Gjurme-‘Më theu gjithçka në shtëpi, zemrën ma plag*si’/Flet vajza e gazetares: Im bir ka nevojë…

Një konflikt për çështje banale mes të rinjve do të ndryshonte jetën e 30-vjeçarit, Korqagin Fezullahu në kryeqytet. Nëna Zhesmina prej vitesh kujdeset për djalin e saj, i cili ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.
Ishte viti 2016 kur Korqagin vetëm një 22-vjeçar u konfliktua me dy të rinj në zonën e ish-Bllokut për arsye banale. I riu u qëllua nga dy agresorët me thikë në pjesën e shpatullës dhe në dorë. Këta të fundit u larguan menjëherë nga vendngjarja. Ndërsa Korqagini i vetëm dhe i mbuluar në gjak merr një taksi për të shkuar në spitalin ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore.
Nëna e tij niset me urgjencë për në spital dhe pas një operacioni të vështirë, ai ndodhej jashtë rrezikut për jetën. I riu kishte pësuar deformim në pjesën e qafës dhe dëmtim në pjesën e gishtave të duarve. 70-vjeçarja u kujdes e vetme per djalin, pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë para 20 vitesh. Dy agresorët u arrestuan më pas nga unfiromat blu të kryeqytetit. Gjykata vendosi që të dënoj me heqje lirie 2 dhe 3 vjet për secilin prej tyre.
30-vjeçari pas ngjarjes së rëndë u izolua në shtëpi dhe gjendja e tij psikologjike u rëndua. Është nëna e tij në moshë të thyer, e cila apelon për ndihmë për djalin e saj.

Пікірлер: 1

    Келесі