Pa Gjurme-I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri

Ойын-сауық

Përshëndetje Odeta!
Quhem Françeska dhe po ju kontaktoj nga Italia, konkretisht nga qyteti Nardo. Gjatë një vizite në Tiranë kam dëgjuar të flitet për programin tuaj, falë Vladimirit, pronar i një restoranti. Atëherë mendova që vetëm ti mund të më ndihmoje. Dua të tregoj një histori që i përket familjes time, e cila ka ndodhur shumë kohë më parë. Kam pak informacione dhe shpesoj që të mjaftojnë.
Në vitet ’40, në një periudhë shumë të vështirë për vendet tona, gjyshi im Paolo Gabalo ndodhej në Shqipëri, pikërisht në Tiranë, si partizan. Aty ai njohu një vajzë shumë të bukur me emrin Tereza, dhe nga kjo histori dashurie, erdhi në jetë një fëmijë i quajtur Andi. Mbiemri me shumë mundësi është Sule ose Sula, unë nuk e njoh origjinën pasi fatkeqësisht në të gjithë këto vite na ka munguar kontakti.
Në vitin 1944, kur Andi ishte rreth 2 vjeç ata provuan që të tre të vinin në Itali, pasi gjyshi im i donte pranë, panvarësisht se ai ishte i martuar në Itali. Për fat të keq arritën në Bari dhe patën një kontroll ndalese, prej të cilit vajza dhe fëmija u detyruan të ktheheshin mbrapsht, përpara syve dhe lotëve të gjyshit tim. Imagjinoje që në atë kohë ka pasur shumë problematika në lidhje më çështje të tilla, por, ajo që di me siguri është që gjyshi im ka vuajtur tej mase nga kjo ndarje. Në atë kohë lehtësitë e udhëtimit apo të komunikimit ishin shumë të vështira, gati të pamundura, jo si në ditët e sotme. Kujtoj që ai i përsëriste gjithnjë fëmijëvë të tij teksa vështronte detin: Bijtë e mi, nga ana tjetër e detit ndodhet vëllai juaj.
E në fakt, Andi ka 10 motra e vëllëzër dhe rreth 40 nipër e mbesa që do të donin shumë që ta njihnin, pasi në themi gjithmonë ‘gjaku është gjak dhe nuk harrohet’. Kjo ishtë dëshira e tij më e madhe, dhe unë doja që ta provoja, nësë dikush ka njohuri për këtë histori, apo ka dëgjuar diçka, shpresoj të mund të na ndihmojë. Ju dërgoj një përfaqim të fortë nga Italia!

Пікірлер: 1

    Келесі