Pa Gjurme-Gruaja shokohet kur zbulon pse iku vajza nga shtëpia:Dëgjova një zhurmë, tutorja…9.02.23

Ойын-сауық

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Një djalë nga Lezha e rrëmbeu, për ta trafikuar drejt Italisë! Një vit foli me familjen nga Milano, më pas humbi gjurmët! Kjo është saga e zhdukjes së vajzës nga Fieri, për të cilën familja është ende në kërkim. Ditën që u largua në shtator të vitit 1997 nga Fieri, u pa nga kushëriri i saj të hipte në një makinë me xhama të zinj. Ajo u largua në një vit trazirash për shqiptarët, por nuk dihet ende cfarë ka ndodhur me fatin e 21-vjeçares asokohe Etleva Parangoni. A pati ajo një fund tragjik nga përtej Adriatikut ? Një histori që për familjarët ngre ende sot pikëpyetje të mëdha.
Një natë para se të zhdukej nga banesa e hallës, i komunikoi së motrës Lefterisë, se do të shkonte në shtëpinë e prindërve për ta pastruar, pasi nëna gjendej në Greqi dhe i ati i shtruar në spital. Të nesërmen i la në gjumë të gjithë dhe iku. Një javë më pas për habi të familjarëve Etleva merr në telefon nga Italia. U thotë se ndodhej në Milano, ku edhe kishte nisur punë. Për afro një vit me radhë folën disa herë në telefon. Edhe familja e merrte në numrin fiks, në shtëpinë ku ishte akomoduar dhe ku jetonte me një shoqe me iniciale M.D. Por cili do të ishte më pas fati i vajzës nga Fieri ?
Fillimisht familja njoftohet me telefon se Etleva ishte kthyer në Shqipëri dhe se ndodhej në qytetin e Elbasanit. Pas kësaj telefonate vëllai i vajzës me të cilën Etleva ndante dhomën në Itali, u paraqit në familjen Parangoni dhe u tha familjarëve se Etleva kishte bërë një ndërhyrje në këmbë, por ishte shëndosh e mirë. Kur nëna dhe babai udhëtuan në Elbasan, në lagjen 5 Maji ata u takuan me të afërm të M.D., të cilët pohuan se Etleva nuk kishte qenë aty.
Por dëshmia e fqinjes së familjes nga Elbasani, zbuloi se Etleva kishte qenë aty dhe se ishte mbajtur e izoluar për pak kohë, kur më pas kishte udhëtuar sërish drejt Italisë.
Kishin kaluar afro dy vite që për Etlevën nuk kishte më asnjë informacion. Babai i saj ndërroi jetë pak kohë më pas, ndërsa ende edhe sot nëna beson se e bija është gjallë. Margarita Parangoni ka bërë thirrje në program për këdo ka informacion.
Kjo plagë ka mbetur ende e hapur në familjen Parangoni.

Пікірлер: 34

  • @mirandavlora2473
    @mirandavlora2473 Жыл бұрын

    Ohh e shkreta nene zoti te nxiert te verteten e vajzes

  • @alana5281
    @alana5281 Жыл бұрын

    E shkreta nene. Zoti ja lehtesofte dhimbjen. Mos gjetshin derman ata qe kane bere trafikime me vajzat.

  • @margeritalahti2758
    @margeritalahti2758 Жыл бұрын

    O moj nene 😢🙏

  • @elsadervishi2878
    @elsadervishi2878 Жыл бұрын

    Gjynaf keto jane qe ti ndihmosh Bo bo me dhemb zemra kur i degjoj

  • @theodhoradorri2767

    @theodhoradorri2767

    Жыл бұрын

    Sa edhimbshme kjo histori e trishte ,ata njerez duan tjua leresh karikature me 72 kerherin te gjith ne trupin e tyre ,gjeninin pikat e dobeta dhe shfrytezonin rastet ,po ngaqe atje s'ja shtet duhet vetgjyqesi ,hjyna nena e shkrete !

  • @elsadervishi2878

    @elsadervishi2878

    Жыл бұрын

    @@theodhoradorri2767Ata e donin ne lule te ballit me vjen keq per nenen e asaj se ajo do te paguash ndonje dhe kur te vi ajo ne Elbasan ta theresh

  • @xhoanavrana6836
    @xhoanavrana6836 Жыл бұрын

    😢😢😢💔💔🙏🏻

  • @aidaqoshja9488
    @aidaqoshja9488 Жыл бұрын

    Ajo qe ja ka ba te keqen e gjet nga lart

  • @c.gj.3082
    @c.gj.3082 Жыл бұрын

    Lere te flasë mos e ndërpritet të shkreten!

  • @alana5281

    @alana5281

    Жыл бұрын

    Kur duan te flasin nuk i le. Nganjehere qe te zgjase emisionin i pyet dhe i vertit fjalet sa te vjen alivan ta degjosh.

  • @elaela-ky4qg
    @elaela-ky4qg Жыл бұрын

    😭😭😭😭SA ME PREKU MESAZHI NENES FITIMES 🙏🙏🙏🙏🙏REAGONE FITIMJA ESHTE E RE KA GABUAR POR NENA FALE KTHEU TE NENA SE KUR TE BEHESH VETE NENE DO E KUPTOSH DHIMJEN E NENES

  • @mariagkine8018
    @mariagkine8018 Жыл бұрын

    Zoti marte Hak

  • @sophiak.2914
    @sophiak.2914 Жыл бұрын

    E miera nënë zoti te dhente forc

  • @dhuratadervishi2220
    @dhuratadervishi2220 Жыл бұрын

    I,vrafte zoti i,mallkuar ai qe vrete njerzit mos befshin hajere,ato njerze zoti ate nene zoti endimofte

  • @yllirustami9716
    @yllirustami9716 Жыл бұрын

    Më vjen shum keq për nënën Margarita..Zoti martë hak për ata njërz që i morën vajzën..dhe ia vranë Zoti i vraftë ata njerëz....Ngushëllime nën Margarita..Të uroj shëndet dhe pleqëri të mbarë..Të rroni vetë dhe të rrojn fëmijët..Me shum keqardhje 😢😢

  • @pennyyt705
    @pennyyt705 Жыл бұрын

    A moj nene ishin vite te veshtira ne ate koh merrnin vajza qe nuk kishin mbrojtje qent po do vij nje dit do I zen haqet e nenave lotet e nenave

  • @ji-wm9oz
    @ji-wm9oz Жыл бұрын

    oh sa zonje/nene e hidheruar Margarita por sa e forte, e zgjuar, e sakte dhe dinjitoze...Lutem per te te gjeje sadopak qetesi kjo grua kaq e vuajtur ..

  • @burbuqeferhati3189
    @burbuqeferhati3189 Жыл бұрын

    Sa vleret moj odeta nuk i len te ftuarit te flasin

  • @dorinedo5134
    @dorinedo5134 Жыл бұрын

    Nene kapedane!!

  • @elaela-ky4qg
    @elaela-ky4qg Жыл бұрын

    Oh ZOTE SA KANE HUMBUR 😭😭😭😭😭😭😭

Келесі