Pa Gjurme-3 motra të sëmura mendore ‘përdoren’në rrugë,nëna:Fëmijët pa atësi përfundojnë në jetimore

Ойын-сауық

3 motra nga Lezha me probleme të shëndetit mendor përkatësisht të moshave 40, 42 dhe 43 abuzohen seksualisht në mënyrë sistematike nga të rinj dhe të moshuar. Të pavetëdijshme ato kanë sjell në jetë fëmijë që kanë përfunduar në jetimore dhe prej disa vitesh nuk janë të srehuara në shërbimin social. Së fundmi, ato janë bërë agresive dhe dhunojnë nënën e tyre të thyer në moshë.
Stafi i emisionit ‘’Pa Gjurmë’’ udhëtoi drejt Lezhës pas denoncimit që mbërriti në redaksi, se tri motra me probleme të shëndetit mendor prej më shumë se 6 vitesh abuzohen seksualisht në mënyrë sistematike nga banoret e zones. Një i afërm i familjes Kola denoncoi historinë e 3 motrave dhe nënës së tyre, ku edhe kjo e fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor. Fatkeqsisht kryefamiljari kishte ndërruar jetë para disa vitesh, duke lënë gratë e familjes në mëshirë të fatit. Viktima të abuzimit seksual të trija motrat janë lënë pa kujdestari ligjore, ndërsa në 6 vite abuzime, dënimi është dhënë vetëm për një 75-vjeçar. Në vitin 2019 i moshuari u dënua nga Gjykata e Lezhës me 5 vite heqje lirie për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të paaftë për t’u mbrojtur”.
Gjithcka u zbulua nga një video e postuar në rrjete sociale, ku i moshuari abuzonte me vajzën prapa një dyqani. Kjo situatë rëndohet edhe më shumë kur si pasojë e abuzimeve në jetë kanë ardhur dhe 3 fëmijë që kanë përfunduar në jetimore.E pikëlluar në shpirt, ku reflektohej qartazi në fytyrën e saj, nëna Age na rrëfeu mes lotëve se dhunohej sistematikisht nga 3 vajzat e saj, pasi ato nuk e lejonin të kthehej në banesë. Ajo kërkonte që tri motrat të ktheheshin në qendër sociale, ku ka qenë strehuar më parë, pasi i trembej faktit se nga abuzimet, mund të ngelnin sërish shtatzënë.
Nga pamjet që ne siguruam, vajzat ishin agresive dhe nënës i flisnin me një gjuhë të ashpër. E pambrojtur strukej në një cep të banesës dhe me fytyren e lodhur plot rrudha apelonte për ndihmë. Folëm me njërën nga motrat, e cila na tregoi se kishte sjell në jetë 3 fëmijë dhe i kishte dorëzuar në shtëpinë e fëmijës. Kushtet në të cilën nëna dhe tri vajzat jetonin ishin të mjerueshme. Një nënë e frikësuar për jeteën e saj, e cila duhet të përballet çdo ditë me sjlljen agresive dhe dhunën e vajzave. Askush nuk reagon, por është vetëm spektator i një realiteti monstruoz.
Ndaj për fatin e kësaj familje, trokitëm në Qëndrën e Shërbimit Social për t’u takuar me drejtoreshën Marta Fetaj.

Пікірлер: 8

  • @adasharka7389
    @adasharka73892 ай бұрын

    Ah i shkreti xhaxha 😢😢😢😢

  • @user-rs4rp4nc6g
    @user-rs4rp4nc6g2 ай бұрын

    Per strehim kane nevoje dhe spirale. Kush tallet me ata femij? Te gjith .

  • @user-vu3zh4rh6k
    @user-vu3zh4rh6k2 ай бұрын

    Kjo odeta nuk ka staff une nuk I besoj me ka genjyer.mu kjo odeta nuk ja fali eshte talle me dhimbjen time turp

  • @london2704

    @london2704

    2 ай бұрын

    Po keta si ne Pa Gjurme si tek Emisioni me Zemer te Hapur si tek Shiheni ne Gjyq duhet ta kuptoni se keta bejne programe per tu paguar vet e jo te ndihmojne njerezit, edhe budalla e di kete , harroje se te ndihmojn

  • @mukadesizairi3598

    @mukadesizairi3598

    2 ай бұрын

    Turp turp odeta asht e shkelqyer🎉🎉

  • @london2704
    @london27042 ай бұрын

    Babai thot disa here qe djali ishte 19 vjec kjo I thot 18 vjec 😂😂😂 hajde media hajde talleni me njerez per te plotesuar nje cope program per tu paguar

Келесі