No video

Pa Gjurmë -Konfliktohet me miqtë, zhduket i riu/ Prindërit: Shkuam në vendngjarje, ata s’folën kurrë

#pagjurme #odetadume #reportTV
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv.
Familjarët në kërkim të Gjergji Zhupanit, 42-vjeçari ka humbur gjurmët nga Greqia 24 vite më parë.
Ishte viti 2000 kur i riu vendosi të emigrojë drejt tokës Helene ku për 7 muaj punoi në zonën e Larisës. Në komunikimet e vazhdueshme që kishte me familjarët, këta të fundit pohojnë se Gjergji iu kishte thënë se kishte marrë kërcënime nga dy shqiptarë atje, të cilët ishin me origjinë nga Korça.
Arsyen e kërcënimeve familjarët nuk e mësuan kurrë, ndërsa Gjergji vijonte të kishte kontakte të rregullta me to, përgjatë një muaj nga ky episod.
Ishte data 25 mars i vitit 2000 kur familjarët patën telefonatën e fundit me të riun nga Gramshi. Familja e tij, që sot jetojnë në qytetin e Durrësit prej vitesh është ende në pritje të një të vërtete mbi fatin e Gjergjit. Familja beson ende dhe sot se Panajot Bogdanos, pronari tek i cili pati punuar i riu, di të vërtetën, pasi ai punonte dhe jetonte në shtëpinë e tij, ndërsa merrej me punë në blegtori.
Sipas pohimit të shtetasit grek, Gjergji për shkak se ishte pa letra të rregullta nuk qëndroi gjatë në punë por u largua.
Kur kanë kaluar 24 vite dhe Gjergji Zhupani nuk është bërë më I gjallë, familjarët bëjnë thirrje për ndihmë për të mësuar çfarë ndodhi me fatin e 42-vjeçarit
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: shqiptarja.com dhe www.report-tv.al/home

Пікірлер

    Келесі