Nena e 3 femijeve: Me dolen letrat, por nuk pranova te iki me burrin ne Itali sepse...

Ойын-сауық

Nëna e 3 fëmijëve rrëfeu në programin “Historia ime”, në TV Klan historinë e vështirë të jetës së saj. Valbona është martuar që kur ishte 18 vjeç, por marrëdhënia me bashkëshortin nuk shkoi ashtu si ajo e kishte menduar. Bashkëshorti i saj vinte dhe ikte shpesh në Itali dhe për 5 vite ajo jetoi me prindërit e tij. Më pas u nda prej tyre dhe po jetonte në një dhomë më vete, së bashku me fëmijët e saj.
Valbona më tej tregoi edhe për një periudhë të vështirë në jetën e saj, ku u përball me depresionin dhe gjendja e saj ishte e rëndë. Bashkëshorti e merr për një kurim të specializuar në Itali dhe pas 3 muajsh rikthehen sërish në Shqipëri. Pak kohë më vonë burri i saj i thotë se letrat për në Itali kishin dalë dhe vjen që t’i marrë. Por Valbona kërkon prej tij që gjërat të ndryshojnë dhe ai të sillet ashtu si i takon ndaj familjes. Ata nuk arrijnë të merren vesh dhe ajo nuk pranon të ikë me të në Itali.
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі