Çmimet e shtrenjta? Jo në Borsh! Destinacioni i preferuar i turistëve, shezlonge vetëm 500 lekë

Ойын-сауық

#oranews #Borsh #turistet #sezonituristik #plazh #natyrashqiptare #plazhneborsh
Borshi është një ndër plazhet që tërheq qindra vizitorë, kryesisht familjarë. Në pikun e sezonit një shezlog kushton 500 lekë dhe pikërisht çmimet e leverdisshme mbeten një nga arsyet përse familjarët e duan shume fshatin turistik. "Jemi shumë të qetë. Dhe për familjarët cmimet janë normale. Se kam dëgjuar shumë të thonë që jugu është shumë i shtrenjtë, por për një familje mesatare janë të përballueshme," thotë një pushuese.
Edhe pse cmimet kanë qenë normale gjatë gjithë verës, Borshit këtë vit i kanë munguar shqiptarët, madje edhe ata të Kosovës.
Sipas operatorëve turistikë kriza dhe jehona e çmimeve të çmendura në jug, ka ndikuar në "braktisjen" e Borshit nga familjet shqiptare.
"Ka ndikuar edhe kriza, që e kam parë më tepër me pushuesit shqiptarë këtë pjesë. Të huajt që kanë ardhur këtu nuk e kanë ndjerë aspak krizën. Turistët i kemi nga Amerika, Portugalia, Finlanda, Ukraina, Rusia, Greqia e shumë vende të tjera," thotë një prej administratorëve të shezlongeve.
Krijimi i infrattukturave të reja turistike dhe të pasurit më shumë alternativa zgjedhëse po afron të rinjtë dhe shumë të huaj.
Natyra e mrekullueshme e Borshit, deti i pastër dhe çmimet e përballueshme i kanë mbërthyer edhe turistët e huaj pranë brigjeve të jugut. Ata tregojnë se për miqtë dhe familjarët e tyre, është një çmenduri ideja e të vizituarit Shqipërinë.
"Është hera ime e parë në Borsh, por dhe në Shqipëri. Jam nga Anglia. Miqtë dhe familja ime mendonin se unë isha e çmendur që po vija në Shqipëri, pasi anglezët nuk vijnë këtu.
Por kur erdha këtu, takova dhe anglezë të tjerë. Unë e dashuroj Borshin. Unë shumë i bukur dhe nuk është i mbushur plot me ndërtesa. Është si një paketë," thotë një turiste.
Më turistë të huaj apo shqiptarë, Borshi mbetet gjithnjë alternativa familjare për det të pastër, qetësi, ushqime shtëpie dhe çmime të lira.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/vendi/mimet-e-...
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
KZread bit.ly/2DDddtL
Facebook: bit.ly/2RkUN4s
Instagram / oranewstv
Twitter / oranewsrtv

Пікірлер: 19

  • @user-sw8fn5rw5n
    @user-sw8fn5rw5n2 ай бұрын

    ❤Borsh dhe vetem borsh❤❤

  • @edvinselagean5414
    @edvinselagean54142 жыл бұрын

    Bravo shum mir

  • @iragurra18
    @iragurra183 күн бұрын

    Borshi mrekulli qendruam 7 dite tek vila Riand u kenaqem cmimet shume te arsyeshme qetesi mrekulli

  • @arbenbeli5780
    @arbenbeli57802 жыл бұрын

    Po hapesira per ata qe nuk kane leke te marrin shezlonge a ka aty?

  • @HellBoy.A1b

    @HellBoy.A1b

    2 жыл бұрын

    Ka vlla

  • @shkumbin3110
    @shkumbin31102 жыл бұрын

    Unë për vete jam rehat në radhim 5 mij të vjetra shezlloni dhe nuk iki kurë më nga radhima .më thotë një zotëri kur folëm për plazhet kam bredhur gjith botën tha nëpër plazhe por ujë kaq të pastër sa radhima dhe pa gurë në breg nuk ka asgjëkundi mos e ndëro radhimën më thot dhe kjo është fjalë me vënd ik në plazhet e greqis nuk lahesh dot nga shkëmbinjt

  • @Limuos

    @Limuos

    2 жыл бұрын

    Ai qe ka bredhur boten ku i pa shkembinjte ne Greqi.Ik ne zonen e Camerise,enderr.Do uji,deti ,pastertia24 ore uje.

  • @dritanshollaj4166
    @dritanshollaj41662 жыл бұрын

    shtrojeni ate rrugen se lat nam

  • @steliokuci4604
    @steliokuci46042 жыл бұрын

    Nuk e kishin keq qe te thoshin je e marr

  • @iDeklasuar
    @iDeklasuar Жыл бұрын

    01:13 natyra e mBrekullueshme thote gazetarja injorante. o zottt mbrekullueshme

  • @vaggiocaraoldschool1336
    @vaggiocaraoldschool13362 жыл бұрын

    Hhahahahah po po nuk esht shtrenjte filluan kto me u qahahahahaha .mbas 10 vjetesh prisni turistë tani se skam ndërmend me kalu n borsh

  • @frederik9861
    @frederik98612 жыл бұрын

    Shkoni edhe provoini nje here cmimet ne borsh edhe te flisni dy here me vehte.🙉🙈🙀🤮🙊💩

Келесі