Migjeni Poezi shqipe ne Stadsbiblioteket ne Göteborg Suedi HD by Vranin Gecaj

Фильм және анимация

Viti i tretë më radhë e i pari pas heqjes së masave parandaluese nga pandemia COVID 19 në Mbretërinë e Suedisë ne vitin 2021, Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me seli në qytetin e vogël Borås edhe këtë vit organizoi Ditën e poezisë Shqipe ne biblioteken e qytetit ne Goteburg, Suedi me 24 tetor 2021.
Morën pjesë poet dhe poete të cilët për publikun pranishëm lexuan punimet e tyre në gjuhën e embël shqipe por edhe në ate vendase suedeze që ishte mbledhur në Bilbioteken e qytetit të Göteborg.
Në udheheqjen e poetit dhe moderatorit tashmë të njohur të kësaj Qendre Rizah Sheqiri eventi filloi me poezin ”Dem eller vi” - ”Atta ose Ne” e poetit të madh suedez nga veriu i largët konkretisht nga qyteti Luleå Karl Nordström.
U vazhdua me ndarjen e mirënjohjeve bashkëpunëtoreve të QKSH ”Migjeni” si Bibliotekes së qytetit Göteborg, Qendrës së të rinjëve Albkos nga Hässleholm, Vranin Gecajt regjisor dhe autor filmi i cili përcolli me kamerë manifestimin e sotëm letrar.
Poezitë e tyre i lexuan autor të njohur të poezisë shqipe në Suedi të cilët janë tregua shumë produktiv dhe janë prezent edhe në Festivale dhe manifestime letrare suedeze.
Poezitë e tyre para një publiku modest lexaun: Rizah Sheqiri, Gladiola Jorbus, Adem Pllavci, Hamit Gurguri, Anxhela Ziso, Bahtir Latifi, Ibrahim Abedini, Imri Demishai dhe Sokol Demaku.

Пікірлер

    Келесі