Mesazhi i Sadetes pas surprizës së bashkëshortit: Mos shikoni makinat luksoze

Ойын-сауық

Sadetja e ka pranuar ftesën dhe është bërë pjesë e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Tejet e lumtur, ajo është shprehur se ka pasur një jetë mjaft të bukur pasi në rrugëtimin e saj ka pasur dhe ka përkrah një burrë të mrekullueshëm.
E pyetur se kur ja kanë sjellë mesazhin, Sadetja ka treguar se ftesën e ka marrë të martën dhe gjatë këtyre ditëve ka menduar shumë se kush mund të fshihet pas kësaj surprize.
Ardit Gjebrea: Kush ju ka ardhur në mendje?
Sadetja: Fillimisht në mendje më ka ardhur bashkëshorti se atë e kam shumë përzemër sepse më ka mbajtur shumë mirë.
Ardit Gjebrea: Fëmijët ku i ke?
Sadetja: Fëmijët i kam në Greqi, dy i kam këtu në Shqipëri.
Ardit Gjebrea: Thua të kenë ardhur nga Greqia?
Sadetja: Jo, nuk e di.
Ardit Gjebrea: Jo, nuk janë fëmijët të garantoj.
Sadetja: Epo, nëse nuk janë fëmijët do të jetë bashkëshorti ose vëllai. Bashkëshortin e kam fiksim sepse më ka shpëtuar jetën sepse pas 24-25 vjetësh më filloi kolla. Nuk ka lënë vend pa më çuar këtu në Shqipëri, pastaj u hapën vizat e vajtëm në Greqi që të më vizitojë. Ai nuk ka lënë vend pa më vizituar. Në Greqi u shërova, shpëtova.
Ardit Gjebrea: Tani ta shohim së bashku se kush të ka ftuar.
Sadetja: Është bashkëshorti im.
Ardit Gjebrea: Po ku e shikon, ti vetëm një unazë shikon?
Sadetja: Unazën vetëm bashkëshorti ta sjell.
Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?
Sadetja: Sabri.
Sabriu: Flori do të të them sepse të kam thënë gjithmonë.
Sadetja: Edhe unë ashtu të kam ty.
Sabriu: Të kam sjellë këtu që të jap një mesazh publik për arsye se kemi kaluar një jetë të tërë bashkë, prej 50 vjetësh dhe kam një brengë të madhe sepse e nise shkollën dhe nuk e bitise.
Sadetja: Atë mos e përmend sepse shkollën dhe unë përderisa m'u sëmur vjehrra dhe iku nuk ju lija dot ju dhe të shkoja në shkollë, jam mëse e lumtur.
Sabriu: Por unë e kam thikë në zemër sepse kam qenë mësues vetë dhe ty zëre se të kam pasur nxënëse, por edhe në jetë e shkëlqyer ke qenë. Të kam zemër dhe të kërkoj falje botërore.
Sadetja: Të kam falur me mijëra herë sepse kam kaluar një jetë të lumtur dhe shkollën ta kisha filluar s’do isha qenë kaq e lumtur sa jam tani.
Sabriu: Kemi kaluar një jetë, siç thotë ai filmi turk, kudo bashkë, gjithmonë bashkë. Për këtë mendova një unazë për 50-vjetorin, edhe 50 të tjera.
Sadetja: Faleminderit, të dy bashkë. U bëj thirrje të gjithë gocave dhe djemve të mos shikojnë makinat luksoze e pasuri e vilë e pallate, por të gjejnë njeriun e zemrës.
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Пікірлер

    Келесі