Menaxheri i lokalit: Gruaja e viktimës ishte në tavolinë, 5 minuta pasi u largua erdhën atentatorët

Menaxheri i lokalit ku ndodhi masakra me 1 të vrarë dhe 4 të plagosur në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ka treguar për Klan News detaje të tjera lidhur me krimin e rëndë.
Sipas tij, në tavolinë ka qenë dhe bashkëshortja e viktimës dhe të plagosurve, ndërsa 5 minuta pasi u larguan, aty mbërriti një makinë Mercedes-Benz C-Class që dhe hapi zjarr me breshëri kallashnikovi.
Sipas tij, nga stafi i lokalit nuk u dëmtua asnjë person. Menaxheri tregon se ambulanca mbërriti me vonesë në vendngjarje, ndërsa thekson se viktima dhe të plagosurit nuk kanë patur asnjëherë probleme në lokalin të cilin e frekuentonin vazhdimisht.
“Unë kam qenë te lokali te lokali brenda, ka ardhur një makinë tip C-Class dhe kanë gjuajtur në drejtim të lokalit, në drejtim të tavolinës ku kanë qenë ulur personat dhe aty kanë qenë 4-5 persona. Më parë kanë qenë gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë kanë ikur gratë dhe kanë ardhur disa persona të tjerë që kanë gjuajtur në drejtim të atyre. Për pjesën e lokalit, nga stafi nuk është dëmtuar asnjë siç flitet që një 19-vjeçar është dëmtuar. Nga pjesa e stafit nuk është asnjë i dëmtuar.
Erdhi ambulanca, ambulanca ka kaluar rreth 20 minuta, 30 minuta gati që Ushtaraku është afër, ka ardhur pas gjysmë ore gati. Kurse trupi i pajetë ka ngelur atje për gati 1 orë, 1 orë e ca.
Tek pjesa e lokalit nuk është se kanë pasur probleme të mëparshme, nuk e di për probleme të tjera, për pjesën këtu nuk kanë pasur probleme. Në lokal nuk ka ndodhur asnjë problem, edhe neve na ka ardhur papritur. Kanë qenë klientë të përhershëm, kanë këtë tabakinon këtu”, tha ai. /tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on KZread for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Пікірлер: 5

  • @etnike658
    @etnike6582 жыл бұрын

    Kane Qene dhe jo kane Cene kane Gjuajtur dhe jo Xhuajtur o Kosovare mesoni Shqip doni te beni dhe Patriotat e Medhenj ju

  • @tsh2689
    @tsh26892 жыл бұрын

    Ambulanza duhet te arij ne vend brenda 20 minutave me ligj ne gjith boten kaq eka maksimumin por vende te dores tret qe per fat keq ben pjes dhe shqip ndodhin kto qe vjen mbas 40-60 minuta dhe taksat i marin rregullisht fisriqat

  • @bernardsadiku9044
    @bernardsadiku90442 жыл бұрын

    CA flet esht demtu tavolina booo CA halli

Келесі