Mecit Şenol- Ganimet Lulkuqja e Kosoves -Arnavutça şarkıları- Mimoza Elezi

Ойын-сауық

Mexhit Shenoll #Kengeshqipe #shqiptareteTurqise #TürkiyeninArnavutları
Ganimet Terbeshi Një gjakovare e cila luftoi fashistët, Ganimete Tërbeshi është kryefjala e medieve në nëntor të vitit 1973.
Kur në Jabuka zbulohet memoriali i heroinave, mes tyre është edhe Tërbeshi. E rritur në një familje në Gjakovë, vëllai i saj vritet nga italianët në vitin 1943. Këtu ajo betohet se do të luftojë kundër fashistëve deri në frymën e fundit.
Në shtëpinë e saj në Gjakovë ishte një nga selitë më serioze të partizanëve. “Le ta di mirë armiku se po përzihet me shqiptarët” ishte një prej thënieve të saj, Ganimetes e cila nuk e tradhtoi asnjëherë gjakun e saj. Ajo ishte vetëm 17-të vjeçare kur humbi jetën
Eu asnjë fjalë s'i shpëtoj o prej goje
Nanë moj sa shumë duroj
Hej hej nan moj sa shumë duroj
Eu shkuma t'bardha i dilshin prej goje
Shokët nan s'i tregoj
Hej hej shokët nan s'i tregoj
Jo jo s'ke vdek Lulkuqa e Gjakovës
O ne me mall të kujtojm o Ganimete
Jo jo s'ke vdek Lulkuqa e Kosovës
Ganimet moj krenaria jonë
Eu flioj jetën për idealet
Vdiq nanë moj që t'jetojë
Hej hej vdiq nanë moj që t'jetojë
Eu u shembëlltyra e saj anembanë
Në shekuj nanë do të jetojë
Hej hej në shekuj nanë do të jetojë
Jo jo s'ke vdek Lulkuqa e Gjakovës
O ne me mall të kujtojm o Ganimete
Jo jo s'ke vdek Lulkuqa e Kosovës
Ganimet moj krenaria jonë
Jo jo s'ke vdek Lulkuqa e Gjakovës
O ne me mall të kujtojm o Ganimete
Jo jo s'ke vdek Lulkuqa e Kosovës
Ganimet moj krenaria jonë

Пікірлер

    Келесі