“Lufta” në mes MD-së dhe Këshillit Gjyqësor e Prokurorial vë në pikëpyetje reformën në drejtësi

#KosovaPress #KosovaPressLive
Kritikat publike në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor e atij Prokurorial e ulë besimin e publikut dhe besimin që këto institucione kanë interes të përbashkët për ta adresuar reformën në drejtësi.
Kështu ka thënë drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj gjatë publikimit të raportit të IKD-së me temë “Problemet e reformës në drejtësi”, e cila ishte si një analizë e katër Projektligjeve që dalin nga "Deklarata e Përbashkët e Zotimeve".
Miftaraj tha se Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë një raport kontraktual i cili i obligon institucionet tona që për politikat bazë që kanë të bëjnë për reformat në drejtësi të kemi një bashkëpunim të bazuar në mirëbesim me këshillin gjyqësor dhe atë prokurorial.
Kurse Melos Kolshi, hulumtues në IKD tha se anëtarët e Këshillave që janë të mandatuar që të bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave.
Kurse, sa i përket projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për KPK-në, Kolshi ka deklaruar se IKD vlerëson MD-ja është duke i zhvilluar dy procedura të ndara në lidhej me këtë.
Sipas IKD-së, MD-ja duhet të shqyrtojë dhe të rishikojë proceset e planifikimit dhe menaxhimit legjislativ për të siguruar që nismat ligjore janë mirë të koordinuara.
KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze.
Që të informoheni më shumë vizitojeni www.kosovapress.com
kosovapress.com/
Facebook: / kosovapress
KZread: / kosovapressofficial
Twitter: / @kosovapressi
Instagram: / kosovapressofficial

Пікірлер

    Келесі