KONTRIBUTI TEMATIK I LEVIZALBANIA NË OFRIMIN E SHËRBIMEVE PUBLIKE TRANSPARENCËN DHE PËRGJEGJSHMËRINË

LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC i zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Instituti për Zhvillimin e Habitatit.
Objektivi: Rritja e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga institucionet e qeverisjes vendore
Projekte të mbështetura: 67
Fushat e targetuara prej projekteve të mbështetura nga LevizAlbania:
• Monitorimi i Efikasitetit të Bashkive
• Vlerësimi i cilësisë së shërbimeve dhe propozimi i nismave konkrete
• Krijimi i Rrjetëzimit dhe komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe administratës vendore;
• Monitorimi i premtimeve elektorale i të zgjedhurve vendorë
• Trajnimi dhe ngritja e kapaciteteve për aktivistët
• Ndërgjegjësimi dhe fuqizimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse
• Zhvillimi i mekanizmave të duhur për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve.
Kontributi konkret:
• Akses më i mirë informacioni për qytetarët dhe rritja e transparence
• Procese të përmirësuara për pjesëmarrjen qytetare në vendimarrje
• Përmirësimi i mekanizmave të llogaridhënies
• Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike si përgjigje e kërkesave të qytetarëve.
Mekanizmat e përdorur:
• Monitorimi i Shërbimeve të ofruara nga Bashkitë
• Mbledhja e të dhënave dhe analizimi i tyre
• Bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë dhe qytetarëve
• Identifikimi i prioriteteve
• Informimi i komunitetit
• Përfshirja dhe mobilizimi
• Lobimi
• Vizibilitet dhe mbulim mediatik
• Ndërgjegjësim
• Advokim bazuar në evidenca
• Kërkesa zyrtare
• Peticione elektronike
• Litigim strategjik
• Pjesëmarrje në konsultimet vendore
• Ndërtim kapacitetesh dhe platforma bashkëpunuese
Projektet e këtij grupimi kanë angazhuar rreth 15,400 anëtarë të komunitetit.
Projektet janë zbatuar në Bashkitë:
Belsh, Berat, Bulqizë, Cërrik, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Fushë-Arrëz, Gramsh, Gjirokastër, Himarë, Kamëz, Kavajë, Këlcyrë, Korçë, Krujë, Kuçovë, Kukës, Kurbin, Lushnjë, Maliq, Mallakastër, Memaliaj, Peqin, Pogradec, Prrenjas, Përmet, Roskovec, Sarandë, Shijak, Shkodër, Tepelenë, Tiranë, Vorë dhe Vlorë.

Пікірлер